BDI në një kumtesë për media ka kujtuar katërvjetorin nënshkrimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se do ta mbrojnë me çdo mjet demokratik Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nuk do të lejojnë kthim pas. “Sot shënojmë katërvjetorin e nënshkrimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve – momenti kur pjesa legjislative e Marrëveshjes së Ohrit u përmbyll, duke i dhënë gjuhës shqipe vendin e merituar në shtetin tonë multietnik. Ky ligj nuk ishte thjesht një rregullim juridik, por një akt historik që vulosi barazinë dhe stabilitetin institucional të vendit. Por, katër vjet më vonë, shpirtrat anti-Ohër janë…
Author: almakos
Xheneta Fetahu pak më parë ishte për vizitë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Me të përfunduar takimin me banorët, ajo ka publikuar një video. “Si ti i gjejë 100, hiç prej shpie mos me dalë prapë 100 i gjejë …”, thotë mes tjerash refreni i këngës nga këngëtarja Shqipe Krivenjeva. Vlen të përmendim faktin se Gjesti e ka quajtur Xhenetën “fantazmë që nuk do ta shohë me sy”. Duket se komentet e Gjestit nuk i kanë pëlqyer fare Xhenkit.
[embedded content] “VETTING” Në njërin nga pasazhet e librit “Republika” të shkruar nga Platoni kemi një nga ngjarjet më të veçanta, që i bën apel shoqërisë për drejtësinë dhe njerëzoren. Në libër jepet se Sokrati është dënuar me vdekje padrejtësisht nga juria e qytetit të Athinës dhe miqtë e tij organizohen për ta nxjerrë nga burgu duke u arratisur, por Sokrati nuk pranon. Sipas Sokratit, edhe pse i ka ndodhur një padrejtësi, ai vet nuk mund të bëjë një padrejtësi, sepse dy veprime të gabuara nuk mund të sjellin kurrë një veprim të drejtë. Sokratit nuk i bëri dëm ligji,…
Ditën e djeshme Egli Tako ka bërë reagimin e saj në lidhje me qëndrimin në ‘Big Brother VIP Albania’ duke treguar në detaje. Në fund të reagimit Tako i uroi fitore Gjestit. E lidhur me këtë nuk ka munguar edhe reagimi nga motra e këngëtarit, Blerina e cila nuk ka kursyer mbështetjen për Eglin. Ajo ka publikuar një story ku dëgjohet këngë e Eglit dhe mbishkrimi i saj ishte “Zë i nivelit magjepse.
Të tjera detaje janë bërë publikë në lidhje shpërthimin me lëndë plasëse në një lokal në Lezhë. Sipas policisë, pronari i lokalit është shtetasi I.M 47 vjeç. Nga shpërthimi ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë sipas News24, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person i veshur me kapuç afrohet dhe vendos lëndën plasëse, më pas largohet. “Policia e Lezhës njofton se sot, (14 mars) rreth orës 03:00, të mëngjesit, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale”, tha…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me 92.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.
Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në Lezhë. Mësohet se objekt i sulmit me lëndë plasëse ka qenë një lokal në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po kryen te gjithë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lendes plasëse.
21:19 | 13 Mars 2025R JNjë burrë u plagos me armë zjarri në Memphis, rasti ky që ka mbetur mister, pasi sipas viktimës, ishte qeni i tij ai që e qëlloi aksidentalisht me armë zjarri. Këtë e ka konfirmuar edhe policia, shkruan NBC News. Sipas policisë, burri u tha oficerëve se ishte shtrirë në shtrat, kur qeni i tij u hodh mbi shtrat dhe putra e tij u mbërthye në mbrojtësen e këmbëzës së armës. Kafsha përfundoi duke goditur këmbëzën, plumbi doli dhe burri u plagos në pjesën e sipërme të kofshës së majtë, raportohet tutje. Qeni ishte i racës…
Xheneta Fetahu ka qëndruar për disa minuta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ajo u injorua vazhdimisht nga banorët e po ashtu edhe nga ish-partneri i saj, Gjesti. E njëjta në një çast shkoi afër banorit nga Kosova, i cili po bënte bisedë me Rozanën e Valbonën në oborr. Derisa qëndronte pranë tij, ajo lëshoi një fjali, duke rikthyer një gjë nga Big Brother i Kosovës. “A po i sheh dikush thonjtë e këmbës, se dikush m’i ka puthur këto gishtat e këmbës. Sa bukur i kam”, tha ajo. Megjithatë, asnjë nga konkurrentët nuk reaguan, ndonëse…
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se në Maqedoninë e Veriut brenda një viti ka pasur 3 583 vdekje për shkak ajrit të ndotur. Këto llogari janë bërë për periudhën 2020-2022, ku vlerësohet se 16.1 përqind e vdekshmërisë totale është për shkak ajrit. “Ajo që duhet theksuar është fakti se vlerësimet në këtë periudhë raportuese (2020-2022) nuk janë të krahasueshme me vitet e mëparshme për shkak të efekteve dhe shfaqjes së pandemisë Covid-19. Kjo veçanërisht është në raport me vitin 2021, kur u regjistrua shkalla më e lartë e vdekshmërisë”, thuhet në raport. Sipas Institutit, ndikimet shëndetësore dhe barra e sëmundjeve…
Po bëhen tash e sa javë që Gjesti nisi rrugëtimin e tij në big Brother Vip Albania. Ai la pas vetës lidhjen që kishte me finalisten Xheneta Fetahu, derisa kjo e fundit nuk ndalet së komentuari thuajse çdo veprim e deklaratë të tij, shkruan IndeksOnline. Por, edhe emri i Xhenetes u lakua bukur shumë brenda mureve të kësaj shtëpie. Ndonëse pak më parë ishte brenda ambienteve të shtëpisë së BBVA, Xheneta ia ka kujtuar Gjestit që dikur i puthte “gishtat e këmbëve”. Megjithëse u përfol se Xheneta është në një njohje të re, duket se kjo nuk qëndron aspak. Bazuar…
Përfaqësuesi i ‘London School of Economics’ (LSE), Rob Inglesen, ka treguar rëndësinë e bashkëpunimit mes Universitetit Luarasi dhe një institucioni të njohur ndërkombëtar si LSE, duke siguruar studentëve shqiptarë mundësi për një arsim të nivelit të lartë, ndërkohë që ndjekin një program akademik të nivelit lokal. Inglesen theksoi se programet që do të ofrohen janë të jashtëzakonshme, duke përfshirë kurrikulat e LSE, me një fokus në fusha të kërkuara si Data Science, Menaxhim Biznesi dhe Financa. “Këto programe janë të njohura jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për dizajnin e kurrikulave, dhe…