Author: almakos

01 July Fakti që Gjykata penale i refuzon të gjitha paraburgimet që i kërkon Prokuroria Speciale Publike është një konfirmim i serishëm i drejtësisë selektive. Kështu mendon ish prokurori Aleksandar Nakov, pasi pjesa më e madhe e 18 kërkesave për paraburgim nga Katica Janeva janë refuzuar një nga një.  Kur bëhet fjalë për masat e paraburgimit më duhet të theksoj se në gjyqësor ekzistojnë dy standarde. Dy standarde në kuptimin e asaj kush e bën propozimin e përcaktimit të masës së paraburgimit. A e bën këtë PSP-ja apo Prokuroria e rregullt. Në rastin e parë të gjitha kërkesat janë të…

Lexo më Shumë

Opinionisti Nijazi Muhamedi, ka reaguar për anashkalimin e gjuhës shqipe, ku thotë: Secila gjuhë, pra edhe shqipja, edhe populli që e flet atë, e ka dinjitetin e vet të pacenueshëm. Njëfarë “ligji” që po tundet e shkundet si njëfarë “avansimi”, paraqet në fakt talljen më poshtëruese ndaj dinjitetit, prestigjit dhe legjimitetit të saj për të qenë gjuhë zyrtare e kombëtare në trollin e vet dhe në rrafsh të barabartë juridiko-kushtetues me gjuhën tjetër. Universitetit të Tetovës i bie barra morale dhe institucionale që të organizojë një konferencë-debat rreth kësaj teme dhe për të kundërshtuar e për të ndërprerë këtë soj…

Lexo më Shumë

01 July Në mesnatë Prokurorisë Speciale Publike i skadoi mandati për ngritjen e akt-akuzave të reja, por kjo prokurori mbeti pa i dhënë “fund” zotimeve për zbardhjen e ratit “Monstra”. Korniza legjislative nuk i jep përgjigje të prerë pyetjes: Çfarë saktësisht do të mund të bëjë Prokuroria Speciale për “Monstrën” në periudhën e ardhshme tre-vjeçare kur nuk do të ketë të drejtë të ngre akt-akuza të reja? Megjithatë profesori universitar, Mersim Maksuti vlerëson se tani që gjyqësia ka filluar të lirohet nga kthetrat e pushtetit të kaluar, mund të pritet edhe bashkëpunim mes Prokurorisë Themelore Publike dhe asaj Speciale. Kjo…

Lexo më Shumë

01 July Vendimi i Gjykatës për kreun e VMRO-DPMNE-së do të merret më së voni nesër. Gjykata Penale deri të dielën në mëngjes mund të miratojë vendimin për kërkesat për paraburgimin e liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijalkov. Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 informuan se akuzat për rastet “Titanik”, “Fortesa” dhe “Target” në gjykatë janë pranuar mbrëmë  20 minuta para orës 22. Procedura parashikon që fillimisht Këshilli Penal i përbërë nga tre gjykatës të vendosë nëse do t’i pranojë apo refuzojë masat e paraburgimit. “Dy aktakuzat tashmë janë përcaktuar, sipas sistemit elektronik për…

Lexo më Shumë

01 July Ndërmjetësi i OKB-së Methju Nimic, në vizitën e tij në Shkup nuk sjell asnjë propozim të ri për cështjen e emrit. Ai thotë se vizita është për të diskutuar për përparimin në negociatat me Athinën. Nimic vjen me ftesë të qeverisë së re në Maqedoni, ndërsa në intervistën për emisionin 360 gradë në Alsat thotë se është mirë që kreu i ri shtetëror menjëherë tregoi vullnet që të vazhdojnë bisedimet.  Në Shkup ka qeveri të re me ide të reja rreth kësaj çështje. Në vitet e kaluara nga shkaqe të ndryshme koha nuk ishte adekuate për negociata intensive…

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli, ka kërkuar që  të  fillojë  procesi i pajtimit, mes partive politike, në  Maqedoni. “Është  koha për të  ndërtuar unitet përmes partive dhe komuniteteve për jetësimin e një  qëllimi të  përbashkët, atë  të  një  Maqedonie të  sigurtë , përparimtare dhe demokratike që  ecën drejt anëtarësimit në  Nato dhe BE. Është  përafrimin me fqinjët, tejkalimin e barierave dhe fuqëzimin e bashkëpunimit rajonal”, ka thënë  ambasadori Bejli, për mediat në  Maqedoni.

Lexo më Shumë

01 July Gjykata Penale mori vendim: nuk ka paraburgim për ish-zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, për ish ministren e Kulturës Elizabeta Kançevska- Milevska dhe për kryetarin e komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Gjykata vendosi për masa më të buta. Ua mori pasaportat, edhe pse Katica Janeva kërkoi paraburgim. Në rastin “Trajektorja” për autostradat, përveç Peshevskit pa pasaportë ka mbetur edhe i pandehur tjetër. Penalja e refuzoi propozimin e Speciales dhe nuk përcaktoi masa kujdesi ndaj kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe anëtarit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nga radhët e kësaj partie, Bedredin Ibrahimi të akuzuar në rastin…

Lexo më Shumë

01 July Që prej një muaji, komuna e Bogovinës vazhdon të jetë pa ushtrues detyre, kryetar i komunës, pas vrasjes së të parit të kësaj komune Hazbi Idrizit. Këshilli i komunës, në mbledhjen e fundit dështoi të zgjedh ushtruesin e detyrës, për shkak të numrit të barabartë të këshilltarëve. Si pasojë e për shkak të mungesës së disa këshilltarëve. lë shtat pro, shtatë kundër dhe një i përmbajtur. Për pasojë pa pagesa kontributesh dhe rroga, kanë mbetur rreth 500 arsimtarë, punonjës të administratës dhe të tjerë që punojnë në kuadër të kësaj komune. Ndërkohë, sipas bisedës që zhvilluam me kreun…

Lexo më Shumë

01 July Ndërsa në vend temperaturat kanë kaluar 40 gradë, banorët e një pjese të Vizbegut kanë mbetur pa asnjë pikë uji për pije. Të nxehtin tropikal banorët po e përballojnë me shumë vështirësi duke mbushur shishet e plastikës dhe kovat tek të afërmit e tyre.  Mungesën e ujit, banorët e rrugës “3” të Vizbegut thonë se ndjejnë tashmë 15 vjet kur me vendim  të Komunës së Butelit është këputur gypi prej ku furnizoheshin me ujë këta banorë me qëllim që të lidhen me në një gyp tjetër, i cili tash rezulton se është i pamjaftueshëm për rreth 80 shtëpi…

Lexo më Shumë

Qytetarët do të paguajnë llogari më të ulëta për rrymë, prej sot çmimi i rrymës zvogëlohet për 0,25 për qind. Vendimin e tillë në seancë përgatitëse e mori Komisioni rregullator për energjetikë. Çmimi i energjisë elektrike është zvogëluar edhe vitin e kaluar nga 1 korriku.

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, do të pres në vizitë  ndërmjetësuesin Nimic ditën e hënë në hapësirat e kësaj ministrie. Siç është paralajmëruar edhe më herët,  temë kryesore e këtij takimi do të jetë çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ndërkohë, Shërbimi për Informim i OKB-së  njofton se Nimic vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë për të diskutuar mënyrat për të arritur përparim në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit.

Lexo më Shumë