Author: almakos

Rita Ora është një ndër artistët më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Bukuroshja jonë është shpërblyer së fundi në MTV Video Music Awards, duke fituar çmimin e “Bashkëpunimit më të mirë” në saje të këngës “Lonely Together” të sjell me DJ e ndjerë Avicii. Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku sjell imazhe dhe video mjaft provokuese, të cilat nuk lënë vend për imagjinatë. Biondina së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet lakuriq, gjersa gjoksin e mbulon me duar. Lexo po ashtu: “Flisni me mua. Prisni, çfarë”, ka shkruar 27-vjeçarja që…

Lexo më Shumë

31 August 2018 / 9:45 Në Gjykatën e Apelit sot duhet të mbahet seancë publike për ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për dënimin me burg në rastin “Tank” për furnizimin e mercedesit luksoz. Stafi pesë-anëtarësh i Gjykatës së Apelit përbëhet nga: Cvetanka Periq, kryetarja e Këshillit, gjykatësja Tanja Mileva dhe anëtarët Tanja Dukovska, Lidija Çapeva dhe Enver Bexheti. Gjykata dje e shtiu këtë seancë për sot për shkak se ish-kryeministri ishte në gjykim në rastin tjetër “Dhuna në Komunën Qendër”. Sot Nikolla Gruevski e ka ditëlindjen dhe mbush 48 vjet.

Lexo më Shumë

Muaji shtator sjell shumë emocione për prindërit. Fëmijët nisin shkollën, prindërit arrijnë një etapë të re në jetë dhe kjo padyshim që është një ndjenë e veçantë. E për herë të parë këtë ndjesi e ka përjetuar edhe aktorja e njohur shqiptare, e cila tashmë jeton dhe vepron në SHBA, Yllka Gashi. Kjo e fundit së bashku me bashkëshortin e ka përcjell vajzën e vetë si nxënëse e klasës së parë. Përmes llogarisë personale në Instagram, aktorja më mirë e njohur si Zana e “Familjes Moderne”, ka publikuar disa fotografi dhe ka lënë një mesazh. “Nina ime. Drita e syve…

Lexo më Shumë

30 August 2018 / 22:02 Për momentin para “Portës triumfale” në Shkup po bëhen përgatitje për vendosjen e numëratorit, të paralajmëruar nga Kryeministri Zoran Zaev. Numëratori që duhet të numërojë paratë e kthyera nga keqpërdorimet e pushtetit të kaluar së shpejti do të vendoset në Portën Maqedonia. Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se numëratorin do ta paguajë nga xhepi i tij dhe do t’ia japë Ministrisë së Kulturës, e cila e ka nën kompetenca portën triumfale. Sipas kryeministrit, pas përfundimit të procesit të kthimit të parave, numëratori do të vazhdojë të masë dhe të tregojë temperaturën…

Lexo më Shumë

Këngëtarja Leonora Jakupi nuk ka qenë edhe shumë aktive këtë verë sa i përket prurjeve të reja muzikore. Megjithatë, këngëtarja pritet që shumë shpejt të sjellë diçka të re për fansat e saj. Së fundmi, ajo është pritur në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili i premtoi asaj se do i rikthejë në vendin tonë eshtrat e të atit të saj të ndjerë, i cili ishte dëshmor lufte. Leonora Jakupi u prit në zyrën e kryeministrit, Ramush Haradinaj (Foto: Leonora Jakupi/Instagram) Me një paraqitje mjaft të thjeshtë dhe elegante, Leonora u paraqit dje në Qeverinë e Kosovës.…

Lexo më Shumë

30 August 2018 / 19:14 Presidenti Hashim Thaçi ka theksuar se gjatë takimit që ka pasur kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, e ka përgëzuar atë për qëndrimin e liderëve shqiptarë për rolin aktiv dhe përcaktues në zgjidhjen e problemit të emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Postimi i Thaçi në Facebook:Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, me të cilin kemi bashkëbiseduar për gjendjen politike në Kosovë, Maqedoni dhe rajon. E përgëzova liderin e PDSH-së për qëndrimin e liderëve shqiptarë për…

