Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, duke lënë pas vetes britanikun Lewis Hamilton. Hamilton u nis nga vendi i parë në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës, pasi e la prapa rivalin për titull, Vettel, gjatë provave zyrtare në pistën Spa-Francorchamps. Por, në fund ishte piloti gjerman i Ferrarit, Vettel, i cili triumfoi duke lënë pas vete britanikun, ndërsa podiumi u plotësua nga Max Verstappen. Vettel: “I had a great start. I think I timed it well and as soon as I was ahead I was quite relieved!” #BelgianGP ??…
Author: almakos
26 August 2018 / 16:47 Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk duan të flasin për kërkesën e liderit partiak Kristijan Mickoski, që të heqin dorë nga paratë shtetërore që i takojnë partisë së tij për fushatë në referendum, me qëllim që ato mjete të ridestinohen për rindërtimin e gjimnazit të Tetovës. Deputetja Daniela Rangelova refuzoi ta komentojë thirrjen publike të Mickoskit. Ajo nuk deshi të flas as për atë pse partia më e madhe opozitare akoma nuk ka qëndrim përfundimtar për pjesëmarrje në referendum. Derisa deputeti Pavle Bogoevski thotë se VMRO-DPMNE nuk ka qëndrim unik dhe punon në dëm të qytetarëve. VMRO-DPMNe…
26 August 2018 / 16:31 Aleanca për shqiptarët mbështet referendumin e 30 shtatorit, kështu deklaroi kreu i kësaj partie pas mbledhjes së Kuvendit qendror të partisë. Ai tha se edhe pse nuk kanë qenë pjesë e bisedimeve të arritjes së marrëveshjes me Greqinë dhe formulimit të pyetjes për referendumin partia e tij do e mbështes Referendumin përmes fushatës për integrimin e vendit në BE dhe NATO. Qëndrimi i Aleancës për shqiptarët i Kuvendit qendror është që do të mbështes referendumin për anëtarësim të vendit në NATO dhe BE me vërejtjet tona që i kemi thënë edhe më herët dhe që…
26 August 2018 / 16:14 Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Alsat ka theksuar se vendi ka përpara një shans historik, dhe se për çështje historike nevojitet edhe përgjegjësi historike. Sipas tij referendumi nuk ka lidhje me partitë politike e as me qeverinë, sepse ato ndryshojnë, por është vendimtarë për të ardhmen e vendit. Z. ministër sa ka kapacitet Maqedonia që t’i përmbush të gjitha kushtet e nevojshme për anëtarësim në NATO, të cilat ishin të theksuara edhe në dokumentin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs, Jens Stoltenberg? Negociatat për anëtarësim, pas ftesës…
26 August 2018 / 15:41 Pas shpalljes së Statistikave shtetërore se paga neto mujore në vend u rrit për mbi 6 për qind në nivel vjetor dhe arriti në mbi 24 mijë denarë, ky informacion ka shkaktuar shumë reagime në publik. Tema e përjetshme midis qytetarëve është fuqia blerëse dhe standardi. Institucionet njoftojnë se ka përmirësime në gjendje, por qytetarët thonë se nuk kanë përjetuar ndonjë ndryshim në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës. “Kam rrogën 25,000 denarë, por ama kam punuar ditë e natë.” ” Ne kemi nevojë për 500 deri 600 euro për një jetë më të…
26 August 2018 / 15:30 Dhjetëra piktorë nga vendi dhe shtete të ndryshme të botës, duke filluar nga Amerika, Kanadaja, Franca, Koreja e Ballkani, për gjashtë ditë me radhë, do të qëndrojnë në Gostivar, në koloninë e arteve, të organizuar nga shoqata e piktorëve Draodrakum. Kolonia ka filluar me aktivitete të nivelit rajonal, por, në mënyrë graduale është rritur në një koloni ndërkombëtare dhe e nivelit të lartë. Pesë apo gjashtë vitet e fundit, kemi pasur artistë nga e gjithë bota, nga Australia e deri në Amerikë pra artistë që kanë qenë dhe janë të njohur në vendet e tyre pra,…
26 August 2018 / 14:59 Me rastin e 108 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u ndanë çmimet për arritjet e shquara në interes të shtetit në fushën e humanizmit, solidaritetit njerëzor dhe nxitjen e mirëkuptimit dhe zhvillimin e bashkëpunimit, midis popujve, kulturave dhe feve të ndryshme. Fitues të çmimit ishin piktori me famë botërore Omer Kaleshi si dhe humanistja Lençe Zdravkin. Me të vërtetë sot jam shumë e krenarë së bashku me të gjithë këto pjesëmarrës këtu dhe me gjithë Maqedoninë. Unë nuk do të kisha mund të bëjë asgjë nëse nuk ishin…
26 August 2018 / 12:21 Ministri i Shqipërisë për Punë të Jashtme dhe për Evropë Ditmir Bushati, në një intervistë për gazetën “Panorama” tha se dëshiron referendum të suksesshëm për Maqedoninë më 30 shtator, me çka, sipas tij hapen mundësitë për zhvillimin e vendit. Dëshirojmë që referendumi i 30 shtatorit qytetarët ta përkrahin pikërisht fillimin e procesit të paqes. Maqedonia para saj ka mundësi që nuk kthehet. Në këtë proces, roli i shqiptarëve është vendimtar. Stabiliteti demokratik, marrëdhëniet ndëretnike dhe anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO është në interes të shqiptarëve. Plotësimi i obligimeve që dalin nga ky proces është…
26 August 2018 / 11:28 Siç ka informuar MPB , dje rreth orës 14:30 në Stacionin Policor Dellçevë është paraqitur se në rrugën “4 Korriku” në shtëpinë e tij, ka kryer vetëvrasje me armë zjarri 19 vjeçari D.Sh. MPB njofton se akti është kryer me armë zjarri.
Për Marina Vjollcën duket se nuk janë ditët më të mira në ekranet televizive. Mesditën e kuzhinës e marrin djemtë, Alfio Rrotani me kolegun Indrit. Të njejtin fat do e ketë edhe Nevina Shtylla, e cila nuk do të prezantojë më ‘Jo vetëm modë’, program i cili duket se do mbyllet. Por, në promon paralajmëruese të sezonit, krahas Nevinës dhe Arjolës mungon një tjetër figurë, që pati vëmendjen qendrore në promot e viti të kaluar si prurje e madhe. Marina Vjollca, nuk figuron askund në paralajmërimet e sezonit. Duket se ‘C’est la vie’ nuk do ketë sezon të dytë, shkaku…
26 August 2018 / 10:39 Sot është ditëlindja e Shën Nënë Terezës. Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë. Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Për vlerat e saja jetësore, Nëna Terezë nga Kisha e Shenjt në Vatikan u shpall Shën Tereza.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Twitter, ka shprehur ngushëllimet e tij, me rastin e vdekjes së senatorit amerikan John McCain. ”I gjithë populli i Kosovës dhe unë, u jemi bashkuar dhimbjes së familjes e miqve me rastin e ndarjes nga jeta të senatorit amerikan, JohnMcCain. Një nga udhëtimet e tij jashtë vendit ishte ai i vitit 2017 në Kosovë, kur unë i dhashë atij urdhrin më të lartë të meritës. Ai ishte një ndër heronjtë e fundit të vërtetë të kohës sonë”. People of #Kosovo & myself join the family, friends of @SenJohnMcCain, as…

