Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e ka gati raportin nga hetimet e rastit për incidentin në Kuvend me sigurimin e brendshëm të Parlamentit të cilët nuk i zbatuan urdhërat e kryeparlamentarit Talat Xhaferi për të larguar nga foltorja e Kuvendit, deputetin e VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev, i cili prishi rendin e seancës plenare. Në kontakt me MPB-në gjatë fundjavës, për TV SHENJA thanë se Sektori për Kontroll të Brendshëm të Policisë ka filluar ta hetoj rastin me sigurimin e brendshëm të Kuvendit dhe se së shpejti do të ketë raport për këtë. Nga Ministria e Brendshme, sot thonë se…
Author: almakos
Edhe pesë ditë pas nga breshëri që shkaktoi dëme të mëdha te produktet bujqësore, bujqit akoma nuk janë vizituar nga Komisionet për vlerësimin e dëmeve. Ata thonë se ministria të duhet të dalë sa më parë në terren për të evidentuar dëmet që më pas të fillojnë përgatitjen e tokës për vitin e ardhshëm. Deri më tani nga organet kompetente çka duhet të dalin në terren çka duhet të dalin dhe të vlerësojnë dëmin e shkaktuar nga breshri. Na presim dhe kërkojmë nga organet kompetente të bëjë punën e tyre, vlerësimin e dëmeve të shkaktuara- thotë Naim Bslimki, bashkësia lokale…
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi është takuar sot me kryeministrin Zoran Zaev. Takimi është zhvilluar në hapësirat e Qeverisë. Pas përfundimit të takimit, është prononcuar lideri i PDSH-së, i cili nuk ka dhënë detaje për atë se çfarë është biseduar, por kan thënë se më shumë informata do të jepen në një komunikatë të përbashkët.
Ndryshimi i Prokurorit të deritanishëm Publik Marko Zvërlevski, sipas ekspertëve i hap rrugë vazhdimit të veprimtarisë së Prokurorisë Speciale edhe pas skadimit të mandatit për ngritjen e aktakuzave. Sipas profesorit Svetomir Shkariq, Specialja mund të vazhdojë hetimet kurse paditë të ngrihen nga Prokuroria e Rregullt. Pas skadimit të afatit Specialja do të vazhdojë të punojë dhe t’i hetojë veprimet kriminel që gjenden në regjistrimet, të formojë dokumentacion, ndërsa më pas gjykata e rregullt, ose në qoftë se zgjatet mandati i Speciales do të vijojnë aktakuza të reja. Me ndryshimin e prokurorit publik shtetëror do të ketë një erë të re,…
Nga e marta rikthehen tendat përballë Kuvendit, në të cilat prindërit dhe fëmijët me nevoja të veçanta do të qëndrojnë për tre ditë radhazi për të ripërsëritur kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me disa ndryshime në ligjin për mbrojtje sociale, atë për Shëndetësi dhe për Arsim. Nga iniciativa “5 në 12” thonë se nesër do jenë në takim me ministren e Punës Sociale Milla Carovska, ndërkaq presin nga ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dhe ajo e Arsimit Deskoska që t’i vizitojë gjatë ditëve të ardhshme. Le të na shohin të gjithë ata që janë në Parlament dhe t’i…
Anulimi i studimeve të disperzuara të Universitetit Kirilli dhe Metodi, sipas ekspertëve është i qëlluar pasi sipas tyre, këto studime ishin një hap i shpejtuar, i marrë pa konsultuar ekspertët dhe pa debat publik. Sipas ish-ministrit të arsimit, Nenad Novkovski universitetet në disa qytete kanë rritur mjaftueshëm qasjen e studentëve në arsimin e lartë, andaj studimet e disperzuara janë të panevojshme dhe iracionale. Është hapur universitet në Tetovë, në Shtip këta i mundësuan studentëve qasje të madhe në arsimin e lartë. Praktikisht nuk ka nevojë për studime të disperzuara, përveç rasteve të caktuara. Dëmet janë në joracionalitetin, sepse nuk mund…
