31 August 2018 / 16:16 Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski tha se nëpër institucionet shtetërore ende ka forca sipas tij destruktive që dëshirojnë që ndikojnë negativisht në rezultatin e referendumit. Spasovski tha se asnjë nga këta persona që mendojnë se janë mbi ligjin, nuk do të shpëtojnë pa u përgjigjur para organeve kompetente, nëse me ose pa qëllim përziejnë profesionin e tyre me politikën. Megjithatë, edhe pas zërave të ndryshme se edhe elementë policorë të politizuar tentojnë të mos përmbushin detyrat e ngarkuara, Spasovski tha se politizimi nuk do të gjejë vend në strukturat policore. Por gjithmonë, në…
Author: almakos
31 August 2018 / 15:51 Për më shumë e katër orë, ministri i administratës ka dëshmuar para gjykatës për hyrjen e dhunshme në Kuvend vitin e kaluar. Mançevski pohoi se ka parë një person me armë i cili vazhdimisht është përqendruar tek Zoran Zaev. Ai ka shtuar se është goditur me gjësende të ndryshme, por se e kanë kërcënuar edhe familjen e tij. Hyrjen e turmës e ka parë në ekranet e pres-qendrës dhe ka ndjekur, aq sa ka mundur, lëvizjen e personit të armatosur. Bëhet fjalë për armë, që siç thash në paraqitjen time, këtë e përsërita edhe sot,…
31 August 2018 / 15:24 Numëratori i paralajmëruar një kohë të gjatë, më në fund është vendosur në “Portën Maqedonia”. Për momentin punohet në pjesën teknike, shprehet zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, por pa treguar se kur saktë do të fillojë të punojë. Ai shtoi se varet nga rastet gjyqësore të cilat janë duke u zhvilluar. Do të publikohen mjetet financiare që do të kthehen në buxhetin e Republikës së Maqedonisë nga proceset gjyqësore që janë duke u zhvilluar, kuptohet, kur të njëjtit do të përfundojnë. Një pjesë e parave në njëfarë mënyre janë kthyer në arkën e buxhetit. Për…
Dafina Zeqiri po vazhdon me sukses të shfaqet në koncerte të ndryshme duke argëtuar në maksimum publikun. Por, pos jetës prej artisteje ka edhe një jetë sentimentale dhe herë pas here e shfaq në rrjetet sociale. Së fundi, faqja hiphop.al në Instagram ka publikuar një video të një momenti të veçantë të këngëtares sonë. Ajo shihet në ndejë përkrah të dashurit nga Republika Domenikiane, me të cilën tash e sa kohë është e lidhur, Jose. Zeshkania jonë nuk gurron që të edhe të shkëmbejë puthje pasionante, madje edhe ta kafshon në faqe. Lexo po ashtu: Theksojmë se javë më parë…
31 August 2018 / 14:59 Deputetët evropian kërkojnë unitet nacional për referendumin. Nënkryetarja e Aleancës Progresive të Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Maria Rodrigez theksoi se pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare ajo që është e domosdoshme për vendin në këtë moment krucial, është uniteti i qytetarëve. Kam ardhur këtu me shumë gëzim të ju them se “Po”, ne duam që Maqedonia t’i bashkëngjitet BE-së si anëtare e plotfuqishme. Duam që vërtetë kjo të ndodhë. Por, gjithashtu kam ardhur të ju them se sigurisht se mund të keni dallime, por në këso momenti historik ju duhet të keni unitet nacional – tha Maria Zhoao…
31 August 2018 / 14:33 Projekti “Mjeku rural” do të mbindërtohet. Ministria e Shëndetësisë do të trajnojë mjekë dhe infermierë shtesë për të dhënë ndihmë mjekësore nëpër vendet rurale ndërsa do të formohen ekipe me më shumë personel mjekësor që do të angazhohen nëpër zonat ku nuk ka ambulanca. Ministri i Shëndetësisë deklaroi se nga mesi i shtatorit në Koçan dhe Manastir do të fillojë implementimi i këtyre risive. Një numër i konsiderueshëm i Ambulancave në gjithë vendin janë në gjendje të keqe infrastrukturore, janë të shkatërruara dhe të dështuara ndërkaq posaçërisht nëpër ambulancat në vendet rurale ballafaqohemi me mungesë…
