Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe konkretisht për avancimin e përdorimit të shqipes nuk do të jetë në 30 ligjet paketë të Qeverisë së re të cilat përgatiten që të miratohen për një periudhë të shpejtë. Këtë e bënë të ditur nga LSDM-ja, sipas të cilëve: Aktualisht nuk është planifikuar afat konkret që përcakton se kur ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyjë në procedure parlamentare. Qeveria është duke përgatitur 30 ligje paketë që përfshijnë çështje të tjera që janë të lidhura direkt me përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kjo pike nuk është në mesin e tyre– thuhet…
Author: almakos
20 June Në parim të gjitha partitë politike me përjashtim të VMRO – DPMNE-së janë që zgjedhjet ardhshme parlamentare të mbahen me lista të hapura dhe në një njësi zgjedhore. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tuntev tha se në Maqedoni mund të ketë zgjedhje të besueshme dhe demokratike vetëm nëse Maqedonia bëhet me një njësi zgjedhore nga gjashtë sa janë tani. LSDM në periudhën e kaluar ka përkrahur që të ketë ndryshime në modelin zgjedhor. Thjeshtë, këtë nevojat e kërkuan dhe LSDM ka plan që seriozisht të bisedojë me të gjithë subjektet politike por kjo është çështje e…
Ekspertët kërkojnë regjistrimin e shpejtë të popullsisë në Maqedonisë. Sipas tyre regjistrimi duhet të jetë prioritet numër një, pasi vetëm falë të dhënave që sigurohen nga regjistrimi mund të planifikohen politika të sakta shtetërore. Është e nevojshme t’i dijmë të gjitha këto të dhëna, në mënyrë që nesër të veprojmë si duhet. Për shembull: Vazhdimisht dëgjojmë se popullata plaket, megjithatë nuk e dimë saktë ku dhe sa. Këto parametra, këto të dhëna do të mundësojnë të gjitha planifikimet tjera në shtet: Ku duhet të ndërtojmë shkollë; Ku duhet të ndërtojmë çerdhe; Ku duhet të ndërtojmë rrugë; në sferën e bujqësisë-…
Një tërmet i ri është regjistruar në Maqedoni. Sipas të dhënave dridhja ka qenë me fuqi 4.1 shkallë sipas Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 kilometra larg Resnjës dhe 8 kilometra nga Jankoveci. Tërmeti është nderë edhe në Ohër.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputetët, Zeqirija Ibrahimi dhe Fadil Zendeli, sot u takuan me ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauser. Në këtë takim miqësor, siç informon Zyra për informim e Lëvizjes BESA; është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe funksionimin e punës së Parlamentit si dhe u shpalosën qëndrimet BESËS. Kasami e njoftoi ambasadoren Althauser për rolin e Lëvizjes BESA duke e bërë punën si një opozitë konstruktive. Palët janë dakorduar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe…
Prindërit dhe fëmijët me nevoja të veçanta përmes nismës “5 në 12” sërish i ngritën tendat përpara Kuvendit. Anëtarët e saj kërkojnë që pagesa e veçantë që marrin ata të mos kufizohet deri në moshën 26 vjeçe por të mbetet deri në fund të jetës së tyre. Gjithashtu, prindërit kërkojnë hapjen e qendrave shtesë ditore për përkujdesjen e tyre. “Me hapjen e qendrave ditore për përkujdesje do të zgjidhet problemi më i madh për prindërit sepse ne të gjithë jemi të aftë të punojmë por nuk mundemi sepse nuk kemi ku ti lëmë fëmijët”, tha Suzana Stojanovska, “5 në 12”.…
Autostradat Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër të cilët Qeveria e VMRO DPMNE-së i shpalli si historike, po kthehen në puse pa fund. Kredia kineze prej gati 580 milionë eurove, ka gjasa të mos mjaftojë për ndërtimin e dy rrugëve. Kjo vlen sidomos për pjesën Kërçovë-Ohër, ndërtimi i së cilës ka ngecur. Këtë situatë e konfirmoi edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në një intervistë për emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat M, duke thënë se dokumentet e projekteve në vende të caktuara nuk përkojnë me gjendjen në terren. Unë mendoj se edhe në pjesë të caktuara nuk…
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në takimin në Athinë nuk kanë biseduar për propozime konkrete, e as për negociata për çështjen e emrit. Këtë për MIA-n e konfirmojnë burime të MPJ-së së Maqedonisë të cilat theksojnë se “ky është proces i cili kërkon seriozitet, kujdes dhe kyçjen e të gjithë faktorëve të mëdhenj politik në vend”. “Ky është proces që kërkon kontekst të drejtë”, thuhet në informacionin për MIA-n. Mediat greke, si zakonisht, këto ditë publikojnë informacione “ekskluzive” për atë se çfarë është biseduar në takimin Dimitrov-Koxias, duke iu…
Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka nisur procedurën para-hetimore për ngjarjen e dhunshme në 27 prill në Kuvend. Gjatë ditës në pyetje janë marrë pjesëtar të policisë dhe pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit. Paraprakisht janë siguruar edhe dëshmitë materiale, shkresat dhe janë lexuar dëshmitë e deputetëve. Të gjithë personat do të ftohen pavarësisht statusit të tyre privat, shoqëror apo edhe zyrtarë. Kushti i vetëm është: nëse për persona të caktuar ka fakte se të njëjti mund të ndihmojnë në këtë fazë hetimi për të dhënë informacione dhe për të vërtetuar rrethanat në lidhje me ngjarjen e 27…
Nga sot e deri më 30 qershor në shtatë njësitë rajonale të ministrisë së Bujqësisë, bujqit do të mund të paraqesin dëmet e shkaktuar nga breshëri i para një jave. Bujqit kërkojnë nga ministria që sa më parë të nxjerr inspektorët në terren për ti konstatuar dëmet. Deri më mesditë në njësinë rajonale në Gazi Babë që përfshinë katër komuna të Shkupit janë paraqitur mbi 20 bujq. “Dëm të madh kamë shumë, kam mbi 300 ton bostan, mbi 150 ton pjepër, kajsia, mbi 100 ton e më tepër grurë. Nuk kishte shumë procedura me dokumentacion, në rregull jam, por disa nuk…
Edhe pse kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski në ditëlindjen e 27 të partisë gjatë fjalimit të tij bëri të ditur se në parti do të ketë reforma të brendshme dhe një qasje të re, kjo nuk u pa edhe në rastin kur disa anëtarë të komitetit qendror të kësaj partie dolën haptas dhe kërkuan reforma, të njëjtit një dit pas u larguan dhe u zëvendësuan me të rinj. VMRO DPMNE është në fazë të ristrukturimit të brendshëm dhe para freskimit në kuadro. Partia i bën përgatitjet e fundit për mënyrën e re të veprimit në situatën e re të krijuar.…
Ne jemi për Maqedoni të bashkuar dhe për anëtarësimin e saj në NATO dhe BE, theksoi kryeministri bullgar Bojko Borisov pas takimit të sotëm në Sofje me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev. Borisov theksoi se Maqedonia në mënyrë të brendshme-politike është stabilizuar dhe se ka shans historik për të bërë që qytetarët e saj të ndjehen më mirë. “Rruga drejt BE-së dhe NATO-s kalon nëpër një stabilitet të brendshëm-politik. I respektoj njerëzit të cilët i qëndrojnë fjalës”, tha Borisov, duke sqaruar se natën e 27 prillit gjatë trazirave në Kuvendin e Maqedonisë në një bisedë telefonike Zaev i…

