Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë befasuese në Zyrën Ovale, duke e lënë të hapur mundësinë e zgjerimit të afatit për shitjen e aplikacionit TikTok nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në afatin fillestar. Gjatë një konference për shtyp, Trump shprehu një interes të dukshëm për TikTok, një platformë mediatike të njohur në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, e cila është bërë objekt i tensioneve shpesh politike dhe ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Ai theksoi se lajmi i madh ishte se ky vendim do të përfshinte gjithashtu një rol të rëndësishëm nga Kina. “Ne kemi shumë…
Author: almakos
Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) sot përmes një kumtese për media njoftoi se në mënyrë transparente dhe të saktë po i dorëzon të dhënat për llogaritjen e pagave (LLMPI) për janar të vitit 2025 dhe të dhënat krahasuese për janar 2024. Sipas tyre, nuk është e vërtetë që mbi 80 mijë punonjës nuk e kanë marrë ende pagën e janarit të vitit 2025. “Për janarin e vitit 2025, gjithsej 70.322 punëdhënës janë detyruar të paguajnë paga bruto për 550.001 punonjës. Meqenëse afati ligjor i 15 shkurtit ra të shtunën, duke marrë parasysh pagesat e bëra deri më 14 shkurt,…
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka aktivizuar në faqen e saj zyrtare në internet, mundësinë e denoncimit të krimit elektoral, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në rubrikën “Denonco krimin zgjedhor” SPAK i kushton prioritet hetimit dhe goditjes së rasteve të krimit zgjedhor, ndërsa më parë ka shpallur edhe strategjinë dhe marrëveshjen me KQZ-në. Në këtë faqe të posaçme, shpjegohet se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete.
Egli Tako, një nga banorët më të komentuara të edicionit aktual të Big Brother VIP Albania, ka marrë një vendim të papritur për të ndërprerë garën për arsye shëndetësore. Sipas një njoftimi zyrtar nga Vëllai i Madh, ky vendim është marrë për të mbrojtur shëndetin e konkurrentes, dhe ai u kumtua në një zarf të kuqe që iu dorëzua banorëve. Në njoftimin e bërë publik, shkruhej: “Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”. Ky mesazh ka habitur fansat dhe ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, ku…
Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Zejd Rexhepi, ka reaguar pas zhvendosjes së gjeneralit shqiptar, Besnik Emini, nga pozita e tij si komandant i Komandës së Operacioneve. Më poshtë statusi i plotë i Rexhepit: GËNJESHTRA E MICKOSKIT NUK ZGJATI AS 24 ORË…Dje, gjatë shpalljes së konkursit për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë, kryeministri i qeverisë monoetnike deklaroi se kriteret do të jenë vetëm profesionale, duke anashkaluar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.Por nuk kaluan as 24 orë edhe kjo gënjeshtër u demaskua. Sot u shkarkua nga posti i Komandantit të Komandës së Operacioneve gjeneral Besnik Emini, një ushtarak i dëshmuar për profesionalizmin…
EMISIONI VETTING Tërmeti i vitit 2019 me magnitudë 6.4, ishte një ndër goditjet më të papritura për Shqipërinë, ku më të prekurit ishin personat në zonën e Shqipërisë së Mesme. Ndër këto dëme materiale më shqetësueset kanë qenë shembjet e banesave, ku qindra familje u detyruan të zhvendosen përkohësisht në një banesë tjetër, tek familjarët e tyre apo me qira. Por çfarë ndodhi me pronarët e shtëpive që u dhuruan nga shteti? Pronësitë e paluajtshme që janë përfituar me programet e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 kanë kaluar dhe do të kalojnë nëpërmjet kontratës së…