31 August 2018 / 12:47 Njëzet e dy libra të korrigjuar për vitin shkollor 2018/2019 do të dorëzojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës nëpër shkollat. Për herë të parë nga ky vit shkollor të gjithë librat të cilat MASH-i i siguron falas për nxënësit njëkohësisht do të jenë në shitje të lirë edhe atë me çmimin e njëjtë me të cilin i blen Ministria. Këto janë një pjesë e aktiviteteve konkrete të cilat i ndërmori MASH-i për sigurimin e arsimit sa më të mirë dhe më cilësor për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme të nxënësve, ndërsa të cilat sot…
31 August 2018 / 10:26 Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot ka vazhduar seanca me parashtrimin e pyetjeve ndaj dëshmitarit të koduar “E1”. Pas prokurorëve, avokatëve dhe të akuzuarve, sot dëshmitarit i kanë parashtruar pyetje gjykatësi, Ognen Stavrev. “E1”, sot për herë të parë konfirmoi se ka qenë në vendin e ngjarjes, natën e 12 prillit, kur ka ndodhur vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Ai ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna, përpara vrasjes, ndërkaq më pas i ka parë trupat. “Dëgjova të shtëna, përpara se t’i shohë trupat, por nuk kam parë se kush ka gjuajtur”, deklaroi…
Roma dhe Barcelona asesi të gjejnë paqe mes vete. Fillimisht klubi italian e eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve me një rikthim fantastik nga 1-4 në 3-0. Golin e fitores për Romën e shënoi qendërmbrojtësi grek Kostas Manolas. Ndërkohë gjatë afatit kalimtar veror Barcelona u hakmarrë duke ia marrë nga dora Romës sulmuesin brazilian Malcom. Telenovela Roma – Barcelona po vazhdon edhe në rrjetet sociale. Pas hedhjes së shortit në Ligën e Kampionëve, Roma ka reaguar duke ngacmuar kataluansit. Manolas duke shënuar golin e tretë ndaj Barcelonës (Getty Images) Klubi italian nëpërmjet ‘Twitterit’, ka publikuar golin e Kostas Manolas me…
Ajo ka kohë që ishte paralajmëruar se do të sjell një projekt të ri muzikor. Bëhet fjalë për Sophie Castriotan, e cila u bë e njohur me pretendimet se është pasardhësja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Por, duket se tashmë e ka finalizuar këngën më të re që do ta shoqëron edhe me një video që ka edhe motive shqiptare. Në fakt, ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa në video shihet edhe një flamur shqiptar. “Një pjesë e këngës sime më të re që do të vjen së shpejti”, ka shkruar ndër të tjerash biondina…
Fotografitë e Gwyneth Paltrow, të bëra në një vend ekzotik, janë bërë hit viral në internet. Fotografia e yllit të filmave hollivudian, ku pi alkool në pishinë, u shpërnda nga miku i saj, gazetari amerikan Derek Blasberg, dhe pastaj u bë objekt i talljes duke shkuar nga një dorë në tjetrën. Më poshtë kësaj foto, ata shtuan një tekst që e përshkruan këtë moment nga pushimet e aktores 45-vjeçare. “Kur bëhem sikur po dëgjoj miqtë e mi gjatë një kohe të lumtur, por në realitet jam duke menduar për një penis”, shkruan në një mesazh qesharak që u përhap me…
31 August 2018 / 10:17 Procesi gjyqësor për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar vazhdon sot me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria. Si dëshmitarë janë thirr Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor është Dobrila Kacarska. Prokurore është Vilma Ruskoska. Kjo është seanca e pestë që nga fillimi i gjykimit. Tre seancat paraprake kanë zgjatur më shumë se gjashtë orë. Në sallën gjyqësore ishin të pranishëm të gjithë 33 të akuzuarit, nga të cilët 31 për cenim të rendit kushtetues, ndërsa dy…

