Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 92 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.6 lekë dhe do shitet me 118.8 lekë.
Author: almakos
Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore ndërsa në zonat e thella malore priten reshje sërish dëbore. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend. Temperaturat e ajrit do të ulen si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C…
Në javën që lamë pas u publikua një intervistë e Anisa Veselit, ku u përball me pronaren e klinikës që mori përsipër shërimin e saj nga sëmundja e skoliozës, nga e cila vuan që nga mosha 12 vjeçare. E gjithë kjo ngjarje u zhvillua në kuadër të programit hulumtues në Shqipëri, “Piranjat”. Në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, ish-banorja e Big Brother rrëfen reagimet që mori pasi ndau përvojën e saj të hidhur. Mirëpo, gjatë përballjes me Lenën diçka e papritur ndodhi për këngëtaren shqiptare. E njëjta u arrestua dhe u detyrua të shkonte në stacion policor. Për…
22:12 | 17 Mars 2025E.HTelefonat celularë janë një pjesë e pandashme e jetës moderne, por përveç funksionalitetit të tyre, ata janë gjithashtu vendbanime për miliona mikrobe. Sipas studimeve, një telefon mesatar mund të përmbajë më shumë mikrobe sesa një tualet publik, duke e bërë atë një nga objektet më të ndotura që përdorim çdo ditë. Arsyeja kryesore për këtë ndotje është se telefonat celularë janë gjithmonë me ne – në xhep, çantë, tavolinë apo madje edhe në tualet. Gjatë përdorimit, ne prekemi nga sipërfaqe të ndryshme dhe pastaj kapim telefonin, duke transferuar papastërtitë dhe mikrobet nga duart tona në ekran…
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të përfundojë në paraburgim për 48 orët e ardhshme, njëjtë sikurse ish-drejtori i Inspektoratit të Tregut, pasi gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë. Gjykata e Koçanit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për dërgimin e Bekteshit në “paraburgim të shkurtër”, së bashku me shtatë të dyshuar të tjerë, ndërkohë që pritet të vendoset se në cilin burg do të dërgohet ai. Përveç Bekteshit, ish-drejtori i Inspektoratit të Tregut, asnjë i dyshuar tjetër nuk është dërguar nga Shkupi në Koçan me duar të lidhura dhe duke u filmuar para kamerave. Po ashtu, 48 orë paraburgim i…
Lëvizja BESA informon në një komunikatë për media ka informuar opinionin e gjerë, se Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe në shkrimet e saj të fundit, nuk i shfaq qëndrimet partiake, por qëndrimet e saja personale. “Znj. Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë së Lëvizjes BESA në seancën e mbajtur të Kuvendit Qendror të partisë më datë 01.06.2024. Ndryshe Lëvizja BESA mbështet fuqishëm çdo përpjekje të organeve të shtetit, për të zbardhur çdo detaj lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe në veçanti inkurajon organet e Drejtësisë që të jenë sa më efikas në…
Ministria e Shëndetësisë informon se ekipet mjekësore në institucionet shëndetësore vazhdojnë të jenë plotësisht të angazhuara në ofrimin e kujdesit shëndetësor të nevojshëm për të gjithë pacientët. Gjendja e pacientëve monitorohet me kujdes dhe procedurat mjekësore realizohen në përputhje me vendimet konsiliare. Sipas MSH, gjatë ditës së sotme pacientët janë shpërndarë në disa institucione shëndetësore të vendit, siç vijon: Qendra Klinike – 52 pacientë; SPQ “8 Shtatori” – 17 pacientë; Klinika Universitare “Shën Naum Ohri” – 12 pacientë; Klinika e Toksikologjisë – 10 pacientë; Acibadem Sistina – 7 pacientë. Përveç sigurimit të kujdesit mjekësor në vend, disa pacientë janë transferuar…
Në sheshin “Maqedonia” në Shkup, nesër në ora 18:00 do të mbahet një protestë e studentëve në lidhje me tragjedinë e rëndë që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën 59 persona si pasojë e zjarrit që përfshiu diskotekën “Puls”. Kjo protestë është thirrur për të shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me viktimat dhe për të kërkuar përgjegjësinë e institucioneve për ngjarjen tragjike. MARKETING
Producentja e ’’Big Brother VIP Kosova 3’’, Olsa Muhameti ka folur rreth ish-banorit të asaj shtëpie, Gjestin. Teksa ishte e ftuar në ‘Natën me Aulonën’, ajo u shpreh se Gjesti nuk mund ta fitojë ‘BBVA’ për disa arsye. “Top-it i ka rënë një gjysmë bombe në dorë. Nëse do isha unë në produksion dhe do më kishte rënë Gjesti kështu, unë do e nxirrja Gjestin me doemos fitues, sepse unë kam publikun e Kosovës, sepse kam Gjestin që mund t’i kem bërë kontratë, premtuar, etj, por kupton se Gjesti s’mund ta fitojë dot “BBVA” për shumë arsye.”, tha ajo. Sipas…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në një kohë të rëndësishme për marrëdhëniet rajonale dhe integrimin evropian. Takimi kishte si fokus kryesor dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sigurinë në rajon dhe si gjithmonë, integrimin evropian të Kosovës. Osmani theksoi se është thelbësore që Kosova të trajtohet me barazi në këto bisedime, një pikë e rëndësishme që ndikon në stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor. “Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së. Në takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, diskutuam…
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, dhe një person tjetër janë dërguar për pyetje në Prokurorinë Publike të Koçanit në lidhje me tragjedinë që ndodhi në një diskotekë, ku nga zjarri humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 u lënduan. Sipas burimeve nga Prokuroria, për Bekteshin dhe disa persona të tjerë, do të kërkohet masa e ndalimit afatshkurtër. Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, pas pyetjes nga organet e drejtësisë, ka shmangur kontaktet me mediat dhe është larguar nga Prokuroria. Ende nuk ka informacion të qartë nëse ai është një nga të…
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryepeshkopin Joan, për ta uruar për përzgjedhjen e tij në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Përmes një postimi në “X”, Mitsotakis shkruan se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. “Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan kryeministri grek. “Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen. Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe…