Author: almakos

26 June Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë në biseda rreth planeve për reforma të Qeverisë së re të Maqedonisë, si dhe përkrahjen e Bashkimit Evropian për vendin që t’i zbatojë reformat e domosdoshme që në të ardhmen të bëhet anëtare e Unionit. Është paraparë që Han gjatë vizitës në Shkup të takohet me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Do të mbahet edhe takim i delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga kryeministri Zaev në përbërje të të cilit do të…

Lexo më Shumë

Festa e Bajramit është shndërruar në ditë zie për banorët e fshatit Gllumovë. Ky fshat sot përjetoi një vrasje të katërfishtë. Tragjedia ka ndodhur rreth orës dhjetë të mëngjesit, kur banorët u tronditën nga krisma e plumbave. Përshtypjet e para të banorëve ishin se ato ishin plumba gëzimi. Një tragjedi e tillë ishte gjëja e fundit që ata do ta kishin menduar. Që nga ai moment, uratat e Bajramit u zëvendësuan me pikëllim e fjalë ngushëlluese. Sipas banorëve të këtij fshati, personi me iniciale SH. S. nga ky vendbanim ka vrarë vëllaun dhe dy nipërit. Në fund ka drejtuar plumbat…

Lexo më Shumë

25 June Në organizim të Bashkësisë Fetare Islame, për të tretin vit me radhë u mbajt manifestimi “Bakllavaja e Bajramit”. Të pranishëm ishin kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ministra, përfaqësues të kishës ortodokse dhe asaj katolike, si dhe të korit diplomatik. Bakllavanë nuk erdhën ta provojnë presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Nikolla Gruevski e as lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, tha se kjo është një mundësi e mirë që në një vend të mblidhen persona nga jeta publike dhe se manifestimi në…

Lexo më Shumë

Pasi MPB ka konfirmuar ngjarjen tragjike në Kondovë ka dalë edhe me informatat e para zartare. Zëdhënësi Ivica Ilievski deklaroi se në ngjarjen e ndodhur rreth orës 10 në mëngjes, perosni S. SH. nga fshati Gllumovë, me siguri me pistoletë, ka kryer vrasje të tre personave, ndërsa një person është i lënduar dhe është dërguar në mjekim në klinikat e Shkupit. “Kryerësi ka shtënë ndaj tre personave në hyrje të fshatit Kondovë. Prej tyre, dy kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i treti është dërguar për mjekim në spital. Në fshatin Gllumovë, kryerësi ka shtënë edhe ndaj personit…

Lexo më Shumë

Një sofër e bajramit e shtruar për refugjatët që po qëndrojnë në Tabanoc dhe buzëqeshje që sadopak të shijohet atmosfera e festës së Fitër Bajramit. Organizata Kulturore Humanitare Merhamet nëpërmjet një aktiviteti human, ka vendosur që edhe këtë Bajram të jetë pranë refugjatëve që po qëndrojnë largë shtëpive të tyre. Aktiviteti human shënon përmbylljen e aksionit humanitar të karavani të organizatës Merhamet që në kuadër të të cilit ishin organizuar edhe iftare gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Përfaqësuesi nga organizata Merhamet, Kujtim Ismaili, tha se ata do të vazhdojnë aktivitetet e tyre duke shpresuar se si risi për refugjatët…

Lexo më Shumë

25 June Familja Latifi nga fshati Satapetkë e komunës së Sopishtës që në orët e hershme të mëngjesit hapi dyert për t’i pritur mysafirët me rastin e festës së fitër Bajramit. Në mesin e mysafirëve të parë që erdhën për urime ishin fqinjët maqedonas nga fshati Rakotincë. Këtë traditë e ruajnë me dekada të tëra, ndërsa i pari i shtëpisë nuk e fsheh kënaqësinë që asgjë nuk ua ka prishur bashkëjetesën me vite të tëra. Mysafirët tradicionalisht u shërbyen me bakllavë dhe kadaif, ndërsa në sofrën e bajramit kishte bonbone dhe llokum. Megjithatë, për ta nuk është edhe aq e…

