Author: almakos

Qarku i Kukësit është përfshirë në orët e mesditës nga reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta, ndërsa në zonat malore kanë nisur reshjet e borës. Borë ka rënë edhe në segmentin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit, pjesë e Rrugës së Kombit. Aktualisht rruga është e qarkullueshme, ndërsa mjetet borëpastruese të kompanisë mirëmbajtëse ndodhen në terren për kriposje dhe pastrim të segmentit.[embedded content] Ndërkohë, subjekti kontraktor që ka në mirëmbajtje rrugët nacionale në Tropojë bën me dije se si pasojë e reshjeve ka pasur rënie inertesh dhe gurësh në aksin Dushaj-Lekbibaj. Nga kompania “Florida” po punohet për pastrimin dhe kthimin…

Lexo më Shumë

Prokuroret Anita Topolova-Isajlovska, Lençe Ristoska dhe Lidija Raiçeviq dhe gjykatësi Nenad Saveski kanë marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve për Prokuror Republikan. Mendimet e Këshillit të Prokurorëve, do të dorëzohen në Qeveri. Kandidatët Topolova-Isajlovska, Ristoska dhe Ristoska morën nga 10 vota të Këshillit, kurse vetëm Rajçeviq mori 9 vota, sepse kundër votoi anëtarja e Këshillit Keti Petkova. Nga gara që në fillim të shqyrtimit të kandidaturave u përjashtua gjykatësi Vladimir Pançevski, për shkak të mospërmbushjes së kushteve, gjegjësisht se nuk kishte stazh të vazhdueshë, se kishte pasur ndërprerje në kryerjen e funksionit të gjykatësit, të cilin funksion nuk e…

Lexo më Shumë

Dogana e Durrësit bën me dije se, gjatë një kontrolli në ambientet e një subjekti tregtar, u konstatuan 2.500 kg miell orizi me datë skadence 01.04.2025 dhe 5.150 kg miell për pica me datë skadence 07.04.2025. Në total ishin 7.650 kg produkt i papërshtatshme për tregtim dhe konsum. Dogana thotë se subjekti tregtar ishte i pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv. Strukturat doganore kanë nisur procedurat përkatëse në bashkëpunim me Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, deri në asgjësimin e plotë të mallit. Njoftimi i plotë: Dega e Doganës Durrës, gjatë kontrollit fizik në ambjentet e një subjekti…

Lexo më Shumë

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një sherri me bashkëmoshatarët e tij në Kukës. Sipas informacioneve paraprake, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të lehta. Policia bën me dije se janë identifikuar 5 të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Kukës/ Informacion paraprak Në lagjen nr.…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë mori pjesë në pritjen që bëri Ambasada e Kosovës në Shkup me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Siljanovska në një postim në Facebook ka Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se si vende mike kultivojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. “Urime për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, me dëshira për stabilitet dhe prosperitet. Si vende mike, ne kultivojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe punojmë për realizimin e vizionit të përbashkët për integrim evropian të rajonit. Shpresoj të thellojmë dhe forcojmë partneritetin…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin italian Cosimo Notaristefano, i ndaluar në kuadër të operacionit të SPAK ndaj një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare në Tiranë. Italiani u kap në Porti i Durrësit, teksa po përpiqej të udhëtonte drejt Italisë. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ishte pjesë e një strukture që mashtronte shtetas të huaj përmes skemave të investimeve online. Gjatë seancës, Notaristefano mohoi përfshirjen në mashtrim, duke deklaruar se kishte qenë vetëm i punësuar dhe se merrej me shërbime teknike. Ai theksoi se…

Lexo më Shumë

Situata me përmbytjet që goditën disa rajone të vendit gjatë fundjavës, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme, mbetet e pandryshuar, dhe shërbimet kompetente janë ende në terren, ku po ndërhyjnë për të nxjerrë ujin nga ndërtesat. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se banorët e disa rrugëve dhe vendbanimeve në rajonin e Kërçovës, shtëpitë e të cilëve u përmbytën, ende po akomodohen në sallën sportive “Hristo Uzunov”. Bëhet fjalë për 250 persona të evakuuar, të cilëve u është siguruar ushqim, ujë dhe produkte higjienike. Sipas informacionit të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) për situatën e përmbytjeve deri në…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Angli, ku 22-vjeçari Lorik Abazi u qëllua me thikë dhe humbi jetën ditën e diel. Sipas mediave britanike, policia arrestoi tre persona si të dyshuar, dy vajza 25-vjeçare dhe një djalë 28-vjeç. Njëra prej vajzave është lënë e lirë me kusht. Ngjarja ka ndodhur në Croydon, ndërsa dy të rinj të tjerë, 21 vjeç, u gjetën me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse. Njëri prej tyre ka lëndime që mund të jenë kërcënuese për jetën dhe mbetet në spital, ndërsa tjetri është marrë në paraburgim pas lirimit nga spitali. Autoritetet britanike…

Lexo më Shumë

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentarja, Albulena Haxhi, kryeministri, Albin Kurti, ministra e deputetë të Kuvendit në 18 vjetorin e pavarësisë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të sakrificës së familjes Jashari për lirinë e Kosovës. Më herët krerët e shtetit kanë bërë homazhe tek Pllaka përkujtimore e fëmijëve të vrarë gjatë luftës e tek Monumenti i të Pagjeturve. Gjithashtu, kanë vendosur kurora lulesh tek varret e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit, Adem Demaçi.

Lexo më Shumë

Gjykata e Krimeve të Rënda e Brukselit, ka dënuar të hënën në mbrëmje, 16 shkurt, bosin e mafies shqiptare, Franc Çopja, i njohur edhe si Franc Gergely, me 25 vjet burg për vrasjen e Ardit Spahiut më 27 nëntor 2020 në Sint-Jans-Molenbeek. Sipas gjykatës, Franc Çopja kishte urdhëruar vrasjen nga Dubai. Një tjetër urdhërues, Mikael Qosja, u dënua me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tij në krim. Gjykata vendosi se nuk kishte rrethana lehtësuese. Edhe ekzekutori i vrasjes, Flobenc Mecja, mori dënim me burgim të përjetshëm. Përveç tyre, Elton Roci u dënua me 20 vjet burg, Elvis Murataj me 8 vjet, dhe Eljo Bitri me 5 vjet burg. Ky i fundit ka bashkëpunuar me drejtësinë që…

Lexo më Shumë

Sot, me fillim nga ora 11:00, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të mbahet protestë para Qeverisë në bulevardet “Ilinden” dhe “Shën Klimenti i Ohrit”. Nëse paraqitet nevoja për ridrejtim, qarkullimi do të devijohet nëpër rrugët përreth, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Për këto arsye, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të qarkullimit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit. MPB apelon te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t’i respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë. MARKETING

Lexo më Shumë

Gjykata e TiranëS ka dhënë vendimin për tre personat e arrestuar lidhur me vetëplagosjen e 18-vjeçares Natali Murati, ngjarje që ndodhi mesnatën e 14 shkurtit në ambientet e Hotel “Gjuta” në Sauk. Sipas vendimit të gjykatës, i dashuri i vajzës, 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta, do të qëndrojë në arrest në burg. Ai akuzohet për “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”. Ndërkohë, xhaxhai i tij, Vladimir Gjuta, 46 vjeç, dhe nëna, Mirvete  Gjuta, 48 vjeçe, u lajnë me masën detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, me detyrimin për t’u paraqitur…

Lexo më Shumë