Pas tërmetit që kishte dje gjatë ditës ku janë ndje në Ohër, Resnjë, ku një është matur 3.7 gradë të shkallës Rihter, dhe tjetri me 2.8 gradë të shkallës Rihter, një tjetër dridhje brenda natës është ndje në Maqedoni. Dridhjet janë ndje në Strugë, dhe poashtu në Shqipëri. Tërmeti kishte një magnitudë prej 2.4 gradë të shkallës Rihter. Dridhjet Shpresojmë të ndalen dhe do të kemi ditë të qeta. (sitel.com.mk)
Author: almakos
Sipas indeksit të pasaportës, liri më të madhe për udhëtim nëpër botë kanë gjermanët dhe banorët e Singaurit, të cilët nuk kanë nevojë të nxjerrin viza dhe të vizitojnë madje 158 shtete. Vlera e pasaportës përcaktohet sipas një vargu të parametrave, por më të rëndësishme janë vizat, njofton Portalb.mk. Kroatët mund të udhëtojnë pa viza në 144 shtete, sllovenët në 150, serbet në 112. Maqedonasit mund të udhëtojnë pa viza në 108 shtete. Ndërsa banorët e Bosnjës dhe Hercegovinës në 101, ndërsa të Malit të Zi në 105 shtete. Në fillim të vitit me pasaportë të Singapurës mund…
Në Shkup sot do të mbahet konferenca përfundimtare e projektit Qasje deri te drejtësia në Maqedoni, në të cilën është paralajmëruar fjalim i euroambasadorit Samuel Zhbogar. Në konferencë do të prezantohen rezultatet nga implementimi i Ligjit për ndihmë juridike falas në periudhën 2016-2017 kur edhe realizohej projekti Qasje deri te drejtësia në Maqedoni, si dhe rezultatet nga hulumtimi për kënaqësinë e qytetarëve nga ndihma e marrë juridike falas (NJF). Do të prezantohen edhe mangësitë e konfirmuara të sistemit të NJF-së me theks të veçantë në sfidat me të cilat ballafaqohen shoqatat e autorizuara për dhënie të ndihmës së këtillë dhe…
Partitë politike në Maqedoni kanë vazhduar bisedimet për zgjedhjen e kandidatëve të cilët do të garojnë në zgjedhjet për qeverisjes lokale. Partia e gjeneralit Ostrenit nuk është duke qëndruar duarkryq në këtë drejtim. Agjencia e lajmeve INA mëson se partia Uniteti synon komunën e Studenicanit, duke garuar me protagonistin kryesor të partitës Zulfi Adilin, i njohur si komandant Qufa. Sic mëson agjencia INA, Adili ka gjasa të mbështetet edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim si dhe Lëvizja për Reforma në PDSH
Në Gjykatën Penale në Shkup sot është planifikuar të mbahet seancë e gjykimit për rastin “Ryshfet”, kryeministri aktual Zoran Zaev dyshohet se si kryetar komune i Strumicës ka kërkuar ryshfet për privatizimin e tokës shtetërore. Në seancën e fundit mbrojtja e Zoran Zaevit ka kërkuar kopje të dëshmive nga lënda. Gjykatësja Dijana Gruevska Ilieska e detyroi Prokurorinë që t’i dorëzojë dëshmitë me qëllim që avokatët të mund të përgatisin mbrojtje që ta paraqesin akuzën prokuroriale dhe fjalimet hyrëse të Zoran Zaevit dhe avokatëve. /SHENJA/
27 June Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për punë dhe politikë sociale, për arsim, shkencë dhe sport dhe për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive. Në rend dite të komisioneve për punë dhe politikë sociale është Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie pune.
27 June Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të kenë mëngjes pune me ekspertin e Bashkimit Evropian Rajnhard Pribe, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ). Nga MPJ-ja theksojnë se, siç është paralajmëruar nga ana e eurokomisarit Johanes Han, Pribe vjen në Maqedoni me qëllim që të ndihmojë në zbatimin e reformave të lidhura me Prioritetet reformuese urgjente
27 June Për vizitë dyditëshe në Armatën e Republikës së Maqedonisë (ARM) do të qëndrojë shefi i Shtatmadhorisë (SHM) të Forcave të armatosura (FA) të Austrisë, gjenerali Otmar Komenda.Gjenerali Komenda së bashku me nikoqirin e vet, shefin e SHM të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski, gjatë ditës së parë të vizitës, do të realizojnë takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ku do të marrë pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Maqedonisë, Renate Kobler. Në orët e pasdites gjeneralët do ta kontrollojnë kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë në rajonin e karakollit “Bogorodicë”. Në kuadër të ditës së dytë të vizitës do…
27 June Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Paradite me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, sidomos në pjesët juglindore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë, ndërsa e ditës prej 30 deri 36 gradë.UV indeksi do të ketë vlerën 9. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe i nxehtë me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 35 gradë.
Liderët e partive politike e mbështesin përpjekjet për zbatimin e reformave urgjente prioritare me qëllim që vendi të kthehet sa më shpejt në rrugën euroatlantike. Ata kanë realizuar takime të ndara me komisarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe të gjithë i kanë cilësuar takimet si konstruktive. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se në takim është biseduar për të gjitha temat që kanë të bëjnë me proceset integruese, dhe se ai e ka siguruar komisarin Han se BDI do të ofrojë mbështetjen e saj në këtë proces. “Kemi folur për të gjitha temat që kanë të…
Zyrtari i Lëvizjes vetëvendosje, Arbër Zaimi, humbejn e PD-së në Shqipëri e krahason me humbjen e BDI-së në Maqedoni dhe atë të LDK-së dhe PDK-së në Kosovë. Sipas tij, shqiptarët janë lodhur nga, siç thotë, gënjeshtrat për demokraci. Ja postimi i plotë i Zaimit në Facebook: “Fillimisht Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni u përgjysmua. Pastaj u zvogëluan ndjeshëm Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Së fundi po i ndodh e njëjta dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.Jo se janë lodhur me demokraci, por siç duket shqiptarët janë lodhur me gënjeshtrën për demokraci. Kështu që po iu japin…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka uruar fitoren kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje në Shqipëri. Kasami e ka vlerësuar lartë procesin demokratik të treguar në zgjedhje, duke uruar që sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së. Ja postimi i plotë i Kasamit: “I përgëzojmë vëllezërit e motrat tona në Shqipëri, që dëshmuan maturi në procesin zgjedhor të rregullt, e që votuan me dinjitet duke respektuar vlerat demokratike dhe njëherazi ia urojmë fitoren z. Edi Rama dhe PS-së. Urojmë që Qeveria e re e…

