Author: almakos

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, urim ka dërguar edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Më poshtë po e përcjellim urimin e plotë: Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit,dëshiroj t’u uroj nga zemra të gjithë mësuesve dhe mësueseve tona për kontributin e madh që ata japin në formimin dhe edukimin e brezave të rinj. Ky është një moment i veçantë për të nderuar ata që me përkushtim dhe sakrificë mbajnë peshën e arsimit dhe dijes, duke kontribuar në forcimin e identitetit tonë kombëtar.Sot, dhe çdo ditë, kujtojmë misionarët e arsimit në gjuhën tonë amtare, ata që…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka sekuestruar pasuritë e Jusel Mici dhe Mendim Domi, dy organizatorëve të grupit kriminal të “Call Center” që u vodhi miliona euro evropianëve. Në pasuri janë të përfshira vila, apartamente, biznese, llogari bankare, makina dhe ara, të cilat prezumohen se janë rezultat  i veprimtarisë së kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta. Ndaj Jusel Mici dhe Mendim Domi rëndojnë akuzat “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp ku promovoi katin e renovuar të Klinikës Infektive, foli edhe për parkingun në Qendrën Klinike, ndërsa tha se marrëveshja me kompaninë shqiptare mund të anulohet nëse kundër saj janë qytetarët. “Tani ka ende filtra të caktuar që duhet të kalojnë nga Qeveria, nëse kalojnë, në rregull, nëse nuk kalojnë do të shpallim sërish konkursin. Nuk është nënshkruar marrëveshja. Nëse nuk i pëlqen publikut, unë jam për mosnënshkrimin e saj. Mendoj se parkingu në Qendrën Klinike po shkakton shumë ankth. Gjithmonë do të thotë shumë për mua ajo që dëgjoj nga…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se do të presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, para se të nisin konsultimet për formimin e qeverisë së re. Kjo deklaratë e Kurti-t erdhi pas ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 45-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës, një ngjarje që theksoi rëndësinë e institucioneve të paanshme dhe të profesionalizmit në shërbim të shoqërisë. Kryeministri theksoi se ndjenja e përgjegjësisë është kyçe në përmbushjen e detyrave që kanë përballë, duke u angazhuar për një qeveri që do të shërbejë…

Lexo më Shumë

Një sondazh i publikuar në Euronews tregon se pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, besimi ndaj Prokurorisë së Posaçme u rrit me 10 pikë – vlerësim që sipas analistëve reflekton perceptimin mbi pavarësinë po aq sa sjelljen e liderëve politikë ndaj SPAK-ut. Brenda një kohe të shkurtër, besimi i publikut tek Prokuroria e Posaçme u rrit me 10 pikë,  sugjeron Barometri i realizuar nga Datacentrum për Euronews Albania, rritje që autorët e sondazhit e lidhin me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Barometrit të publikuar të mërkurën me një kampionim të rastësishëm në të gjithë vendin dhe me 1600…

Lexo më Shumë

Prokurori Publik i Shtetit, Ljupço Kocevski, sot informoi se propozimin për shkarkimin e tij e ka marrë dje nga Këshilli i Prokurorisë Publike dhe për të gjitha pikat do të deklarohet në afat të arsyeshëm. Megjithatë, ai tregon se nga ajo që ka shqyrtuar, propozimi nuk përmban asnjë bazë për konstatimin e shkeljes së rëndë disiplinore. “(Qeveria) po i referohet të njëjtës gjë që ishte në media kohëve të fundit”, tha Kocevski në një deklaratë për media. Qeveria shton se, përveç përgjegjësisë ligjore, prokurori publik i nënshtrohet ose duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë më të gjerë shoqërore, veçanërisht para organit që…

Lexo më Shumë

Një djalë i mitur, Andi Cakkalli, i moshës 7 vjeç, ka humbur në qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm. I mituri ka veshur këmishë të bardhë, dhe pantallona jeshile. Më poshtë shihet fotoja e 7 vjeçarit, i cili po kërkohet nga blutë. Prindërit e tij ndodhen në panik, pasi ai u largua nga shkolla rreth orës 10:00, por nuk erdhi në shtëpi. Kushdo që mund të shohë të lajmërojë policinë. Sakaq, blutë janë mobilizuar për gjetjen e tij.

Lexo më Shumë

VLEN ka reaguar ndaj BDI-së, e cila sipas tyre, vazhdimisht flet në emër të luftës, por tashmë i ka shpallur luftë vetvetes deri në shkatërrim të plotë. “Mbrëmë, eksponentë të lartë të kësaj partie vajtonin publikisht për Besnik Eminin, por brenda natës e mbyllën tendën e tyre sapo në media doli dokumenti që tregon se ai kishte qenë pjesë e armatës që luftoi kundër UÇK-së. A mund të jetë rastësi që Besnik Emini, pjesë e Armatës së Maqedonisë gjatë vitit 2001, u gradua në gjeneral pikërisht nga BDI? Jo, sepse gjithçka që ka bërë kjo parti në këto 20 vjet…

Lexo më Shumë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është detyruar të shtyjë për në 12 mars procesin ndaj te pandehurve të dosjes “5D”. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e tagrit ligjor të avokatit e të pandehurit, Taulant Tushe, për të kërkuar ose jo gjykim të shkurtuar. Të pandehurit e tjerë të dosjes i qëndruan kërkesës për gjykim të shkurtuar. Nga hetimet e SPAK është provuar fakti se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish funksionarë në cilësinë e…

Lexo më Shumë

Deputetja aktuale dhe ish-ministre e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska konsideron se ndryshimet e fundit kadrore në Ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë të panevojshme, të papërshtatshme dhe një hap prapa. Ajo pretendon se shkarkimi i disa gjeneralëve me rekorde ushtarake jashtëzakonisht profesionale është i pajustifikuar dhe i papranueshëm. “Është e pakuptueshme që një Gjeneral që ka marrë gjithmonë vlerësime pozitive nga aleatët e tij dhe që ka ende shumë për t’i dhënë Ushtrisë, të “pensionohet” dhe të ricaktohet nga një Komandë operative në një Sektor të Ministrisë. Më shqetëson informacioni se individët të cilët në të kaluarën ishin refuzuar për certifikim…

Lexo më Shumë

Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion, por ka disa rregulla që është mirë t’i kemi parasysh për sigurinë tonë gjatë fluturimit. Kur flasim për udhëtimin me avion, për shumë njerëz zgjedhja e veshjes duket si një çështje komoditeti. Një triko e thjeshtë, xhinse dhe atlete janë përzgjedhjet më të zakonshme. Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm se disa zgjedhje veshjesh mund të jenë më të rrezikshme se sa duken, sidomos nga pikëpamja e sigurisë. Christine Negroni, një stjuardesë me përvojë, thekson se materiali i veshjeve tona ka rëndësi të madhe në rast emergjence në avion. Ajo paralajmëron që të…

Lexo më Shumë

Një 19 vjeçare në Berat është arrestuar pasi shfrytëzonte dy vajza, të cilat ishin motra, për prostitucionin, por njëra prej tyre ishte e mitur. Në pranga ka rënë shtetasja S.K., 19 vjeçe, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë motrat A.A., 19 vjeçe dhe e mitura. Po kështu, përgjatë të njëjtit operacion (Multiple), u arrestua shtetasi K.B., pasi dyshohet se vendoste baste sportive me celularë. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën e u sekuestruan  1 shufër hekuri, 1 elektroshok, 1 shkop bejsbolli, 2 maska dhe 7 celularë. I vëllai, shtetasi V.B., dhe i riu B.E., u proceduan në…

Lexo më Shumë