Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, ka komentuar ngjarjen tronditëse të pak ditëve më parë në ambientet e gjykatës, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24, Malaj u shpreh i shqetësuar për situatën dhe theksoi se gjyqtarët janë të shenjtë kur ushtrojnë detyrën e tyre. Sipas tij, cenimi i gjyqtarit është i pafalshëm dhe ta cenosh është kategorikisht e ndaluar. Ndër të tjera, ai theksoi se problemi më i madh është ndërtimi profesional që ka sistemi i drejtësisë sot, pasi sipas tij, Reforma në Drejtësi…
Author: almakos
Kandidati i pavarur për komunën e Studeniçanit, Azem Sadiku, në emisionin “Debat në SHENJA”, ka theksuar se është krenar me të gjitha projektet që ka realizuar gjatë drejtimit të tij në komunë, duke veçuar ndikimin pozitiv që ato kanë pasur në jetën e qytetarëve. “Krenohem me të gjitha projektet, pasi secili prej tyre ka kontribuar në mënyrë të dukshme për përmirësimin e jetës së banorëve. Kryesisht bëhet fjalë për projekte infrastrukturore”, tha Sadiku. Ai shtoi se gjendja e komunës ka qenë shumë e rëndë kur ai mori drejtimin për herë të parë. “Studeniçanin e kam gjetur si një fshat të…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Ejup Abazi, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se qytetarët e Komunës së Studeniçanit janë të pakënaqur me menaxhimin aktual të komunës, duke shtuar se kjo është një nga arsyet kryesore që e ka shtyrë të rikandidojë. “Ekziston një bindje e qartë për ndryshim, jo vetëm nga unë personalisht, por edhe nga vetë qytetarët dhe komuniteti në komunën e Studeniçanit. Ata e shprehin hapur pakënaqësinë e tyre me menaxhimin aktual, i cili nuk është në rregull,” theksoi Abazi. Ai shtoi se kandidatura e tij e dytë është e…
Kryeprokurori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Kocevski, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave publike të disa avokatëve në lidhje me aktakuzën për zjarrin tragjik në diskotekën “Pulse” në Koçan. Në një letër zyrtare drejtuar Odës së Avokatëve të Maqedonisë, Kocevski thekson se komentet publike të bëra nga avokatët mbi kohëzgjatjen e pritshme të procedurës gjyqësore janë të pabazuara dhe të papranueshme, duke qenë se këta persona nuk kanë njohuri mbi përmbajtjen e aktakuzës, provat e paraqitura apo planin e Gjykatës për zhvillimin e seancave. “Deklaratat e tilla bien ndesh me Nenin 13 të Kodit të Etikës Profesionale për Avokatë,…
Radio Televizioni i Kosovës ka bërë publike një audio-incizim që ka shkaktuar një valë tronditjeje në skenën politike, duke e inkriminuar Fatmir Shehollin, ish-pjesëtarin e UDB-së. Ky incizim, i cili u publikua sot, përmban biseda të rrezikshme që heqin dorë nga maskat e politikës kosovare. Incizimi zbulon një bisedë mes Shehollit dhe dy bashkëbiseduesve, ku ai flet hapur për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me Milan Radoiçiq, një emër i njohur për aktivitetet e tij të dyshimta. Kjo bisedë hedh dritë mbi marrëdhëniet e errëta që ekzistojnë në politikën kosovare. Sipas raportimeve nga transmetuesi publik, ky audio-incizim është…
Një operacion i befasishëm policor ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Burime bëjnë me dije se efektivë civilë kanë ndaluar një automjet luksoz të tipit “Audi” me targa britanike dhe kanë vënë në pranga tre persona që ndodheshin brenda tij, të shpallur në kërkim. Identiteti i personave të ndaluar nuk është bërë ende i ditur, ndërsa motivet e ndalimit mbeten të paqarta. Deri në këto momente, Policia e Shtetit nuk ka publikuar një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.
Avokati i Popullit u ka bërë thirrje partive politike që të mos i shfrytëzojnë fëmijët në fushatën zgjedhore. Ai nëpërmjet një komunikate thotë se përfshirja e fëmijëve aktivitete politike është një formë e papranueshme e instrumentalizimit të fëmijës dhe shkelje e dinjitetit të tyre dhe e së drejtës së mbrojtjes nga ndikimi politik. AVOKATI I POPULLIT “Avokati i Popullit, si organ që mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, nëpërmjet Departamentit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Personave me Aftësi të Kufizuara, u kujton pjesëmarrësve në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 se përfshirja e fëmijëve në çdo…
Rreth 70 punonjës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës janë ngritur në protestë prej tre ditësh, duke bojkotuar punën në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës dhe pagat minimale. Minatorët i kanë paraqitur një sërë kërkesash kompanisë koncesionare turke “Tete Albania”, por negociatat mes palëve kanë dështuar, duke thelluar tensionet në vendin e punës. Një nga kërkesat kryesore të minatorëve është njohja e sindikatës së krijuar në muajin gusht dhe nënshkrimi i një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në punë. Ata pretendojnë se kompania jo vetëm ka refuzuar dialogun, por ka…
Apeli i Posaçëm ka vendosur që Redi Molla, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, të qëndrojë në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, duke zbutur masën e sigurisë, nga arrest në burg. Molla po hetohet për dosjen e famshme 5D, që çoi pas hekurave disa prej drejtorëve në Bashkinë e Tiranës. Ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. SPAK pretendon se Molla ka qenë “pronari de facto” i kompanisë 5D Konstruksion, që ka përfituar në mënyrë të dyshimtë tendera publikë nga Bashkia e Tiranës. SPAK kërkoi arrestimin e Redi Mollës, më 28 mars 2024 dhe më…
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nënshkruan memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët. Siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, ky memorandum vendos bazat për thellimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit mes gjykatave kushtetuese të të dyja vendeve. Memorandumi u nënshkrua nga kryetarët e dy gjykatave, Darko Kostadinovski dhe Nexhmi Rexhepi, dhe është rezultat i komunikimit konstruktiv dhe të suksesshëm deri më tani. Qëllimi i tij është të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve, avancimin e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e praktikës gjyqësore dhe…
Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, më 15 tetor do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të një turneu kur do të vizitojë edhe shtetet e tjera të rajonit. Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, në Kosovë ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Në agjendën e publikuar nuk bëhet e ditur se për çfarë çështjesh do të diskutojë shefja e KE-së me Osmanin dhe Kurtin. Turneun në Ballkanin Perëndimor shefja e krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian do ta nisë më 13 tetor në Tiranë, ku do të takohet me…
Avokati i Popullit, përmes Departamentit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me invaliditet, dërgoi apel publik te të gjithë pjesëmarrësit në Zgjedhjet Lokale 2025 të përmbahen nga përfshirja e fëmijëve në aktivitetet politike. “Përfshirja e fëmijëve në çfarëdo lloj aktiviteti politik, paraqet një formë të papranueshme të instrumentalizimit të fëmijës dhe shkelje të dinjitetit të tij dhe të drejtën e mbrojtjes nga ndikimi politik, të garantuar me Konventën për të drejtat e fëmijëve, Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe Kodin Zgjedhor, i cili parashikon që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore detyrohen të veprojnë në pajtim me parimet…

