Author: almakos

Dita e Mësuesit, 7 Marsi, festohet sot në të gjitha trevat shqiptare. Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri. E cilësuar si ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, sot të gjithë kujtojnë edhe mësuesit e parë të shkronjave shqipe. Dita e Mësuesit i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve dhe në këtë ditë, të gjithë së bashku nderojmë traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, si dhe të figurës së mësuesit. Mësuesit shqiptarë në çdo kohe e…

Lexo më Shumë

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vënies së tritolin në biznesin në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë. Njoftimi i policisë Zbardhet autorësia e vënies së një sasie lënde plasëse, në murin rrethues të një biznesi në Fushë Krujë, 2 ditë më parë. Shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të shtetasit D. M., se gjatë natës së datës 05.03.2025, në murin rrethues…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ka shprehur angazhimin e saj për të formuar një Qeveri të re. Udhëheqësi i saj, Albin Kurti, aktualisht kryeministër i Kosovës, ka bërë të ditur se po pritet certifikimi i rezultateve përpara se anëtarët e partisë së tij të diskutojnë hapat që do të ndjekin pas zgjedhjeve, sipas informatave të publikuara nga Evropa e Lirë. “Situata nuk ka ndryshuar në mënyrë që ne të ndryshojmë qëndrim ndaj kundërshtarëve tanë. Kemi përjetuar një luftë hibride ndaj Qeverisë sonë dhe LVV-së, dhe ne jemi dalë fitimtarë, prandaj fitimtari duhet të formojë Qeverinë e…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve dhe nxënësve për të bërë dhuratën më të veçantë. Ajo që dikur simbolizohej nga një tufë lulesh dhe një kartolinë falënderimi, sot është kthyer në një treg të mirëfilltë ku parfume luksoze, bizhuteri dhe deri edhe udhëtime të paguara janë bërë pjesë e traditës. Por sa kushton kjo festë për prindërit dhe a po zbehet vlera e vërtetë e mirënjohjes mes kësaj gare të dhuratave? Flasim për një gamë të gjerë dhuratash, nga librat dhe kuponët…

Lexo më Shumë

Kompania australiane, Cortical Labs, dhe shpikja e saj inovative kanë ndryshuar mënyrën si e shohim teknologjinë. Ata kanë prezantuar atë që ata e quajnë “kompjuteri i parë biologjik i zbatueshëm në botë”, një sistem që bashkon qelizat e trurit të njeriut me komponentë të avancuara të bazuara në silikon. Ky sistem, i njohur si CL1, u prezantua në MWC 2025 në Barcelonë dhe hap një epokë të re për aplikimet në inteligjencën artificiale dhe të mësuarin makinerik. CL1 është një sistem i veçantë që përbëhet nga një çip silikoni, i projektuar me kujdes për të lejuar zhvillimin e neuroneve njerëzore…

Lexo më Shumë

Sot në mbarë vendin shënohet “7 Marsi” e njohur si Dita e Mësuesit. Në gjithë vendin pritet që të mbahen aktivitete të ndryshme për të nderuar mësuesit për kontributin që kanë dhënë në edukimin e brezave. Më 7 mars 1887 u çel “Mësonjtorja Shqipe” në Korçë, për të vazhduar më pas me hapjen e disa shkollave shqipe në disa qytete të tjera të vendit, përshirë Pogradecin, Ohrin dhe qytete të tjera. Që nga kjo ditë “Mësonjtorja e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit  kombëtar dhe dita e çeljes së shkollë si festë, duke bërë kështu që çdo 7…

Lexo më Shumë

Pak çaste përpara se të largohej përfundimisht nga gara, Egli Tako u shpall fituese e çmimit “Miss Fitnessi” nga juria e Big Brother VIP Albania 4. Megjithatë, ajo nuk arriti ta shijonte këtë moment, pasi refuzoi të ngjitej në skenë për të marrë trofeun, duke u shprehur se nuk ndihej mirë. “Mezi u çova, nuk kam fuqi. Faleminderit shumë juria“, u shpreh Egli, duke lënë të kuptohet se gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë. Vetëm pak minuta më vonë, një zarf i kuq njoftoi zyrtarisht largimin e saj nga shtëpia. “Banorë, Vëllai i Madh ka marrë vendimin që…

Lexo më Shumë

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit dhe vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/s. Temperaturat: B. Curri 2-18 gradë Celsius Kukës 5-20 gradë Celsius Peshkopi 3-19 gradë Celsius Shkodër 6-22 gradë Celsius Lezhë 10-21 gradë Celsius Durrës 8-21 gradë Celsius Tiranë 10-23 gradë Celsius Elbasan 9-23 gradë Celsius Berat 7-23 gradë Celsius Fier 10-23 gradë Celsius Korçë 3-18 gradë Celsius Gjirokastër 3-23 gradë Celsius Vlorë 10-22…

Lexo më Shumë

22:19 | 6 Mars 2025E.HShërbimi postar shtetëror i Danimarkës, PostNord, në fund të vitit 2025 nuk do të dërgojë më letra, duke përmendur një rënie prej 90% në vëllimet e letrave që nga fillimi i shekullit. Vendimi i jep fund 400 viteve të letrës së kompanisë. 1500 kutitë postare të Danimarkës do të fillojnë të zhduken nga fillimi i qershorit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ministri i Transportit, Thomas Danielsen u përpoq të qetësonte danezët, duke thënë se letrat ende mund të dërgoheshin dhe të pranoheshin në të gjithë vendin. Një kompani tha se ishte e gatshme të merrte përsipër dërgesat.

Lexo më Shumë

Tashmë janë publikuar edhe pamje të reja nga momenti kur djali i reperit Unikatil, e godet një person pas ceremonisë së varrimit të xhaxhait të tij, Mentor Paloka. Nga pamjet duket se personi i cili është goditur ka qenë duke incizuar me telefon në ceremoninë e varrimit, për çka djali i Unikatilit ia tërheq vërejtjen. Sipas këtyre pamjeve , personi që është goditur reagon dhe më pas goditet me grusht, ku edhe ndërhyjnë të pranishmit dhe e largojnë drejt veturës.

Lexo më Shumë

Gjesti është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale pas largimit të Eglit Tako nga gara e Big Brother VIP Albania. Një video që po qarkullon me të madhe në platformën X (ish-Twitter) ka nxitur reagime të shumta, duke bërë që ndjekësit ta akuzojnë për mungesë empatie ndaj Eglit. Në videon e shpërndarë, Gjesti shfaqet në kuzhinë duke përgatitur diçka, ndërkohë që kërkon cigaret e Eglit: “A e din ku i ka lënë Egli cigaret, se qitash këta shkojnë e i marrin”, dëgjohet të thotë ai, pa shfaqur asnjë emocion lidhur me largimin e saj nga shtëpia. Ky moment…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë befasuese në Zyrën Ovale, duke e lënë të hapur mundësinë e zgjerimit të afatit për shitjen e aplikacionit TikTok nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në afatin fillestar. Gjatë një konference për shtyp, Trump shprehu një interes të dukshëm për TikTok, një platformë mediatike të njohur në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, e cila është bërë objekt i tensioneve shpesh politike dhe ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Ai theksoi se lajmi i madh ishte se ky vendim do të përfshinte gjithashtu një rol të rëndësishëm nga Kina. “Ne kemi shumë…

Lexo më Shumë