Në javët e fundit, marrëdhëniet midis Elon Musk, themeluesit të SpaceX dhe Tesla, dhe Carlos Slim, miliarderit meksikan dhe pronar i America Movil, kanë përjetuar një përkeqësim të thellë. Fillimisht, ai që dukej si një bashkëpunim i frytshëm për të dyja palët, mezi përkatësisht në fushën e gjenerimit dhe shpërndarjes së internetit satelitor, është shndërruar në një situatë përplasjeje dhe tensioni. Më 23 janar, Musk ndau një postim të diskutueshëm në platformën X, i cili sugjeronte lidhjet e Slim me kartelet e drogës, dhe kjo veprim solli reagime të ashpra nga miliarderi meksikan. Disa media si Proceso nga Meksika raportuan…
Ish-banori i “Big Brother 2”, Ari Bakalli, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”. Ai bëri një koment mbi çfarë po ndodh sot me djemtë, a ka frikë nga një marrëdhënie dashurie, nisur dhe nga situata në “Big Brother VIP 4” mes Eglit dhe Gjestit, si dhe Jozit dhe Loredanës… “Sa i përket Loredanës dhe Jozit, unë ndihem pak fajtor sepse herën e fundit thashë që edhe Loredana vdes për Gjestin, kam parë disa sjellje të vogla që më lënë të kuptoj që ajo ka një lloj debulese ndaj tij. Kam përshtypjen që Jozi e ka dëgjuar…
Albana Zhuta nuk i ka plotësuar kushtet për ushtruese detyre drejtoreshë në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovi” në Strugë, përkatësisht nuk është emëruar nga radhët e të punësuarve, nuk ka pasur provim të kaluar për drejtor dhe certifikatë adekuate për njohje të gjuhës angleze, tregoi raporti i Inspektoratit shtetëror të arsimit i bërë në gusht të vitit 2024. Këtë e tha Violeta Xhudeska, inspektore arsimore nga Struga e cila e ka bërë mbikëqyrjen në shkollë, në cilësinë e dëshmitares në seancën e sotm gjyqësore kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për vendosje të paligjhme të drejtorit në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovi”.…
Një situatë jo e këndshme ndodhi sot, pas ceremonisë së varrimit të reperit, Mentor Palokaj. Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Demos, disa persona u përfshinë në gati përleshje fizike, pas asaj të dukshme verbale. Bazuar po ashtu në këto raportime, aty u dëgjuan sharje dhe po ashtu ofendime. “Çka *** po këqyrë”, ishin fjalët të cilat u dëgjuan në këtë fjalosje. Nuk dihet se kush ishin personat të cilët u përfshinë dhe shkaku që çoi në këtë situatë jo të këndshme. E gjitha ndodhi në sy të reperit Unikkatil, i cili ishte po ashtu i pranishëm. Varrimi i Mentor…
Një 28-vjeçar nga Konispoli, i identifikuar si Pajtim Kaleshi, është arrestuar në Greqi pas një operacioni që çoi në goditjen e një rasti të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Policia greke identifikoi fillimisht 30-vjeçarin grek Iosif Samha, me precedentë penalë, i cili vinte me avion nga një vend i huaj. Në dy valixhet e tij, brenda aeroportit “Eleftheros Venizelos”, policia sekuestroi 16 pako me 17.3 kg kokainë. 30-vjeçari ka kryer transportin për llogari të një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet A. S, i cili është shpallur në kërkim. Më urdhër të këtij të fundit, lënda narkotike do i dorëzohej shtetasit…
BDI e di që shqiptarët nuk i besojnë më! Ata ndjejnë fundin e tyre dhe po përpiqen të mbjellin frikë e tensione për të shpëtuar lëkurat e veta. Të gjithë e dinë: BDI është sinonim i mashtrimeve dhe lajmeve të rreme. Kështu thuhet në reagimin e VLEN-it, ndaj komuniatës së BDI-së, ku ata kërkojnë ndërhyrjen e NATO-s për shkak të degradimit të shqiptarëve në ushtri. “Por shqiptarët nuk mashtrohen më! BDI duhet të përgjigjet në pyetjen: Çfarë mendon NATO për bojkotin e zgjedhjeve dhe destabilizimin politik? Pse BDI nuk e thotë të vërtetën? Sepse e dinë që rruga e krizës…