Lëvizja BESA informon në një komunikatë për media ka informuar opinionin e gjerë, se Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe në shkrimet e saj të fundit, nuk i shfaq qëndrimet partiake, por qëndrimet e saja personale. “Znj. Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë së Lëvizjes BESA në seancën e mbajtur të Kuvendit Qendror të partisë më datë 01.06.2024. Ndryshe Lëvizja BESA mbështet fuqishëm çdo përpjekje të organeve të shtetit, për të zbardhur çdo detaj lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe në veçanti inkurajon organet e Drejtësisë që të jenë sa më efikas në…
Author: almakos
Ministria e Shëndetësisë informon se ekipet mjekësore në institucionet shëndetësore vazhdojnë të jenë plotësisht të angazhuara në ofrimin e kujdesit shëndetësor të nevojshëm për të gjithë pacientët. Gjendja e pacientëve monitorohet me kujdes dhe procedurat mjekësore realizohen në përputhje me vendimet konsiliare. Sipas MSH, gjatë ditës së sotme pacientët janë shpërndarë në disa institucione shëndetësore të vendit, siç vijon: Qendra Klinike – 52 pacientë; SPQ “8 Shtatori” – 17 pacientë; Klinika Universitare “Shën Naum Ohri” – 12 pacientë; Klinika e Toksikologjisë – 10 pacientë; Acibadem Sistina – 7 pacientë. Përveç sigurimit të kujdesit mjekësor në vend, disa pacientë janë transferuar…
Në sheshin “Maqedonia” në Shkup, nesër në ora 18:00 do të mbahet një protestë e studentëve në lidhje me tragjedinë e rëndë që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën 59 persona si pasojë e zjarrit që përfshiu diskotekën “Puls”. Kjo protestë është thirrur për të shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me viktimat dhe për të kërkuar përgjegjësinë e institucioneve për ngjarjen tragjike. MARKETING
Producentja e ’’Big Brother VIP Kosova 3’’, Olsa Muhameti ka folur rreth ish-banorit të asaj shtëpie, Gjestin. Teksa ishte e ftuar në ‘Natën me Aulonën’, ajo u shpreh se Gjesti nuk mund ta fitojë ‘BBVA’ për disa arsye. “Top-it i ka rënë një gjysmë bombe në dorë. Nëse do isha unë në produksion dhe do më kishte rënë Gjesti kështu, unë do e nxirrja Gjestin me doemos fitues, sepse unë kam publikun e Kosovës, sepse kam Gjestin që mund t’i kem bërë kontratë, premtuar, etj, por kupton se Gjesti s’mund ta fitojë dot “BBVA” për shumë arsye.”, tha ajo. Sipas…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në një kohë të rëndësishme për marrëdhëniet rajonale dhe integrimin evropian. Takimi kishte si fokus kryesor dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sigurinë në rajon dhe si gjithmonë, integrimin evropian të Kosovës. Osmani theksoi se është thelbësore që Kosova të trajtohet me barazi në këto bisedime, një pikë e rëndësishme që ndikon në stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor. “Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së. Në takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, diskutuam…
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, dhe një person tjetër janë dërguar për pyetje në Prokurorinë Publike të Koçanit në lidhje me tragjedinë që ndodhi në një diskotekë, ku nga zjarri humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 u lënduan. Sipas burimeve nga Prokuroria, për Bekteshin dhe disa persona të tjerë, do të kërkohet masa e ndalimit afatshkurtër. Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, pas pyetjes nga organet e drejtësisë, ka shmangur kontaktet me mediat dhe është larguar nga Prokuroria. Ende nuk ka informacion të qartë nëse ai është një nga të…
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryepeshkopin Joan, për ta uruar për përzgjedhjen e tij në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Përmes një postimi në “X”, Mitsotakis shkruan se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. “Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan kryeministri grek. “Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen. Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe…
Një sistem i kalbur, i ngritur mbi korrupsion, padrejtësi dhe papërgjegjësi, ka shkaktuar dëme të mëdha dhe ka marrë më shumë se sa duhet nga populli. Sot, në një moment dhimbjeje për jetët e pafajshme që janë humbur, si në të kaluarën ashtu edhe tani, nuk mund të heshtim. Heshtja na bën bashkëfajtorë. Kështu ka komentuar tragjedinë e fundit në një klub nate në Koçan, Blerand Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (Krahu i Taravarit). Ramadani ka theksuar se qeveria që ai përfaqëson nuk do të bëhet pjesë e këtij zinxhiri vdekjeprurës që ka minuar besimin dhe shpresën…
[embedded content] Emisioni Investigativ “TakFak” ka startuar këtë të hënë në News24! Emisioni i drejtuar nga Devis Muka dhe Dorian Ramalliu, i mbështetur nga një grup i madh gazetarësh investigativ ka trajtuar rastin e Simone Del Vechios, i riu 37 vjeçar që u trajtua në klinikën “BrianzaDet”, për kirurgjinë dentare në Shqipëri nga mjeku Luan Mavriqi dhe pësoi 4 atakë kardiake. Gazetarët e “TakFak”, folën me mjekun Luan Mavriqi, i cili pohoi se mund te behej heqja e 20 dhëmbëve brenda një seance. Por ne rastin e Simeones, tha se ky i fundit kishte bërë dy gabime të rënda. “Po,…
Zemrat tona janë thyer, u jam mirënjohëse vendeve të rajonit për ndihmën e menjëhershme të ofruar, kështu u shpreh ambasadorja e amerikane në vend Angela Ageler, pas nënshkrimit në Librin e ngushëllimeve për vdekjen e 59 personave në Koçan, i hapur në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. “Jam mirënjohëse që sot jam këtu me mikun tim Ambasadorin e BE-së Mihalis Rokas. Ne ofruam të gjithë ndihmën e mundshme, por jemi larg dhe jam mirënjohës që disa vende të rajonit reaguan shumë shpejt dhe ofruan ndihmë, morën disa nga të lënduarit dhe ofruan ndihmën që ishte e…
[embedded content] Emisioni Investigativ “TakFak” ka startuar këtë të hënë në News24! Emisioni i drejtuar nga Devis Muka dhe Dorian Ramalliu, i mbështetur nga një grup i madh gazetarësh investigativ ka trajtuar rastin e Simone Del Vechios, i riu 37 vjeçar që u trajtua në klinikën “BrianzaDet”, për kirurgjinë dentare në Shqipëri nga mjeku Luan Mavriqi dhe pësoi 4 atakë kardiake. Gazetarët e “TakFak”, folën me mjekun Luan Mavriqi, i cili pohoi se mund te behej heqja e 20 dhëmbëve brenda një seance. Por ne rastin e Simeones, tha se ky i fundit kishte bërë dy gabime të rënda. “Po,…
Kocevski paraprakisht tha se në Gjykatën Themelore në Koçan janë duke u mbajtur seanca lidhur me propozimet për paraburgim afatshkurtër. Kryetari i Komunës së Koçanit, i cili sot ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme, sot pasdite është marrë në pyetje nga prokuroria e Koçanit në hetimin për zjarrin në disko ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 u lënduan. “Aktualisht kryetari i komunës është në prokrori dhe jep deklaratë”, u përgjigj në një konferencë për media në Koçan, prokurori publik Ljupço Kocevski, duke thënë se për momentin nuk mund të konfirmojë se është në mesin e të dyshuarve. Kocevski paraprakisht…