Jahmir Hyka ka vazhduar me formën e tij të mirë në kampionatin amerikan MLS. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë e ka nisur edhe një ndeshje si titullar për skuadrën e tij San Jose Earthquakes ndaj Vancouver Whitecaps. Vendasit ishin duke triumfuar me rezultat 2-0 pas 18 minutave të parë, por mysafirët rikthyen gjithçka dhe triumfuan në fund 3-2. Vetëm pas shtatë minutash lojë, ylli shqiptar Jahmir Hyka gjeti golin e parë në këtë takim. Një top i larguar nga mbrojtja mysafire shkoi deri tek Hyka i cili me një goditje të fuqishme shënoi për 1-0. Goli i sotëm për Hykën…
Author: almakos
26 August 2018 / 9:06 Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të shoqëruar me reshje shiu. Paradite moti do jetë me vranësirë lokale. Nga dreka dhe pasdite do të ketë ndryshim të theksuar të motit që do të vazhdojë gjatë natës si dhe gjatë ditës së nesërme. Do të ketë dhe reshje intensive të shiut, në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut me bubullima dhe erëra të forta. Do të ketë kushte edhe për paraqitje të breshërit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 16 deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej…
Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq kanë folur së bashku për herë të parë se ndryshimi i kufijve është opsioni më real për arritje të marrëveshjes mes dy vendeve. Duke folur në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Kosova është e vendosur që të arrijë një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht të obligueshme me Serbinë. Sipas tij, tani është koha që të arrihet një marrëveshje e tillë, por shtoi se për këtë qëllim, nevojitet ndihma e të gjitha palëve të përfshira. Thaçi foli edhe për idenë e korrigjimit të kufijve me…
Napoli ka arritur të fitojë me rikthim ndaj Milanit në ndeshjen e javës së dytë të Serie A, pasi nga 0-2 në fund triumfuan me rezultat 3-2. Skuadra e Carlo Ancelottit ka arritur të marrë fitore të madhe ndaj ekipit të Gennaro Gattusos. Ancelotti u tregua më i fortë se Gattuso (Getty Images) Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste të shumta dhe posedim të Napolit dhe me golin e shënuar nga ana e Milanit. Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e 15-të me anë të Giacomo Bonaventuras, i cili shënoi një gol të…
Napoli ka gjetur golin e barazimit në ndeshjen e javës së dytë të Serie A ndaj Milanit. Është përsëri mesfushori polak, Piotr Zielinski, i cili ka shënuar për 2-2. Goli i polakut erdhi në minutën e 67-të të ndeshjes. Ky gol erdhi pas një topi të kthyer nga zona e Milanit. /Telegrafi/ Napoli 2-2 Milan | Zielinski 67’ pic.twitter.com/G6oCu3yA3U — Maç Özetleri TV (@macozetleritv) August 25, 2018
Milani ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen e javës së dytë të Serie A ndaj Napolit. Është mbrojtësi italian, Davide Calabria, i cili ka shënuar një gol të bukur për epërsinë 0-2. Goli i Calabrias erdhi në minutën e 49-të të ndeshjes. WATCH: Calabria slots it home, 2-0! #NapoliMilan 0-2. pic.twitter.com/XSdeMqa5OQ — SempreMilan (@SempreMilanCom) August 25, 2018 Ky gol erdhi pas asistimit nga ana e spanjollit Suso. Megjithatë, Napoli u kthye në lojë duke ngushtuar epërsinë pas vetëm katër minutave. Ishte Piotr Zielinski, i cili shënoi gol të bukur për 2-1 pas asistimit të Jose Callejon. /Telegrafi/ #Zielinski! Il…
