26 August 2018 / 14:59
Me rastin e 108 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u ndanë çmimet për arritjet e shquara në interes të shtetit në fushën e humanizmit, solidaritetit njerëzor dhe nxitjen e mirëkuptimit dhe zhvillimin e bashkëpunimit, midis popujve, kulturave dhe feve të ndryshme. Fitues të çmimit ishin piktori me famë botërore Omer Kaleshi si dhe humanistja Lençe Zdravkin.
Me të vërtetë sot jam shumë e krenarë së bashku me të gjithë këto pjesëmarrës këtu dhe me gjithë Maqedoninë. Unë nuk do të kisha mund të bëjë asgjë nëse nuk ishin qytetarët e vendit, organizata, institucionet, shoqatat dhe unë përkulem para të gjithë atyre”- tha Lençe Zdravkin, fituese e Çmimit Nënë Tereza.
Përndryshe Anjezë Gonxhe Bojaxhiu ose Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 në Shkup dhe vdiq më 5 shtator 1997. Pas moshës 18 vjeçare ajo u shpërngulë në Indi ku tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë. Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Për vlerat e saja jetësore, Nëna Terezë nga Kisha e Shenjt në Vatikan u shpall Shën Tereza.
Valmira Zendeli


