Author: almakos

Ish presidenti nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski vlerëson se Maqedonia e Veriut si vend i vogël, nuk guxon të vrapoj dhe të qëndroj krah për krah me Trumpin, kundër BE-së, duke pasur parasysh se edhe vendet e mëdha masin dhe peshojnë me mençuri se ku dhe si do të pozicionohen. Ai shtoi se për herë të parë po ndodh që  BE dhe SHBA, të jenë në anë të kundërta, prandaj është me rëndësi se ku pozicionohet RMV.  Stevo Pendarovski, ish president “Ne jemi vend i vogël, nuk jemi një superfuqi botërore, por nga më të voglat në Ballkan dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë akuza të rënda ndaj Milan Radoiçiq, një figurë e njohur për krimin e organizuar, duke zbuluar se ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është kërcënuar vazhdimisht nga ky i fundit. Gjatë një konference të përbashkët për media, Kurti ka theksuar se këto kërcënime kanë për qëllim të dëmtojnë reputacionin e Rashiqit para votuesve serbë dhe ta detyrojnë atë të ketë hapësirë më të vogël politike. Sipas tij, këto sulme janë një formë e qartë e shantazhit politik, për të cilin ai ka kërkuar që organet përkatëse të hetojnë me seriozitet. “Ministri Rashiq…

Lexo më Shumë

Nga koalicion VLEN në një komunikatë për media, kanë deklaruar se ata me Arben Taravarin në krye të ministrisë së Shëndetësisë po sjellin ndryshime në shëndetësi.Sipas tyre shëndetësia nuk do të jetë më viktimë e abuzimeve dhe keqpërdorimeve.“Falë ministrit Arben Taravari, Klinika Infektive, pas dekadash të lëna në harresë, është rikonstruktuar dhe pajisur me teknologjinë më moderne. Me një investim prej 1.5 milionë eurosh, kati i parë është transformuar në një hapësirë të denjë për pacientët dhe personelin mjekësor.Risitë kryesore që nuk kanë qenë deri dje por që sot janë të mundshme në këtë Klinikë. Analizator i automatizuar për diagnostikë…

Lexo më Shumë

Marrëveshja për donacionin, në vijim të bashkëpunimit solid dhe ndihmës konkrete të partnerëve britanikë, u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  Ilir Proda dhe nga përfaqësuesi i Zyrës së Operacioneve Ndërkombëtare të Departamentit të Operacioneve Ndërkombëtare të Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe, Stephen Law. Drejtor Proda  nëpërmejt  Stephen Law falënderoi Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe   për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme  dhe theksoi se:  “Bashkëpunimi i ndërtuar mbi profesionalizëm dhe besim reciprok, do të ndikojë drejtpërdrejt në revanshin e ligjit në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti”. Pajisjet…

Lexo më Shumë

Qeveria e VMRO-së vazhdon të tregojë karakterin e saj të vërtetë – shpërdorues, lakmitar dhe krejtësisht jashtë realitetit, thuhet në komunikatën e LSDM-së. “Përderisa mijëra familje në Maqedoni mezi ia dalin mbanë, ndërkohë që rrogat nuk mjaftojnë as për ushqimet elementare, zyrtarët e qeverisë së Hristijan Mickoskit po ushqehen me ushqime luksoze që qytetari i zakonshëm as që mund ta ëndërrojë. Papaja, mangoja dhe shparguj nuk mjaftonin qartë. Tavolinat e tyre tani përfshijnë salmon, karkaleca, oktapod, gaforre, biftek… Miliona dollarë para publike shpenzohen për ushqime ekskluzive, ndërsa punëtorët luftojnë për të mbijetuar me paga të mjerueshme”, thonë nga LSDM, “Ky…

