Joao Cancelo do të bëjë rikthimin e tij në Superkupën e Italisë e cila zhvillohet në javën e ardhshme kundër Milanit. Cancelo nuk ka luajtur qëkur Juventusi fitoi 1-0 kundër Interit më 7 dhjetor të vitit të kaluar. Ai iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një krisje të meniskut në gjurin e tij të këmbës së djathtë. Lexo po ashtu: Operacioni u krye me sukses dhe portugezi kaloi periudhën festive duke u rikuperuar. Megjithatë, Cancelo do të bëjë rikthimin e tij në Superkupën e Italisë e cila zhvillohet në javën e ardhshme kundër Milanit. Lajmi për rikthimin e mbrojtësit…
Author: almakos
11 Janar 2019 / 15:30 Pas refuzimit të kryeministrit Zaev për t’u takuar me përfaqësues të nismës “Ta shpëtojmë kodrën e Diellit”, ata kanë njoftuar se do të vazhdojnë me realizimin e protestave. Drejtuesi i nismës Hamdi Sulejmani, thotë se akoma nuk kanë pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga kabineti i kryeministrit për ftesën e tyre për takim, përveç përgjigjes që u dha publikisht në media, ku u tha se Zaev me siguri nuk do të ketë kohë për takim gjatë fundjavës. [embedded content] Ne nesër në ora 11 do të bllokojmë rrugën që lidh Kodrën e Diellit me Tetovën, dhe…
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve, për tre vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. “Në kohë të pacaktuar të vitit 2018 e deri më 16.09.2018, në Komunën e Gjakovës, të akuzuarit B.H., D.H., dhe D.H., në bashkëveprim pa autorizim kanë shpërndarë, shitë dhe transportuar substancë narkotike të llojit kokainë dhe të cilët në vazhdimësi kanë blerë dhe janë furnizuar në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës. Kështu kanë kryer veprën penale”blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga…
11 Janar 2019 / 14:32 Vëmendja e mediave greke pas takimit të Angela Merkel dhe Aleksis Cipras e monopolizoi qëndrimin e kancelares gjermane në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, dhe duket se pikërisht zgjidhja mes Maqedonisë dhe Greqisë ka qenë një ndër temat kryesore në bisedimet në pallatin e kryeministrisë në Athinë. Në konferencë për media pas takimit me Cipras, Merkel e përdori emrin Maqedonia e Veriut dhe tha se Marrëveshja e Prespës nuk sjellë dobi vetëm për “Maqedoninë e Veriut” e cila mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, por është në dobi edhe të Greqisë dhe Evropës.…
11 Janar 2019 / 14:15 Nga fillimi i vaksinimit kundër gripit sezonal më 5 nëntor 2018, deri në javën e parë të janarit, janë vaksinuar gjithsej 19.942 persona kundër gripit sezonal, ose 71.2 për qind të numrit të përgjithshëm të vaksinave të furnizuara. Lidhur me vaksinat komerciale, konform të dhënave nga Qendrat për Shëndet publik/ njësitë rajonale, janë vaksinuar 19.322 persona, thuhet në raportin që në ueb faqen e saj e ka publikuar Instituti për Shëndet Publik (ISHP). Numri më i madh i të vaksinuarve, siç thuhet janë të moshës 65 vjeç- 10.955 persona ose 56.7 për qind, të moshës…
11 Janar 2019 / 13:41 Pas disa vitesh premtime, përfundimisht do të nis realizimi i autostradës Shkup-Bllacë. Pasi që të shpallet tender, do të nisin punimet të ndarjes së parë prej 2 km, ndërsa pjesa e dytë do të fillojë në vitin 2020, derisa punimet pritet që të zgjasin afërsisht 36 muaj. Autostrada është e gjatë 12,5 km dhe vlera e saj do të arrijë 110 milionë euro. Me këtë rrugë, udhëtimi nga Shkupi për në Prishtinë do të shkurtohet për 2 orë e 45 minuta. Loading…
11 Janar 2019 / 13:28 Pranimi i aktakuzës së rastit “Talir” nga Gjykata Penale, për VMRO-DPMNE-në, është edhe një tjetër dëshmi se Kryeministri Zoran Zaev po u bën presion deputetëve të partisë opozitare për të votuar ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Sekretari i përgjithshëm i VMRO-së, Igor Janushev bëri me dije se nëse pushteti vazhdon me këto politika, partia e Mickoskit do të lëshojë institucionet, përfshi këtu edhe Kuvendin. Megjithatë, vendimet pritet që të merren bë Komitetin ekzekutiv që do të fillojë pas pak. I pyetur nga Alsat nëse grupi parlamentar i VMRO-së është i unifikuar kundër…
11 Janar 2019 / 13:12 Seanca e fundit e ndryshimeve kushtetuese e cila u paralajmërua për sot në ora 12.00, është shtyrë edhe njëherë për në ora 15.00, jooficialisht mësohet se seanca është shtyrë përshkak të takimit të kryeministrit Zoran Zaev me Kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami për të tejkaluar mosmarrëveshjet. Sipas informacioneve jozyrtare, mungon edhe një vote për tu siguruar shumica e dy të tretave të votove për ndryshimet kushtetuese në vend. Loading…
Aktorja e njohur, Arta Elezaj, ka ndryshuar stilin e saj të flokëve. Bukuroshja shqiptare që njihet për rolin e saj të Xhakartës në serialin “O Sa Mirë”, njihet për jetën luksoze. Ajo preferon të vishet shumë shtrenjtë, e tash në aspektin e dukjes ka vendosur të ndryshojë edhe më tej. Nga një kaçurrele ajo është shndërruar në një bukuroshe me flokë të drejta. Arta në pamje të parë duket tejet bukur, një brunetë tipike që ngjason me Dhurata Dorën. Aktualisht bukuroshja është ‘single’, teksa njihet për stilin e shtrenjtë të jetës që bën me vetura luksoze. /Telegrafi/
11 Janar 2019 / 10:32 Kryetari i Strugës, Ramiz Merko filloi të vozitet me Audi më të ri A6. Automobili është pjesë e shpalljes publike për blerjen e katër automobilave për nevojat e komunës. Shuma e përgjithshme e ndarë për këtë ishte diku rreth 6 milionë denarë, apo rreth 100 mijë euro pa TVSH, ndërsa vetëm automobili Audi arrin vlerë prej 60 mijë euro. Vitin a kaluar pas kronikës së Alsat M për automobilat luksoz, nën presionin e opinionit shpallja ishte tërhequr. [embedded content] Sipas shpalljes së re, komuna ka kërkuar automobil-limuzinë të versionit Sedan-ngjyrë të zezë me katër dyer,…
11 Janar 2019 / 10:08 Një shkupjan, përmes një postimi në Fejsbuk u është kërcënuar disa deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë duke ua rrezikuar sigurinë, por përfundoi me padi penale nga ana e organeve të rendit. Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për shkak të postimit të shpërndarë nga ana e B.B. (49) nga Shkupi, me të cilin ka shkaktuar rrezikim të sigurisë së deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe për shkak të përhapjes së materialit racist dhe…
Një trup i pajetë është gjetur në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, trupi është gjetur të mërkurën rreth orës 23:50 në rrugën “Marija Kraja”, në Prizren. Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/