Kryetari i PDSH-së, Mendu Thaçi para pak minutash ka mbërritur në selinë e qeverisë dhe po zhvillon në këto momente një takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev. Nuk janë të qarta motivet e vizitës së Thacit në këtë takim kokë më kokë më kryeministrin por me shumë gjasa do të flitet për një mbështetje që mund t’i japë kjo parti qeverisë aktuale edhe pse kjo parti numëron vetëm dy deputet në Kuvend. Por me këtë mazhorancë të brishtë, prej 63 deputetësh, Zaevit do t’i ishin komod edhe 2 deputetë më shumë për të pasur një mazhorancë…
Sindikata e punëtorëve të Jugohromit kërkon që Qeveria të ushtrojë presion mbi pronarët e kombinatit që të përshpejtohet vënia e filtrave. Megjithatë gjatë takimit me kabinetin qeveritar ata kanë kërkuar që gjatë kësaj periudhe të fillojnë me punë ndërkohë që paralelisht të punohet edhe për filtrat. Na premtuan se do të gjejnë një zgjidhje që do jetë e kapshme edhe për punëtorët edhe për qytetarët e Tetovës dhe rrethinës. Kërkesa jonë ishte që ne gjatë kësaj periudhe kohore që s`ka ndotje të fillojmë me punë dhe paralelisht të bëhet edhe sistemi i filtrimit. Po ashtu kërkesa tjetër ishte që ata…
Para afër 20 minutash ka nisur mbledhja e radhës e Qeverisë së Maqedonisë, ku pritet të diskutohet ndër të tjera edhe plotësimi i kuadrove qeveritare edhe reformat urgjente prioritare. Sipas agjendës së propozuar, në seancën e shtatë do të shqyrtohet gjendja dhe përparimi në proceset e eurointegrimeve, përdorimi dhe implementimi i fondeve të BE-së si dhe Statuti i realizimit të prioriteteve të Maqedonisë për hyrje në NATO dhe Statuti i realizimit të marrëveshjes kornizë.
Organizata Joqeveritare “Eco Guerilla” po kërkon takim me kryeministrin Zoran Zaev. Aktivistët e organizatës që u vu në ballë të përpjekjeve për ta shpëtuar Pollogun nga tymi dhe smogu, tashmë thonë se do të vazhdojnë përjekjet që edhe me Qeverinë e re të arrijnë suksese. “Duam që t’ju njoftojmë personalisht se gjatë 4 viteve të kaluara, organizata e jonë ka qenë e mobilizuar për këtë të drejtë themelore qytetare. Falë ngritjes së vetëdijes dhe zbatimit të ligjit, sot Tetova ka ajër për 56% më të mirë krahasuar me kohën kur punonte ndotësi kryesor. Çështje për t’u diskutuar janë edhe masat…
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është takuar sot në Riga me homologen letoneze Inara Murniece, të cilën e ka falënderuar për përkrahjen që Republika e Letonisë ia jep Republikës së Maqedonisë në planin e integrimit evropian dhe euro-atlantike, njofton kabineti i Kryetarit të Kuvendit. Si impuls tejet pozitiv në këtë kontekst u përmend Deklarata e përbashkët për hapjen e negociatave paraaderuese të Bashkimit Evropian me Republikën e Maqedonisë, e miratuar nga ana e përfaqësuesve të komisioneve për çështje evropiane të parlamenteve të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë në vitin 2012. Me këtë deklaratë u promovua koncepti i zgjidhjes paralele të kontestit…
Delegacion i Kuvendit të Maqedonisë sot dhe nesër në Bruksel do të marrë pjesë në Konferencën interparlamentare me temë: “BE proces ligjdhënës – nga iniciativa ligjdhënëse deri te implementimi dhe monitorimi”, në kuadër të Programit për mbështetje të parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, në organizim të Parlamentit Evropian, njoftoi pres-shërbimi kuvendor. Në delegacionin kuvendor janë deputetët Shpresa Hadri, Afrim Gashi, Betiane Kitev dhe Ilija Dimovski. Në fokusin e konferencës do të jetë BE procesi ligjdhënës, me theks të veçantë në rolin e komisioneve parlamentare si vegla për përforcim të rolit mbikëqyrës të pushtetit ligjdhënës përkundër pushtetit ekzekutiv.…

