Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari deklaroi sot se në spitalet në vendin tonë janë duke u mjekuar 84 pacientë.Ai tha se 51 pacientë janë dërguar jashtë vendit dhe se ky numër do të rritet gjatë ditës së sotme.“Deri tash në klinikat e Shkupit ka 84 pacientë. Strategjinë e ndryshuam. Dje të gjithë pacientët prej Koçanit dhe Shtipit i morëm këtu pasi 51 pacientë tashmë janë jashtë vendit. Unë kisha dashur edhe njëherë të tregoj se në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14, në Greqi 5, në Serbi 17, në Hungari 2 dhe në Rumani 4. Sot shpresojë që shkon…
Author: almakos
Notosondaggi, një kompani e njohur dhe e besueshme në fushën e kërkimeve dhe sondazheve, ka nënshkruar një marrëveshje me televizinion News24 për realizimin e sondazheve të rëndësishme lidhur me zgjedhjet, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në qytetet kryesore të Shqipërisë. Ky partneritet ka për qëllim ofrimin e rezultateve të sakta dhe të besueshme për opinionin publik, duke u mbështetur në ekspertizën e Notosondaggi, e cila është një nga kompanitw më të njohura të sondazheve në Evropë dhe në mbarë botën. Notosondaggi ka një histori të gjatë si partneri i instituteve kërkimore të rëndësishme dhe ofron këshilla të vlerësuara për…
Në Pirogov të Bullgarisë janë pranuar gjithsej tetë persona të lënduar nga zjarri në diskotekën e Koçanit, tre prej të cilëve janë nën moshën 18 vjeçare, tha drejtori i spitalit në Pirogov Valentin Dimitrov për BTA. Tre nga të pranuarit janë nën moshën 18 vjeç – dy vajza dhe një djalë, dhe pjesa tjetër – katër burra dhe një grua, janë mesatarisht 22-25 vjeç. Pacienti më i vjetër është 31 vjeç. Gjendja e tyre është e rëndë. Sipas doktor Valentin Dimitrov, tre nga viktimat janë intubuar, ndërsa pjesa tjetër janë në pritje të vlerësimit të mëtutjeshëm të gjendjes së tyre…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91 lekë dhe do shitet me 92 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.4 lekë dhe do shitet me 103.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë.
Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit ku hera – herës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin, më të dendura në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ndërkohë, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dendësim të vranësirave si edhe shtim të intensitetit të reshjeve. Rikthehen reshjet e dëborës në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar…
Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi Prishtinë, 16 mars 2025 – Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme për familjen dhe vendin. Ndarja e tij nga jeta ka trishtuar shumë figura politike dhe qytetarë të Kosovës, të cilët e kujtojnë atë si një njeri të përkushtuar për familjen dhe vendin e tij. Lajmi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit ka rikthyer në mendje kujtime nga historia e Kosovës, ku familja Thaçi ka luajtur një rol të…
08:08 | 16 Mars 2025E.GNiveli global i deteve është rritur me 0,23 inç (0,59 centimetra) në vitin 2024, duke tejkaluar nivelin prej 0,17 inç që pritej. Një analizë e udhëhequr nga Agjencia Hapësinore e SHBA-së (NASA) zbuloi se zgjerimi termik, përkatësisht procesi i zgjerimit të ujit të oqeanit derisa ngrohet, luajti një rol të madh në rritjen e “papritur”. “Me vitin 2024 si viti më i ngrohtë i regjistruar, oqeanet në zgjerim të Tokës po ndjekin shembullin duke arritur nivelet e tyre më të larta në tre dekada”, tha Nadya Vinogradova Shiffer, drejtore e programeve të oqeanografisë fizike në NASA.…
Ademi:Partitë politikë te heqin dorë nga fajësimi i BDI-së për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën, çka ndodh sot e çfarë mund të ndodh në të ardhmenNënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në press konferencë tha se në ditën tragjike kur të gjithë duhet të ishim të bashkuar, mediumet e pushtetit dhe vetë qeveria akuzojnë shqiptarët e BDI-së.“Nga mëngjesi portalet maqedonase të afërta me pushtetin kanë lëshuar spin qeveritarë se pas kësaj ngjarje qëndron ndonjë zyrtar I BDI-së. Ministri i Punëvë të Brendshme në vend që të jep llogari se pse diskoteka ka punuar pa licencë, ai…
Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), Stojançe Angelov, i cili ishte i pranishëm në vendngjarjen e tragjedisë në Koçani, mohoi spekulimet se policët kishin mbyllur derën e pasme për shkak të një bastisjeje. “Nuk është e vërtetë që policët e mbyllën derën. Dera ishte e kyçur nga pronari, kush e di që kur, dhe mbi të kishte një dry. Nga jashtë, gjithashtu, ishte vendosur izolim prej stiropori. Bëhet fjalë për një derë dytësore, e cila ka qenë e bllokuar prej kohësh,” deklaroi Angelov për MMS. Ai tha se kjo është një tragjedi që nuk mund të përshkruhet me…
Ish-banorja e “BBVK3”, Drenusha Latifi ka djegur rrjetin me dy poza seksi. Ajo ka pozuar e ulur ne shtrat teksa vëmendje mori veshja e saj, shkruan Indeksonline. E veshur në të zeza dukej tejet fantastike ku nuk munguan as komplimentet e shumta nga ndjekësit. “Një mbretëreshë, dy foto – pa falje unë!”, shkroi krahas postimit.
Bashkimi Evropian ka marrë një kërkesë nga Maqedonia e Veriut për ndihmë në përballimin e pasojave të zjarrit në klubin e natës në Koçan, konfirmoi për MIA zëdhënësi i Komisionit Evropian.Më shumë detaje mbi formatin e ndihmës zëdhënësi do t’i bëjë të ditura gjatë ditës së nesërme.Më herët, Komisioni Evropian informoi se BE-ja është e gatshme ta ndihmojë vendin përmes Mekanizmit të saj për Mbrojtje Civile, nëse një gjë e tillë kërkohet.Ngushëllime, solidaritet dhe trishtim për tragjedinë kanë shprehur presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, presidentet e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola, përfaqësuesja…
Egli Tako vërehet dukshëm se ka ndërruar lojën me rifutjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo po mban një distancë nga Gjesti e po ashtu edhe nga këngëtarja Rozana Radi, me të cilët kishte raporte më të mira. Derisa në shtëpi u zhvilluan biseda të ndryshme, banorja kërkoi vetëm një gjë nga këngëtari pejan. “Nuk kam ardhur këtu të të sulmoj as asgjë, bëhu burrë dhe mbaj përgjegjësitë e tua vetëm kaq dua të të them”, iu drejtua Egli. Artisti nga Kosova iu kundërpërgjigj: “A s’paskam qenë burrë a”.Gjesti më pas u largua nga oborri dhe hyri brenda,…