Lexo më Shumë

30 August 2018 / 18:32 Qeveria pret ekspansion ndërtimorë nga mesi i vjeshtës dhe dimrit. Në tremujorin e tretë e sidomos në të katërtin, do të ketë rritje drastike të realizimit të investimeve kapitale. Këto janë parashikimet e reja optimiste të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski pasi u publikua se në shtatë muajt e parë të vitit janë shpenzuar vetëm 20% nga 390 milionë eurot e parapara për projekte kapitale, që është niveli më i ulët në 10 vitet e fundit. Presim intensifikimin e punëve në pjesën e gazifikimit pasi është intensifikuar puna me shpronësimin e gazifikimit, për…

Lexo më Shumë

30 August 2018 / 18:12 VMRO-DPMNE-ja thotë se është “pro” BE-së dhe NATO-s por kundër marrëveshjes, siç e quajnë ato, kapituluese më Greqinë. Nga partia e Mickoskit thonë se është nënçmuese që kundërshtimi i marrëveshjes me Greqinë të barazohet me refuzim të vlerave evropiane. Pjesa më e madhe e qytetarëve është për integrim në NATO dhe BE por fuqishem i kundërvihet marrëveshjes kapituluese të cilën e nënshkruat me fqiun tonë jugor. Marrëveshja të cilën e nënshkruat me Greqinë nënkupton fshirje të identitetit maqedonas. Me marrëveshjes kapituluese ndryshohet emri i Republikës së Maqedonisë, ndryshohet Kushtetuta, gjuha maqedonase, nacionaliteti maqedonas, kultura, historia…

Lexo më Shumë

30 August 2018 / 17:24 Numëratori që duhet të numërojë paratë e kthyera nga keqpërdorimet e pushtetit të kaluar së shpejti do të vendoset në Portën Maqedonia. Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se numëratorin do ta paguajë nga xhepi i tij dhe do t’ia japë Ministrisë së Kulturës, e cila e ka nën kompetenca portën triumfale. Sipas kryeministrit, pas përfundimit të procesit të kthimit të parave, numëratori do të vazhdojë të masë dhe të tregojë temperaturën në qendër të Shkupit. Vendosja e një numëratori në Portën Maqedonia ishte një nga premtimet e fushatës së LSDM-së. Alsat-M

Lexo më Shumë

30 August 2018 / 16:13 Qeveria e kryeministrit Zaev fajësohet për zvogëlimin numrit të lindjeve të foshnjave. Këto akuza i bëri sot VMRO-DPMNE-ja, duke pretenduar se në kohën e tyre, janë angazhuar në rritjen e natalitetit, apo rritjen e numrit të foshnjave të lindura. Deputeti opozitar Vllatko Gjorqev, tha se kjo vjen si pasojë e politikave anti-familjare dhe anti-ekonomike që po i bën Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja. Gjorqev madje shoti se për shkak të gjendjes së keqe sociale, shumë njerëz po ikin jashtë shteti.  Politikat katastrofale të Qeverisë së Zoran Zaev, kanë bërë që Maqedonia të përjetojë numrin më…

Lexo më Shumë

Miliarderi François-Henri Pinaulte ka befasuar bashkëshorten, aktoren e famshme të Hollivudit me një ceremoni të rizotimit të martesës pas 10 vjetësh. “Këtij viti po i vjen fundi dhe momenti më i mirë ishte kur burri organizoi rivendosjen e besëlidhjes. Unë nuk e vesha vellon e dasmës pasi që tha tha se do të më dërgonte në spa banjë,” shkroi Salma Hayek. Domethënë, burri i saj, një miliarder i shquar francez, befasoi Salma me një ceremoni ku përtërin zotimet e tyre të për dashuri të përjetshme për herë të tretë. Henry dhe Salma janë të martuar para dhjetë vjetëve, ku ishin…

Lexo më Shumë

30 August 2018 / 15:48 Shumica nisi zyrtarisht fushatën për referendumin e 30 shtatorit mbi marrëveshjen me Greqinë. Partitë e koalicionit qeveritar, partitë jashtëparlamentare dhe OJQ-të janë rreshtuar nën moton “Bashkë PËR Maqedoninë Evropiane”. Ditë më parë, partitë e shumicës parlamentare, subjekte jashtë parlamentare dhe jo politike zyrtarizuan koalicionin për referendum. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se referendumi është produkt i konsensusit nacional dhe se ky referendum nënkupton pavarësi të dytë për Maqedoninë. Zaevi i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit që të përfshihen në fushatë dhe të mbështesin referendumin. Të gjithë ne e kemi për obligim që të dalim dhe…

Lexo më Shumë