Lexo më Shumë

25 June “T’i përshëndes mbrojtësit, kjo natë është nata e thikave, kjo natë është ose nata e arsyes ose e çmendurisë së një personi”, u shpreh Valentina Bozhinovska, drejtore e Komisionit për Marrëdhënie me komunitetet fetare. “Nata e thikave të gjata” në të cilën u thirr drejtorja e Komisioni për marrëdhënie mes komuniteteve fetare, Valentina Bozhinovska është vetëm njëri nga shumë rastet kur personalitetet publike nxitën urrejtje dhe diskriminim që çon drejt dhunës, ndërsa asnjëherë nuk u përgjigjën para organeve të drejtësisë. Ekspertët kërkojnë nga qeveria e re që urgjentisht të ndërmerr masa për ta neutralizuar gjuhën e urrejtjes, pasi…

Lexo më Shumë

25 June Ka kaluar një vit nga vrasja tragjike e katër vjeçarit Almir Aliu nga Kumanova. Gjykimi ka mbërritur vetëm në fazën e analizës së trajektores lëvizëse të të akuzuarit për vrasje, Boban Iliç. Në seancat e deritanishme gjyqësore mbrojtja ka pretenduar se agresori Boban Iliç vrasjen e ka kryer pa vetëdije si pasojë e dhunës fizike. Konstatimet e ekspertëve neuro-psikiatrik hodhën poshtë pohimet e mbrojtjes. Tani mbrojtja insiston se goditja çnjerëzore me makinë ndaj Almirit dhe prindërve të tij është bërë si pasojë e thyerjes së dritares së përparme të veturës. Por pala e dëmtuar kundërshton pohimet e mbrojtjes.…

Lexo më Shumë

25 June Në prag të sezonit turistik qytetarët janë të ndarë për atë se ku do të kalojnë pushimet verore. Për një pjesë prej tyre Shqipëria, Mali i Zi dhe Turqia, janë tre destinacionet e preferuara. Ndërsa për pjesën më të madhe kriza ekonomike ka ndikuar që të mos mendojnë fare për të shkuar në pushim. “Unë mendoj që ka pak krizë, por çdokush mund të shkojë pak, si çdo kush e ka gjendjen e vetë”. “Nuk e di kështu siç e shoh s`më duket mirë.  Ata që kanë para mund të shkojnë ata që nuk kanë, luftojnë për një…

Lexo më Shumë

25 June Gëzuar Fitër Bajrami! Sot, këtë urim ja thonë njëri tjetrit myslimanët e gjithë botës me rastin e festës së Fitër Bajramit, që kurorëzohet me përmbylljen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në Shkup, ceremonia kryesore e  faljes së Bajramit u zhvillua në xhaminë” Mustafa Pasha” ku morën pjesë mijëra besimtarë mysliman. Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi përkujtoi se Fitër Bajrami është festë e paqes, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve. Edhe një herë e lus Allahun fuqi plot, popullin mysliman kudo që gjendet dhe neve si pjesë e pandarë e atij populli, Allahu xh.sh të na i bëj kabull…

Lexo më Shumë

25 June Hotelierët nga Ohri dhe Struga, me kërkesa specifike dhe masa të propozuara do të drejtohen deri te Qeveria e re e Maqedonisë, nga e cila siç thonë do të kërkohet që të angazhohen së bashku në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen. Kryetari i Shoqatës Hotelierike, HOTAM, Kërste Bllazheski për Alsat thotë se nevojitet përgatitje urgjente e planeve të detajuara urbanistike.  Ne kemi rreth 65 deri 70 kilometra nga Radozhda në Shën Naum. Nëse bëjmë një analizë do të shohim se ka veç 10% të kësaj, me plan të detajuar urbanistik. Mos të flasim për objekte që…

Lexo më Shumë