Miralem Pjanic ia ka kushtuar klubit të Juventusit golin e tij në ndeshjen kundër Lazios. Bianconerët fituan me rezultat 2-0 kundër ekipit nga kryeqyteti italian, ndërsa mesfushori boshnjak shënoi një gol të bukur me vole në pjesën e parë. Festa e lojtarëve të Juve (Getty Images) Golin tjetër të Zonjës së Vjetër e realizoi Mario Mandzukic, në gjysmën e dytë të ndeshjes së zhvilluar në Torino. “Nivelet e kondicionit nuk janë në nivelin më të mirë tash për tash, por bëmë paraqitje të mirë në disa raste”. Lexo po ashtu: “Akoma nuk keni parë Juven e mprehtë, mirëpo është e…
25 August 2018 / 17:07 Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një intervistë për Alsat-M deklaroi se marrëveshja për njohjen e patentave të shoferëve nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë, dhe asaj të Republikës së Kosovës dhe anasjelltas, së shpejti do të zyrtarizohet. Edhe për Republikën Federale të Gjermanisë edhe për Republikën e Kosovës patëm negociata të hapura, negociatat mbaruan me të dyja vendet, kanë kaluar nga ana e Qeverisë maqedonase të dy marrëveshjet finale dhe autorizimi për nënshkrimin e atyre marrëveshjeve. Tani mbetet një termin edhe nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë edhe nga ana…
25 August 2018 / 16:35 Fleta të thjeshta pa vulë dhe llogari fiskale ndahen për parkim në Strugë gjatë gjithë verës. Për këtë paguhet 50 denarë. Përveç emrit të Ndërmarrjes Publike për Aktivitetet Komunal “Eko”, që tregon se me ato menaxhon Ndërmarrja Publike e sapoformuar “Eko Struga”, numrit serial dhe zonës së parkimit, nuk figuron gjë tjetër. Qytetarët që i kemi intervistuar dyshojnë ligjshmërinë e pagesës së parkimit, që kushton 50 denarë. Kjo është një situatë e pastër ku mund të vijë deri te abuzimi dhe përvetësimi në mbledhjen e parave komunale që mund të humbasin çdo lloj gjurme dhe…
Vincent Kompany sot (e shtunë) ka bërë plot 10 vite nga debutimi i tij me fanellën e Manchester Cityt në Ligën Premier. Që nga ky debutim, mbrojtësi belg ka zhvilluar plot 250 ndeshje. Mbrojtësi 32-vjeçar ka shkuar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e klubit anglez. Kjo pasi, Kompany sot ka bërë plot 10 vite nga ndeshja e tij e parë e luajtur me fanellën e Cityt në Ligën Premier. 10 years since his debut ✍️ 3 Premier League trophies ??? And today @VincentKompany makes his 250th Premier League appearance ? pic.twitter.com/HwG4BZf5VY — B/R Football (@brfootball) August…
25 August 2018 / 16:21 Një fëmijë 2 vjeçarë, i cili ka humbur jetën dje në Klinikën Infektive, ka vuajtur nga një sëmundje ngjitëse e rrallë. Sëmundja e fëmijës ka filluar 24 orë para pranimit në Spital ku dhe ka marrë terapinë fillestare në Prilep. Pas konsultimeve me infektologët është udhëzuar për Klinikën e Shkupit ku dhe janë kryer menjeherë trajtimet e nevojshme thotë Milena Stevanoviq nga Klinika Infektive. Sipas mjekes Stevanoviq kjo sëmundja zhvillohet shpejtë dhe simptomat shpesh janë jospecifike e sidomos tek fëmijet deri në moshën 4 vjeçare. Menjëherë është kryer kujdesi intenziv në Klinikë. Janë marrë masat…
25 August 2018 / 16:05 Më thoni nëse ministria ka sigurua plan aksionar, që do të garantojë një proces të qetë gjatë fushatës dhe për ditën e votimit në referendum? Roli jonë në çdo proces zgjedhor, apo në mbajtjen e referendumit, fillon nga momenti i shpalljes së procesit zgjedhor, apo referendumit, përmes bashkëpunimit që kemi me KSHZ-në. Sigurisht se përgatitet ministria në bazë të planeve, të ketë qetësi, siguri dhe stabilitet në Maqedoni, të garantohet proces zgjedhor i qetë, që do të mundësojë që qytetarët të vendosin vetë në referendum. Si ministër, a mund të thoni se institucioni me të…

