Author: almakos

Aktori i madh Robert Duvall ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Gruaja e tij, Luciana, njoftoi se ai ndërroi jetë të dielën, më 15 shkurt, në shtëpinë e tyre, sot (16 shkurt), nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale: “Dje i thamë lamtumirë bashkëshortit tim të dashur, mikut tim të çmuar dhe njërit prej aktorëve më të mëdhenj të kohës sonë. Bobi ndërroi jetë në paqe në shtëpi, i rrethuar nga dashuria dhe kujdesi”. Në të njëjtin postim, ai shtoi: “Për botën ai ishte një aktor, regjisor dhe tregimtar fitues i çmimit Oscar. Për mua ai ishte thjesht gjithçka. Për secilin…

Lexo më Shumë

Operacioni i SPAK, kundër mashtrimeve të qytetarëve të huaj me Call-Center të ngritur në Shqipëri, regjistron një tjetër të arrestuar. Dhe është pikërisht një shtetas i huaj, pjesë e grupit të organizuar të mashtrimeve me dëm miliona euro ndaj qytetarëve, në bursat Forex. I arrestuari sot në Tiranë nga policia me urdhër të Prokurorisë është italiani Cosimo Notari Stefano. Burime zyrtare thanë se ky ndalim është kryer në kuadër të operacionit kundër Call-Center, i cili ka dhjetëra të arrestuar dhe persona në kërkim apo nën hetim, në goditjen e kryer pak javë më parë. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe…

Lexo më Shumë

Shirat e rrëmbyeshëm nga ditët e kaluara kontribuan në rritjen e nivelit të Vardarit, i cili sot në Veles në vendin matës te Ura e Vjetër ishte i lartë 198 centimetra për dallim nga 132 të djeshme, një rritje prej 66 centimetrash, dhe kjo shkaktoi përmbytje të kejit të Vardarit nga të dyja anët veçanërisht nga ana e djathtë ku tërësisht është nën ujë, ndërsa nga ana e majtë e kejit, janë përmbytur vetëm shkallët. Ndryshe sot Vardari në Veles është me nivel të rritur edhe në Parkun e qytetit, dhe nga ana tjetër e kopshteve në Reçan, por aktualisht…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti procedurë ndaj një personi për vepër penale të vazhdueshme – Fshehje, sipas nenit 239 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. I dyshuari 35 vjeçar e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare – menaxher në dyqan në një qendër tregtare në Çair, si dhe besimin e dhënë dhe qasjen në arkat dhe kasafortën, dhe në periudhën nga 18.12.2025 deri më 04.02.2026, ai vazhdimisht ka marrë mjete që i janë besuar. Ai nuk i ka depozituar paratë nga qarkullimi ditor në kasafortë dhe as nuk ia ka dorëzuar një personi…

Lexo më Shumë

Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, debati mbi buxhetin e vitit 2026 ka nxjerrë në pah tensione të forta mes pozitës dhe opozitës. Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e analistëve dhe qytetarëve, duke u bërë një temë e nxehtë diskutimi. Instituti GAP ka realizuar një analizë të detajuar mbi shpërndarjen e investimeve kapitale, duke evidentuar pabarazitë e dukshme në alokimin e fondeve midis komunave dhe partive politike që i drejtojnë ato. Gjatë seancës, përfaqësuesit e grupeve parlamentare shprehën mendime të ndryshme për buxhetin e miratuar nga Qeveria. Arbërie Nagavci, nga Lëvizja Vetëvendosje, theksoi se ky është buxheti më…

