Author: almakos

10 Janar 2019 / 19:40 Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski tha se do të bëj gjithçka që të bllokojë procesin e ndryshimit të emrit. Ai para protestuesve të tubuar para Kuvendit tha se kryeministri Zaev e ka keqpërdorur faktorin ndërkombëtarë dhe ambasadorët, për të arritur deri te ndryshimi i emrit kushtetues të shtetit. Mickoski thotë se në këtë proces të ndryshimit të emrit sheh vetëm interes personal të kryeministrit dhe pazare me drejtësinë. Rreth pazarit të emrit dhe identitetit, po votohen ndryshime të kodit penal, ventili po lëshohet aq sa duhet për të kaluar ata akuza që kryejnë punë për…

Lexo më Shumë

Sellma Kasumoviq konsiderohet si një ndër grimeret dhe parukieret më të mira shqiptare. Nëpër duart e artistes kanë kaluar shumë yje shqiptare të muzikës, artit dhe kulturës. Por, grimerja ka treguar se si mund që një prej kursantëve të ndjek një shkollë profesionale të rregullimit të njerëzve. Ajo përmes llogarisë personale ka shpërnda një njoftim, ku një person mund të fitoj pesë mijë euro në formë të bursës. “Shkolla Profesionale Gjermane ndanë dy bursa me vlere prej 5000 euro për programin e grimit dhe të parukerisë. Programe këto te cilat kane instruktore të mirënjohur si Sellma Kasumoviq dhe Kaci Lleshi”,…

Lexo më Shumë

Dua Lipa ka përmbyllur një vit të jashtëzakonshëm në karrierën muzikore ndërkombëtare. Këngëtarja shqiptare ka sjell në vitin që lamë pas këngë të reja dhe ka mbajtur disa koncerte anembanë globit duke përfshirë edhe Kosovën. E bukuroshja jonë është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale duke sjell imazhe dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme. Zeshkania ka publikuar së fundi një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet mjaft e freskët. “I urrej përshkrimet”, ka shkruar 23-vjeçarja duke treguar një të pathënë deri më tani nga ajo. Lexo po ashtu: Ndërkohë, mediat kanë raportuar se Dua tashmë ka…

Lexo më Shumë

10 Janar 2019 / 16:17 Ministri i pushtetit lokal Suhejl Fazliu paralajmëroi konsolidim financiar të komunave, funksionalitet më të madh dhe zhvillimi të balancuar rajonal gjatë këtij viti. Ai gjithashtu iu referua gjendjes së keqe financiare të komunave, për të cilat qeveria vitin e kaluar me 50 milionë euro të parave buxhetore i mbuloi gjysmën e borxheve të akumuluara. [embedded content] Në vitin 2019 do të dalim edhe me një model të ri për financimin e bllok dotacioneve në fushën e arsimit, kopshteve të fëmijëve, institucioneve kulturore, për të siguruar fonde optimale nga buxheti qendror, për të mos krijuar borxhe…

Lexo më Shumë

10 Janar 2019 / 16:04 Shtatë raste të reja të dyshuara me fruth janë regjistruar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Të gjitha rastet janë fëmijë të moshës mbi dy vjeç dhe vijnë nga çerdhja “Dielli” e cila ndodhet në lagjen Novo Lisiçe të komunës së Aerodromit. Gjithsej deri më tani, me simptome të fruthit nga e njejta çerdhe janë regjistruar tetë fëmijë. Për të shtatë rastet e regjistruara sot pritet verifikim klinik, ndërkaq siç njoftojnë autoritetet Shëndetësore asnjëri nga fëmijët nuk ka qenë i vaksinuar me vaksinën MRP. Nga 6 janari e deri më tani, gjithsej 22 persona…

Lexo më Shumë

Reperi Mozzik tani është një prej reperëve më të pëlqyer të estradës shqiptare. Mirëpo fillimet për të kanë qenë jo shumë të lehta, pasi depërtimi në tregun muzikor është shumë i vështirë. Lexo po ashtu: Por mesa duket, reperi nga Ferizaji nuk i harron asnjëherë sakrificat dhe rrugën e vështirë që kishte ndjekur për t’i arritur ato që ka sot. Në disa shkrime të publikuara së fundmi në InstaStory, Mozzik ka thënë se bën kujtesë ndaj kohës kur xhepat e tij ishin të zbrazët. Foto: Mozzik/InstaStory “Gjithmonë kujtoj kush isha..kur xhepat bosh i kisha”, ka shkruar ai në InstaStory. I…

Lexo më Shumë

10 Janar 2019 / 16:02 Oda e tregtarëve kërkon që ligji i ri për tregjet e gjelbra i cili hyri në fuqi që nga 1 janari i  këtij viti  të shtyhet ose të shfuqizohet plotësisht. Ata nuk pajtohen që pensionistët të largohen nga tregjet pasi në këtë mënyrë numri i shitësve do të ulej për 30%. [embedded content] Zgjidhje e problemit për ne është shtyrja e ligjit apo shfuqizimi i plotë i tij. Me rregullativën ligjore që është në funksion nuk realizohet qëllimi i ligjit. Do të dorëzohen vërejtje deri tek të gjitha institucionet shtetërore kompetente, deri tek kryeministri, zëvendës…

Lexo më Shumë

10 Janar 2019 / 15:47 Dogana ballafaqohet me shumë punë dhe për këtë nevojiten punësime të reja. Kështu drejtori i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski arsyeton konkursin e ri për 78 vende pune me kohë të caktuar. Sipas sqarimit të tij, që katër vite në Dogana nuk ka pasur punësime të reja ndërsa tani me kompetencat e reja dhe me bisedimet e ardhshme për BE, nevojiten kuadro të reja. Nëse nisemi prej vitit 2015-të e deri më tani, nuk është realizuar asnjë punësim në Dogana, që vetvetiu kërkon që të kemi kapacitete përkatëse, vet puna ka kompetenca të reja, kemi…

Lexo më Shumë

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës të rajonit të Mitrovicës kanë ndërmarrë sot paradite një operacion në katër lokacione të ndryshme në komunën e Vushtrrisë kundër armëve ilegale, me ç’rast janë konfiskuar katër armë, tre pistoleta dhe një armë gjuetie, si dhe sasi e konsiderueshme e municionit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona, të cilët sipas prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se sot ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega në Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.M., nga Komuna e Malishevës, për shkak se ka sulmuar fizikisht nënën e tij Xh. M. Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një mosmarrëveshje që kishin, për shkak se i pandehuri i ka kërkuar para nënës së tij e pasi që e njëjta nuk kishte para për ti dhënë, ai së pari ka filluar të thyejë gjëra në shtëpi dhe pastaj e ka goditur të dëmtuarën, duke i shkaktuar lëndime të…

Lexo më Shumë

10 Janar 2019 / 15:17 Ohri dhe Struga janë tërësisht të paralizuar nga sasia e madhe e dëborës që ra në të dy qytetet. Ohri së bashku me Manastirin janë qytetet ku ka rënë mbrëmë më së shumti borë deri 33 cm. Rrugët janë krejtësisht nën borë, dhe nën borë janë rrugët që çojnë në fshatra. Nga Ndërmarrja publike komunale e Ohrit thonë se ekipet e tyre janë në terren ditë e natë dhe se po punojnë për pastrimin e borës. Por problemi është në reshjet e pandërprera të borës, që për një kohë të shkurtër formuan një shtresë të…

Lexo më Shumë