Author: almakos

Republika e Maqedonisë me gjeo-pozicionin e saj në rajon mund të jetë një nga më të goditurat dhe gjithsesi më të prekurat nga “depërtimi” eventual i rutave të reja të emigrantëve ilegalë, tha sot ministri Oliver Spasovski në fjalimin e tij në Konferencën e ministrave të punëve të brendshme në kuadër të Forumit të Salcburgut në Budapest, kushtuar migrimit ilegal, presionit migrues dhe situatës aktuale përgjatë rutës së Ballkanit Perëndimor. “Jemi të ballafaquar me fenomenet e reja të sigurisë, kapacitetet e përgjithshme të sigurisë së shtetit tonë në vazhdimësi janë orientuar drejt parandalimit të kanosjeve dhe rreziqeve të cilat dalin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev nga Bullgaria ka thënë se është i lumtur ngase fqinji i parë ka dëshirë të ndihmoj vendin që të integrohet në NATO dhe BE. “Për vendin tonë nuk ka alternativë. Kemi hapur perspektiva të reja për avancimin e miqësisë tonë. Kemi biseduar për ndihmën dhe përkrahjen që Bullgaria mund të ia jep vendit në procesin e integrimit. Kemi përafruar mendimet për nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, tha Zaev duke shtuar se janë afër nënshkrimit të dokumentit. “Së bashku do të festojmë Ilindenin në Maqedoni më 2 gusht dhe atëherë do ta mbarojmë marrëveshjen…

Lexo më Shumë

Është aksidentuar ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kamçevska Milevska mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të spitalit të qytetit, ndërsa tani për tani nuk dihet se kush është fajtorë për aksidentin. Në vendngjarje ka ardhur policia ndërsa sipas asaj që mund të shihet nuk është bërë dëm i madh. Makina e ish ministres është përplasur me një makinë të autoshkollës.

Lexo më Shumë

Komisari për zgjerim Johanes Han në fillim të javës së ardhshme, gjegjësisht të hënën viziton Maqedoninë, derisa të martën në Shkup do të qëndroj edhe Rajnhard Pribe, udhëheqës i Komisionit në emër të cilit BE më 2015 përgatiti listën e reformave të domosdoshme që vendi duhet t’i zbatojë që të kapërcejë ngecjen në rrugën drejt BE-së. “Pribe vjen në konferencën e ASHAM-it, ndërsa vizitat e tij esenciale të vendit, në të cilat do të diskutojë për prioritetet, do të jenë në korrik”, ka thënë zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani.

Lexo më Shumë

Një aksion kontrolli në katër objekte hotelerike është bërë nga forcat policore, vikendin e kaluar në Gostivar në rrugët “Zhivko Brajkovski” dhe “Beliçica”. Pas kontrollit të realizuar në orët e vona të natës, në këto objekte në të cilët qëndrojnë një numër i madh i të rinjve nga Gostivari nuk janë zbuluar kundërvajtja të prishjes së rendit dhe qetësisë publike muzikë me zë të lartë dhe të ngjashme, gjithashtu nuk janë hasur adoleshentë pas orës 12 të natës dhe as lëndë narkotike. Kontrolle dhe aktivitete të kësaj natyre janë planifikuar që të realizohen edhe në periudhën e ardhshme, në funksion…

Lexo më Shumë

Nisma qytetare ”5 në 12” do të vendosë tendat te parku ”Gruaja luftarake” përballë Kuvendit të Maqedonisë. Personat me nevoja të veçanta, prindërit e tyre dhe miqtë, do të tentojnë që në këtë mënyrë të ndikojnë në opinion dhe në funksionarët shtetëror që të ndërmarrin masa për t’ua lehtësuar jetën këtyre personave. Suzana Stojanovska nga Shoqata e Personave me Sindromën Doën ”Trisomia 21” u bën thirrje përgjegjësve në Kuvend dhe atyre të Qeverisë së re, që të japin mbështetjen e tyre për barazimin e të drejtave të personave me nevoja të veçanta. Aktiviteti i tyre do të realizohet në këto…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Andreja Katič. Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministren Katič për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhe ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi i mirë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. Katič, presidenti Thaçi e ka njoftuar edhe për bashkëpunimin rajonal të Kosovës. “Kemi bashkëpunim të mirë bilateral, bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor me vendet e rajonit, madje edhe me ato që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë presidenti Thaçi. Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së…

