Nga tetë pacientë, të cilët dje kanë arritur nga Maqedonia e Veriut pas ngjarjes tragjike në Koçan, tre janë në respirator, ndrësa të gjithë kanë djegie në kanalet e frymëmarrjes dhe janë në rrezik për jetë, njoftoi MIA nga Beogradi. Në deklaratë për RTS-në, Millan Stojiçiq, drejtor i Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive pranë Qendrës klinike të Serbisë, tha se të hënën kanë arritur tetë pacientë me lëndime serioze, të rrezikshme për jetë. “Ata janë përkujdesur, janë stabil dhe trajtimi vazhdon, gjë që sigurisht do të marrë kohë”, deklaroi Stojiçiq dhe shtoi se një prej pacientëve është në gjendje…
Author: almakos
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, do të ekstradohet ditën e sotme nga Spanja në Shqipëri, raporton gazetarja Klodiana Lala. Me datë 2 korrik 2024, Berisha doli para Gjykatës Kombëtare Spanjolle, ku kërkoi që të mos e dorëzojnë në Shqipëri për t’u gjykuar. Ai kishte planifikuar dhe urdhëruar vrasjen e tre personave në vitin 2005 në dy sulme, tha se kishte frikë për jetën e tij sepse pret një hakmarrje të mundshme për veprimet e tij të kaluara. Kështu u shpreh në përgjigje të pyetjeve të mbrojtjes së tij në seancën e ekstradimit, në të cilën Prokuroria ka kërkuar…
Nga Qeveria përmes një komunikate kanë reaguar në lidhje me numrin e viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan..Ata thonë se numri i viktimave mbetet 59, dhe se raportimet e tjera janë dezinformata.“Në opinion po përhapen spekulime dhe dezinformata për numrin e të vdekurve. Qeveria konfirmon me përgjegjësi të plotë se numri i viktimave është 59. Të gjitha pretendimet e tjera për 100 apo 120 të vdekur janë të pasakta dhe të pabaza. Një informacion i tillë i rremë vetëm sa shton ankthin në publik dhe shkakton dhimbje shtesë te familjet e viktimave”, thuhet mes tjerash në reagimin e…
Qyteti i Korçës u gdhi e mbuluar nga bora e rrallë e marsit, duke krijuar një pamje të pazakontë për këtë periudhë të vitit. Në mes të bardhësisë që pushtoi qytetin, një element mbeti i pandryshuar – shija autentike e Birrës Korça. [embedded content] Fabrika e njohur e birrës, e vendosur në zemër të qytetit, vijoi të mirëpresë vizitorët dhe adhuruesit e kësaj marke tradicionale, duke ofruar një përvojë unike mes atmosferës së ftohtë dhe aromës së freskët të birrës. Për shumë banorë dhe vizitorë, kombinimi i borës me një gotë të ftohtë Birrë Korça u shndërrua në momentin ideal…
Organi i akuzës ka kaluar për gjykim shtetasin Ilir Beqaraj, i cili është i përfshirë në ekzekutimin e Gentjan Bejtja, në Larushkë të Fushë Krujës, ngjarje e vitit të kaluar. Sipas njoftimit të Prokurorisë, Beqaraj akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”, të kryer në bashkëpunim, por gjithashtu dhe për ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’. Beqarja, kishte rolin e ndihmësit në vrasjen e Bejtjas, sipas organit të akuzës. Ai ka larguar autorët e vrasjes nga vendngjarja, duke i çuar në fshatin Hasan, ku dhe më pas kanë djegur automjetin. Në automjetin e djegur,…
Uniformat blu kanë dalë me një njoftim zyrtar paraprak, lidhur me atentatin me armë zjarri ndaj kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli. Sipas blu, ngjarja ka ndodhur gjatë natës, por salla operative është njoftuar rreth orës 08:10. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rreth 20 plumba janë vërshuar në xhamat e kompanisë. Në vendngjarje ndodhen uniformat blu për të sqaruar ngjarjen dhe të arrijë të identifikojë autorët e këtij sulmi. LEXONI EDHE: Sulmi me breshëri plumbash ndaj CFO Pharma/ Detaje: Sekuestrohen pamjet e kamerës së sigurisë, godina u qëllua nga një automjet në lëvizje! Si…
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu, kryesisht në disa zona të kufizuara të pjesës perëndimore. Kjo do të thotë që, përveç temperaturave të ulëta, kemi gjithashtu mundësi për reshje të lehta që do të përmirësojnë kushtet e mjedisit. Në Prishtinë, temperaturat do të sillen nga -2 gradë Celsius deri në -4 gradë Celsius, duke bërë që qytetarët të përballen me kushte mjaft të ftohta gjatë këtij sezonit dimëror. Është e rëndësishme që të jemi të përgatitur për këto kushte,…
Godina e kompanisë farmaceutike CFO Pharma, është sulmuar me breshëri plumbash përgjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (18 mars). Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli. Bëhet me dije se 20 plumba janë drejtuar në xhamat e godinës së CFO Pharma. Pamje nga xhamat e XFO Pharma, me shenjat e mbetura nga plumbat Në vendngjarje ndodhen uniformat blu për të sqaruar ngjarjen dhe të arrijë të identifikojë autorin/rët e këtij sulmi. Sakaq, ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Shtetit.
Gjatë fillimit të kësaj jave si rezultat i mbizotërimit të motit të keq edhe në Qarkun e Elbasanit kanë rënë reshje të dendura shiu, breshëri dhe dëborë, veçanërisht në zonat e thella malore të Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit dhe Elbasanit. Fenomenet atmosferike të rënduara kanë krijuar vështirësi të përkohshme për lëvizjen me automjete në disa fshatra ndërsa situata për pak kohë ka kërkuar ndërhyrjen e shpejtë të autoriteteve dhe shërbimeve emergjente. Në Fushë Studën të Librazhdit , mëngjesin e kësaj të marte, trashësia e dëborës ka arritur 3-5 cm, sipas Albert Kalecit, Kryetar i Njësisë Administrative Steblevë. Ndërsa ë Parkun Kombëtar…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 92 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.6 lekë dhe do shitet me 118.8 lekë.
Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore ndërsa në zonat e thella malore priten reshje sërish dëbore. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend. Temperaturat e ajrit do të ulen si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C…
Në javën që lamë pas u publikua një intervistë e Anisa Veselit, ku u përball me pronaren e klinikës që mori përsipër shërimin e saj nga sëmundja e skoliozës, nga e cila vuan që nga mosha 12 vjeçare. E gjithë kjo ngjarje u zhvillua në kuadër të programit hulumtues në Shqipëri, “Piranjat”. Në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, ish-banorja e Big Brother rrëfen reagimet që mori pasi ndau përvojën e saj të hidhur. Mirëpo, gjatë përballjes me Lenën diçka e papritur ndodhi për këngëtaren shqiptare. E njëjta u arrestua dhe u detyrua të shkonte në stacion policor. Për…