01 July Turistët nga Kosova janë gjithnjë e më të paktë në Strugë. Në të kaluarën ishin të shpeshtë mysafirët nga atje, sidomos gjatë udhëtimit drejt Shqipërisë, por edhe pushimet verore i kalonin në disa kapacitete hoteliere në qytet. Por tani gjithnjë e më shumë shkojnë drejt bregdetit shqiptar përmes autostradës kombëtare që lidhë Prishtinën me Durrësin. Hotelierët janë optimistë se punët mund të ndryshojnë. Struga para fillimit të verës kishte prezantim në panairin për turizëm në Prishtinë, që sipas autoriteteve lokale është e domosdoshme për kthimin e mysafirëve nga Kosova. Edhe hotelierët thonë se numri i mysafirëve nga Kosova…
Author: almakos
01 July Maqedonia vazhdon të jetë në fazën “portokalli” për shkak të temperaturave tropikale. Por edhe përkundër rekomandimeve të shumta që të shmangen daljet nga ora 11 deri në orën 17 të ditës dhe sidomos punëtorët të ndërpresin aktivitetet në këtë orar, një gjë e tillë nuk respektohet në terren. Kamera e Alsat në qendër të qytetit vërejti punëtorë të cilët merreshin me punë ndërtimore në temperatura pothuajse 40 gradë celsius. Ndërkohë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka kërkuar nga punëdhënësit që të respektojnë rekomandimet dhe të riorganizojnë orarin e punës, ndërsa të moshuarit dhe gratë shtatzënë të lirohen…
Prokuroria Speciale Publike do të ankohet për vendimet e Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkup 1. Këtë e kanë bërë të ditur për Televizionin SHENJA nga Prokuroria Speciale. Ankesa do të dërgohet të hënën, brenda afatit ligjor prej tre ditëve nga marrja e vendimit. Ankesa vjen pas vendimit të Gjykatës Themelore Shkup 1 për të mos vendosur masë paraburgimi për të akuzuarit nga ana e Prokurisë Speciale Publike, që janë zyrtarë të lartë të VMRO-së dhe të BDI-së. Kërkesa për paraburgim është refuzuar për Ejup Alimin dhe Ismet Gurin, Vladimir Peshevski, Elizabeta Kançeska Milevska, Dragan Pavlloviq Llatas, Djoko Popovskin e…
01 July Gjykata Shkupi 1 nuk ka marrë ndonjë masë paraburgimi edhe për një grup tjetër të të akuzuarve nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, ku përfshihen ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski dhe kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Bëhet fjalë për rastet gjyqësore të titulluara si “Tarifa”, “Thesari” “Titanik”, “Toplik”, “Tenderi” dhe “TNT”. Gjykatësit kanë vendosur vetëm masën e konfiskimit të pasaportave dhe obligimin për paraqitjen në gjykatë çdo javë.
01 July Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe deputet, Nikolla Gruevski kërkesën për heqje të imunitetit e ka adresuar në komisionin për mandate dhe emërime, ndërkohë që kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi tha se nuk ka informacione të tilla se një kërkesë e Gruevskit është dorëzuar tek komisioni. “Nëse një kërkesë e tillë vërtetë është dorëzuar në komision atëherë procedura është e gabuar, kërkesa dorëzohet tek kryetari i kuvendit, i cili më pas e dorëzon tek deputetët që do të thotë se më pas edhe komisioni përkatës diskuton për të, kështu është procedura, deri në këtë moment nuk…
Gjykata Shkupi 1 nuk ka marrë ndonjë masë paraburgimi edhe për një grup tjetër të të akuzuarve nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, ku përfshihen ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski dhe kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Bëhet fjalë për rastet gjyqësore “Tarifa”, “Thesari” “Titanik”, “Toplik”, “Tenderi” dhe “TNT”. Gjykatësit kanë vendosur për masat e konfiskimit të pasaportave dhe obligimin për paraqitjen në gjykatë çdo javë. /SHENJA/