Lexo më Shumë

Zyra për informim e Universitetetit të Tetovës  njohton se kandidati për Rektor i  Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, përpara stafit akademik, stafit administrativ dhe studentëve, e ka prezantuar Platformën programore të tij për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Gjatë prezantimit, ai shpalosi detaje të programit, strategjinë arsimore – shkencore,  si dhe vizionin për zhvillimin dhe përparimin e mëtutjeshëm të Universitetit të Tetovës. Ai tha se fokusimi në të ardhmen mbetet si prioritet kryesor i tij. “Strategjia jonë në mandatin e ardhshëm do të konsistojë në avancimin e vlerave akademike dhe profesionale, stimulimin e stafit akademik dhe të ekselentëve, krijimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Bullgarisë. Zaev në Sofje do të takohet me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe me presidentin Rumen Radev. Sofja pas Brukselit është destinacioni i dytë që do ta vizitojë Zaevi pas formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë. Kryeministri i Maqedonisë duke e paralajmëruar vizitën e Bullgarisë këtyre ditëve disa herë theksoi se nga Sofja e cila nga 1 janari i vitit të ardhshëm e merr kryesimin me BE-në, pret bashkëpunim të mirë dhe mbështetje për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë. Vizitat në Bruksel dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në një intervistë të zhvilluar për Top Channel, në mënyrë të hapur u ka bërë apel shqiptarërve që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në kolegjet e terroristit Fetullah Gylen. Në vazhdim ja edhe pyetjet e parashtruara lidhur me këtë çështje. Sokol Balla: Zotëri President, ju përmendët rolin e Fetyllah Gulen në përpjekjen për grusht shteti të vitit të kaluar. Televizioni im, Top Channel publikoi këtë vit detajet sesi ambasadori turk u kaloi një dokument non paper autoriteteve shqiptare për investime të prezumuar të interesave të Gylen në Shqipëri. A ka kërkuar Turqia…

Lexo më Shumë

Karvani i Organizatë Kulturore Humanitare “Merhamet” ka qëndruar dje në qytetet e Dibrës dhe Gostivarit. Nëpër këto qytete, shpërndarja e pakove me produkte ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale, për jetimët dhe skamnorët, do të bëhet në bashkëpunim me shoqatat “Drita” nga Dibra dhe “Europrotekt” nga Gostivari. Përfaqësues të këtyre shoqatave falënderojnë organizatën “Merhamet” dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për faktin se nuk i kanë harruar banorët, sidomos në muajin e shenjtë të Ramazanit. “Shpresoj që do ta bëjmë distribuimin në mënyrë të drejtë, sa më efikase nëpër familjet që janë më në nevojë. Duke marrë parasysh se…

Lexo më Shumë

Në 2016 më së paku 438 emigrantë ishin mbajtur, në Maqedoni, nga të cilët 21 kanë qenë të mbajtur, në qendrën e pranimit, pas vizitës që është bërë nga Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë, në 28 Dhjetor të 2016. Numri më i madh i personave të mbajtur kanë qenë meshkuj 89,7 përqind dhe vetëm 45 ose 10,2 përqind gra, shkruan Almakos. Mosha e tyre ka qenë nga 18 – 59 vjeç ose 94,2 përqind. Për kohën e periudhës të të vendosurve kanë qenë 25 fëmijë, nga të cilët 1 i ndarë nga prindërit dhe 1 tjetër jo bashkë…

Lexo më Shumë