Ola Zenelaj dhe Gjesti kanë pasur ditët e fundit një përplasje të fortë me njëri-tjetrin. Banori nga Kosova ditën e djeshme (e martë) i hodhi vezë në kokë, gjë që shkaktoi reagime të shumta. E ky debat vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit, ku konkurrentit iu dha dënim: të çonte në televotim e të vishej me kostum si pulë. Krahas gjithë kësaj, Ola pas Prime-t ka qenë duke diskutuar me Jozin dhe Vserlon në tavolinë, ku bën një deklaratë të papritur. “Oh çfarë të kisha bërë me thupër more djalë?”, iu drejtua ajo në një moment. Kësaj iu bashkua edhe…
Author: almakos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në festën e shënimit të Ditës Kombëtare të Irlandës, të organizuar nga Ambasada e Irlandës në Kosovë. Në fjalën e tij të rastit, kryeministri shprehu krahas urimit për Ditën Kombëtare të Irlandës edhe atë për Ditën e Shën Patrikut, duke i cilësuar të dyja festat si një ditë që mishëron trashëgiminë e pasur, qëndrueshmërinë historike dhe shpirtin global të popullit irlandez. Ai theksoi se këto festa enkas përkujtojnë lidhjen e thellë që kanë irlandezët me kulturën dhe traditat e tyre. Sipas njoftimit për media, Kurti rikujtoi vizitën e tij në Irlandë gjatë…
Është shtyrë sërish seanca në Apelin e GJKKO ndaj Ajola Xoxës, e cila ka ankimuar vendimin për bllokimin e llogarive bankare. Shkak për këtë shtyrje është bërë pasi është legjitimuar një avokat tjetër dhe ai kërkon që të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet ditën e nesërme. Seanca e të hënës u shty pasi Gjykata kerkoi kohë për tu njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK. Ajola Xoxa argumenton se këto para janë të rregullta me burime të ligjshme dhe jo ashtu sic pretendon SPAK. Kujtojme qe Ajola Xoxa me vendim te GJKKO eshte lene nen masen e…
Ajola Xoxa është paraqitur sërish sot në Apelin e GJKKO ku do të zhvillohet seanca për lirimin e disa llogarive bankare, për të cilat bashkëshortja e Erion Veliajt kishte bërë ankim, pasi i janë bllokuar. [embedded content] Seanca e të hënës u shty pasi Gjykata kerkoi kohë për tu njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK. Ajola Xoxa argumenton se këto para janë të rregullta me burime të ligjshme dhe jo ashtu sic pretendon SPAK. Kujtojme qe Ajola Xoxa me vendim te GJKKO eshte lene nen masen e detyrimit te paraqitjes, nderkohe qe bashkeshorti i saj, Erion Veliaj eshte…
Një 33-vjeçar nga Laçi është arrestuar nga policia e shtetit për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale në Milano. I riu ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën prenale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale. Nderkohe Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi. Njoftimi Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 33”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.…
Është komentuar me debate të forta situata mes Olës, Viserlos dhe Gjestit, pasi ky i fundit i goditi me vezë në fytyrë. Ola dhe Viserlo reaguan të indinjuar ndaj veprimeve të Gjestit dhe kërkuan të merren masa drastike ndaj tij deri në përjashtim. Gjesti nga ana tjetër e mori me sportivitet situatën duke u shprehur se i vjen për të qeshur. Teksa “Vëllai i madh” vendosi që ta dërgojë Gjestrin në televotim.
Faktorë të tillë si ndotja e ajrit, pensionet e ulëta dhe kontratat e punës, po bahen nxitës të rinj të emigracionit. Por paga më e lartë, një jetë më e mirë për fëmijët dhe shërbimet më të mira shëndetësore janë tre arsyet kryesore që po shtyjnë shqiptarët të emigrojnë jashtë vendit, sipas një anketës të fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që mati ndjesinë në lidhje me sigurinë në 6 vendet e Ballkanit perëndimor. Anketa zbuloi një kategori të re emigrantësh në moshat e vjetra. Gjithnjë e më shumë po ikin nga vendi persona që po bashkohen me familjet e…
Linja hekurudhore Tiranë- Durrës nuk përfundon as gjatë këtij viti, ndërsa kostot e projektit janë rritur me 63 për qind që prej fillimit të punimeve. Në shkurt të vitit 2021, zyrtarët shqiptarë premtuan gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës se linja hekurudhore Tiranë- Durrës, bashkë me një segment të ri drejt Rinasit, do të rehabilitohej brenda 30 muajsh dhe do të kushtonte 69.6 milionë euro në total. Por katër vite më vonë, linja hekurudhore nuk ka përfunduar ende, ndërkohë që kostot e saj janë rritur me gati 63 për qind. Linja hekurudhore Tiranë- Durrës pritet të shkurtojë në 22 minuta…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.7 lekë dhe do shitet me 92 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.3 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117 lekë dhe do shitet me 118.2 lekë.
Një ngjarje e papritur ka ndodhur në spektaklin e së martës mbrëma të Big Brother VIP Albania 4, kur banorja Rizarta Hoxha ka akuzuar produksionin se ka transmetuar një bisedë të paautorizuar nga dhoma e rrefimit, duke shkaktuar shqetësim te publiku dhe vetë ajo. Në klipin që u transmetua gjatë “Prime”-it, Rizartës iu shfaq një bisedë e saj që kishte zhvilluar në dhomën e rrefimit, ku ajo shprehej se nuk i gjykon prindërit e saj, duke thënë se “aq kanë ditur dhe aq kanë bërë në rritjen e saj”. Kjo deklaratë, e cila u transmetua pa pritur, ka tingëlluar jo…
Në spektaklin e së martës mbrëma të Big Brother VIP Albania 4, u transmetuan pamjet e plota të momentit kur Gjesti goditi me vezë në fytyrë Vserlon, ndërsa më pas i theu një tjetër vezë në kokë Olës. Nga videot e shfaqura gjatë “Prime”-it, shihet qartë se Gjesti fillimisht ia heq kapelën Vserlos dhe më pas e godet në fytyrë me një vezë, duke shkaktuar reagime të ashpra brenda shtëpisë. Më pas, në një akt tjetër të revoltuar, ai i thyen një tjetër vezë në kokë Olës. Ky incident erdhi si pasojë e një përplasjeje mes banorëve. Gjesti dhe Aldo…
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sonte ka vendosur për masat ndaj të dyshuarve në rastin e blerjeve të dyshimta të mazutit. Ratko Kapushevskit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa Asmir Jahoskit, pronarit të “Pucko Petrol”, arrest shtëpiak. Edhe pse Jahoski do të vazhdojë të vuajë masën – arrest shtëpiak, në paraburgim do të vazhdojë të qëndrojë menaxheri i pompës së benzinës “Pucko Petroll”, Erxhan Sulkoski. Për rastin në fjalë, që lidhet me skandal të mazutit, Prokuroria ka njoftuar se është ngritur aktakuzë dhe se penalisht do të përndiqen 13 persona dhe një…