Të punësuarit në ndërmarrjet në pronë shtetërore “11 Tetori Eurokompozit”, nisin në grevë për shkak të pagave të papaguara, si dhe ndërmarrjen shtetërore për transport hekurudhor, llogaria e së cilave mund të bllokohet për shkak të borxheve ndaj MEPSO-s dhe ELEM. Pwr kwtw arsye Qeveria solli vendime për tejkalimin e problemeve. Qeveria ka autorizuar zëvendëskryeministrin për Çështje ekonomike dhe koordinim me resoret ekonomike, Koço Angjushev, që në emër të Qeverisë të nënshkruaj marrëveshje midis udhëheqësisë së Eurokompozit dhe përfaqë- suesve të sindikatës së SEIR. Me marrëveshjen secila prej palëve do të obligohet ta realizojë pjesën e vet të obligimeve të…
01 July Bashkimi Evropian (BE) duhet ta përshpejtojë procesin integrues si element vital dhe pjesë e strategjisë së saj afatgjate për siguri. Ballkani çdoherë ka qenë udhëkryq i Evropës, ndërsa vende stabile do të thonë edhe mbrojtje më e mirë e kufijve të tyre juglindor, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në “Forumin e Dubrovikut 2017”, që po mbahet me temë “Bashkëpunimi i Adriatikut-Mesdheut dhe siguria në Evropën Juglindore”. Presidenti Ivanov, siç informon Kabineti i tij, theksoi se kanosja më e madhe për sigurinë evropiane sapo do të vijë dhe urgjentisht është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje, duke…
Parlamenti Evropian vlerëson se anulimi i peshave standarde është i dobishëm për tregun dhe konsumatorët. “Sasitë e lira nominale rrisin lirinë e konsumatorit të sigurojë mall në përputhje me nevojat konsumatorëve dhe rrisin konkurrencën në aspekt të sasive dhe çmimeve”, thuhet në direktivën evropiane të vitit 2009. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhej se në ndërkohë është krijuar korniza ligjore që mbron konsumatorët , lidhur me theksimin e obligueshëm të çmimit për njësi të masës, ndërsa nga ana tjetër rritet numri i familjeve me pak anëtarë, andaj edhe është krijuar nevoja për paketimet më të vogla që nuk përputhen me…
Duke filluar nga 1 korriku i këtij vitit (sot) e deri më 1 korrik të vitit 2023, akciza do të rritet për 0.20 denarë për çdo vit, për cigaret. Ku , çmimet e cigareve brenda kësaj periudhe disavjeçare do të arrijnë çmimet e njejta me ato evropiane. Qëllimi i shtrenjtimeve, siç u tha në arsyetimin gjatë miratimit të strategjisë, është që të ndikohet në reduktimin e pirjes së duhanit, masa këto që janë implementuar pothuajse në të gjitha vendet perëndimore. Aktualisht në vendet evropiane një pako cigare Marlboro blihet mesatarisht për 5 euro, kurse në vendet e rajonit të cilat…
Sasho Trajkovski është emëruar për kryeshef në Drejtorinë e Pestë në Drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim. Bëhet fjalë për njërin ndër sektorët më të rëndë- sishëm të DSK-së, që supozohet se i ka kryer përgjimet ilegale. Paraprakisht ai ka qenë inxhinier në këtë sektor. Nga posti udhëheqës në Sektorin për kontroll të brendshëm është shkarkuar edhe Aneta Stançveska dhe në vend të saj është emëruar Dejan Andonov. Stançveska dëgjohet te njëra prej “bombave” të publikuara opozitare duke biseduar me ish ministren Gordana Jankullovska dhe duke i garantuar se policët e afërt me VMRO-në “gjithsesi” duhet të dalin të pastër, lidhur…
01 July Gjykata Themelore informon se për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Target”, “Titanik” dhe “Fortesa” u janë caktuar gjykatësit Ivica Stefanovki dhe Goran Boshevski. Përcaktimi është bërë në bazë të sistemit elektronik të udhëheqjes së lëndëve nga ku kërkohet edhe përcaktim i masës për paraburgim. Lëndët janë dorëzuar për punë në Këshillat për Krim, të cilët duhet të njoftojnë për kërkesat e PSP-së. Nga Gjykata bëjnë të ditur se për të gjitha këto lëndë, opinioni do të njoftohet me kohë menjëherë pasi që të merret vendimi sot. Në këto raste të dyshuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe…

