26 August 2018 / 9:06
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të shoqëruar me reshje shiu.
Paradite moti do jetë me vranësirë lokale. Nga dreka dhe pasdite do të ketë ndryshim të theksuar të motit që do të vazhdojë gjatë natës si dhe gjatë ditës së nesërme. Do të ketë dhe reshje intensive të shiut, në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut me bubullima dhe erëra të forta. Do të ketë kushte edhe për paraqitje të breshërit.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 16 deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 29 gradë.
Në Shkup në mëngjes moti do të jetë me vranësira të vogla mesatare, ndërsa pasdite mot i paqëndrueshëm, me shi lokal.
Reshje të vazhdueshme të shiut dhe rënie të temperaturës do të kemi gjatë ditëve të ardhshme njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik. Në disa pjesë të vendit pritet të ketë shi të rrëmbyeshëm.