Lexo më Shumë

Media amerikane MSNBC NEWS i ka kushtuar një artikull bashkëshortes së kryeministrit, Edi Rama,  Linda Ramës për fjalën së saj në samitin global të Revistës Forbes që u mbajt në Abu Dhabi. “Linda Rama, 60 vjeç, mund të njihet në skenën botërore si gruaja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, por dekadat e punës së saj advokuese për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë socio-ekonomike pas rënies së komunizmit në vendin e saj ka qenë thelbësore, veçanërisht për gratë dhe vajzat”. “Tre dekada më parë, nuk mund ta imagjinoja të takohesha me një prej jush,” i tha Linda Rama audiencës globale…

Lexo më Shumë

Teksa po diskutohej në Prime për daljen e saj nga shtëpia, Egli Tako bërë një reagim në InstaStory. “Mendohuni mirë para se të bëni një grua të qajë, sepse Zoti numëron lotët e saj. Gëzuar 8 marsin”, ka shkruar Egli Tako. Nuk dihet nëse ky është një ‘diss’ për Gjestin. Kujtojmë se aktorja u largua nga shtëpia me vendim të vëllait të madh për shkaqe shëndetësore. Po sapo nisi Prime, Ledion Liço e pyeti Gjestin si është ndjerë këto ditë. Gjesti: “Jo, të mira nuk jam munduar t’i mbuloj me të qeshura. Për shumë gjëra, nuk më ka bërë mirë…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në faqen e saj zyrtare ka publikuar listën e plotë paraprake e të gjithë emigrantëve që do votojnë nga jashtë për zgjedhjet e 11 majit, të cilët janë regjistruar në platformën PER të KQZ-së. Po kështu emrin mund të verifikohet dhe në aplikacionin e KQZ-së. Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bën të ditur se në datat 9-10 mars, të gjithë ata që ndodhen në listë mund të kërkojnë çregjistrimin nga platforma në rast se argumentojnë që do votojnë në Shqipëri, ose mund të ribëjnë kërkesën të gjithë ata emigrantë që…

Lexo më Shumë

Në një kohë të pasigurt politike dhe tregtare, Samsung po bën një ndryshim të rëndësishëm në menaxhimin e marrëdhënieve të saj publike për të naviguar në sfidat e tarifave që presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur. Shumë nga kompanitë kryesore të teknologjisë, përfshirë Samsung, kanë bërë donacione për fondin inaugurues të presidencës së Trump-it që në janar të vitit 2017. Ky angazhim fillestar mund të ketë qenë pjesë e strategjisë për të afruar marrëdhëniet me administratën e tij, për shkak të politikave të tij agresive në lidhje me taksat dhe tarifat tregtare. Presidenti Trump ka shprehur vazhdimisht qëllimin e tij…

Lexo më Shumë

Ndërsa ndryshimet globale marrin hov, Kosova po përballet me një moment kritik për të ardhmen e saj. Ku duhet të kërkojë mbështetje në këto kohëra të paqëndrueshme? Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë mbështetje? Me sfidat që e presin – nga dialogu me Serbinë deri tek anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare – ekspertët i sugjerojnë t’i forcojë lidhjet me BE-në dhe me aleatë përtej Perëndimit. Në katër javët e fundit, SHBA-ja i çoi mesazh Evropës që të mos llogarisë përgjithmonë në mbrojtjen prej saj, duke ngritur pyetje…

Lexo më Shumë

Vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që dhe ditën e diel gjatë paradites të kemi intervale të gjata me diell, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare. Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjelli në të gjithë territorin kalime vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në…

Lexo më Shumë

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania solli surpriza dhe emocione të forta për banorët, sidomos pas hapjes së Kutinës së Pandorës nga Gerta. Duke përfituar nga e drejta e saj, ajo duhej të nominonte tre banorë, dhe zgjedhja e saj ra mbi Rozanën, Laertin dhe Amberin. Megjithatë, ky vendim pati një efekt zinxhir: për shkak të një zgjedhjeje të mëparshme të Gjestit gjatë Valixhes së Tundimeve, Valbona dhe Laerti ishin të lidhur si një banor i vetëm. Kjo do të thoshte se Valbona automatikisht u bë pjesë e nominimit, duke e çuar numrin e të rrezikuarve në…

Lexo më Shumë