Lexo më Shumë

Në periudhën nga 09.02.2026 deri më 15.02.2026, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, në zonat e qyteteve dhe në Korridoret ku janë vendosur kamera, janë regjistruar gjithsej 4.490 kundërvajtje trafiku, që paraqet një ulje prej 10% krahasuar me javën e parë të muajit shkurt, kur ishin regjistruar 4.991 kundërvajtje. Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve të evidentuara, pjesa më e madhe janë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar – 4.297 raste. Më pas vijojnë 33 raste për kalim në sinjal të kuq (dritë e kuqe), si dhe 160 raste për drejtim mjeti me leje qarkullimi të skaduar. Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën gjyqësore në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ironizoi akuzat ndaj tij për “grup të strukturuar kriminal” në lidhje me dosjen “Sterilizimi”. Gjatë fjalës së tij para trupit gjykues, Beqaj deklaroi se prokuroria nuk ka hetuar në terren zbatimin e kontratës për sterilizimin, e cila sipas tij përfundon më 8 mars të këtij viti. “Ndjesë, se do them një gjë që nuk është brenda procedurës. Kontrata për të cilën jemi këtu mbaron më 8 mars. Unë do të doja të shkoni ta vizitoni vetë realitetin e kontratës. Prokurorët nuk…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në promovimin e librit të Ahmet Shalës me titullin “Kur heshtja flet”. Ahmeti në fjalën e tij tha se ndaj ish-krerëve të UÇK-së por bëhet gjykim i padrejtë me akuza për vepra të pabëra. “Të gjithë e dimë se bëhet një gjyq i padrejtë, akuza për vepra të pa bëra vetëm pse ishim atdhetar, çlirimtar dhe organizator të rezistencës dhe luftës. Ne nuk do të thyhemi, ashtu siç nuk thyhen edhe familjet e shokëve dhe bashkëluftëtarëve që gjenden në Hagë. Ne do të veprojmë guximshëm për të vërtetën”, tha Ahmeti. Ndërsa sa…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Itali, ku dy skiatorë humbën jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një orteku bore në Luginën e Aostës. Bëhet me dije se njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, e ndërsa tjetri në urgjencën e spitalit Molinette të Torinos. Ndërsa skiatori i tretë është transportuar në spital dhe ka marrë plagë të rënda. Mediat italiane shkruajnë se në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekipet e Shpëtimit Alpin të Aostës dhe ekipi i Guardia di Finanza nga Entrèves. Dy ekipe të shpëtimit kontrolluan zonën me helikopterë, duke përdorur sinjale të…

Lexo më Shumë

Në një moment kritik për financat publike, Ministri i Financave, Hekuran Murati, prezantoi projektligjin për buxhetin e vitit 2026 para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ky projektligj, i cili ka hasur vonesa të shumta, është thelbësor për të garantuar stabilitetin financiar dhe zhvillimin e vendit. Si do të ndikojë ky buxhet në jetën e qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik? Murati theksoi se, megjithëse projektligji ishte dorëzuar në afatin e parashikuar, ai nuk kishte hyrë në fuqi për shkak të pengesave institucionale. Kjo situatë ka shkaktuar vonesa në miratimin e buxhetit, duke e lënë vendin në një gjendje të paqartë financiare.…

Lexo më Shumë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Gëzim Salën me detyrë Drejtor në Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), i cili është vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Sipas organit të akuzës, hetimet nisën pas një kallëzimi të vetë AMP-së lidhur me punësimin në kundërshtim me ligjin të Muçi Shaljanit, i cili humbi jetën në rreth rrotullimin e Rinasit, në një atentat ku u vra edhe Gilmando Dani, krahu i…

Lexo më Shumë

Nga komuna e Sarajit thonë se banorët e Sarajit të prekur nga vërshimet mund të dorëzojnë fletëparaqitje për vlerësimin e dëmeve në banesa, objekte ndihmëse dhe pasuri të tjera. Afati është nga 16 deri më 23 shkurt, ndërsa komisioni i komunës do të verifikojë dëmet dhe ndihmojë banorët me dokumentacionin e nevojshëm. “Njoftohen të gjithë banorët e vendbanimeve të Komunës së Sarajit, të cilët janë prekur nga vërshimet e dendura të ditëve të fundit, mund të paraqesin fletëparaqitje për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objekte banimi, objekte ndihmëse, pajisje dhe pasuri të tjera. Komisioni i formuar nga…

Lexo më Shumë