12 Janar 2019 / 16:12 Të gjitha vaksinat të cilat u gjetën me deklarata me afat të skaduar janë nga prodhuesi i tyre origjinal, gjegjësisht nga firma Glakso Smith Kline nga Belgjika. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar vetë përfaqësuesit e kësaj kompanie gjatë takimit të paradites që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë. Venko Filipçe tha se janë në pritje të rezultateve të Agjencisë së Ilaçeve Malmed nga kontrolli inspektorial për të parë nëse janë gjetur lëshime të caktuara nga ana e kompanisë distributore “MakedonijaLek”. [embedded content] Nga kjo e fundit nuk pranojnë të japin informata nëse është…
Author: almakos
12 Janar 2019 / 15:50 Tani ne kemi nevojë për shumë punë në vend, fillojmë një fushatë të re ekonomike dhe reformuese, për një ekonomi me prosperitet dhe në rritje. Kryeministri Zoran Zaev një ditë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja me Greqinë njoftoi zbatimin e masave serioze të përcaktuara në agjendën ekonomike. Ai iu bëri thirrje ministrave, drejtorëve, kryetarëve të komunave dhe të gjithë administratorëve që të fillojnë punën në mënyrë më efikase. [embedded content] Ne po hyjmë që sot, në një iniciativë ekonomike dhe reformash që është lartë në agjendën tonë për vitin 2019 .T’i…
Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në Twitter thotë se nuk do të vazhdojë debatin me presidentin Ilir Meta për çështjen e ministrit të Jashtëm. Rama duket se tashmë nuk do të propozojë një emër të ri për ministër, pas refuzimit të Gent Cakës nga ana e Metës. Ai thotë se tashmë do të presë gritjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij zyra e Presidencës është marrë peng. “Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktoreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë…
12 Janar 2019 / 15:13 VMRO-DPMNE-ja e konsideron të turpshëm faktin që kryeministri Zaev flet me emrin e ri të shtetit, akoma pa hyrë marrëveshja në fuqi. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski edhe një herë përsëriti kërkesën për zgjedhje të reja dhe premtoi se në të ardhmen do të bëjnë gjithçka për të përmirësuar këtë gabim. “Zoran Zaev sot edhe para kohe e riemëroi atëdheun e tij duke u bazuar në një marrëveshje e cila akoma nuk ka hyrë në fuqi. Turp! Zotëri Zaev, Maqedonia sot nuk festoon. Maqedonia sot është mbështjellë në të zezë sepse ju shitët, shkelët…
12 Janar 2019 / 15:01 Gjatë konferencës së sotshme, kryeministri Zoran Zaev ka komentuar edhe kërkesën e VMRO-DPMNE-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale. “Mickoski kërkon zgjedhje, por lutet që qeveria mos të pranoj”, tha Zaev. Zaev shtoi se kjo kërkesë do të diskutohet nga partia dhe se do të njoftohet publiku nëse merret ndonjë vendim. Loading…
Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn përshëndetën parlamentin maqedonas për “hapin e rëndësishëm ndaj zbatimit të Marrëveshjes së Prespës”. ”BE-ja mbështet fuqishëm Marrëveshjen e Prespës, që është shembull për pajtim për rajonin dhe për tërë Evropën”, theksojnë ata. ”BE-ja mbetet e përkushtuar fuqimisht për të mbështetur vendin në synimin e përbashkët të integrimit të BE-së”, shtojnë Hahn dhe Mogherini. “NATO-ja mbështet zbatimin e plotë të marrëveshjeve, që janë kontribut i rëndësishëm për një rajon të qëndrueshëm dhe me prosperitet”, shkroi në Twitter sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
12 Janar 2019 / 13:39 Edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torborn Jaglland e ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese. “Përshëndes vendimin e parlamentit në Shkup për emrin, si kontribut të rëndësishëm për stabilitetin e vendit”, ka shkruar Torborn Jaglland, Sekretar i përgjithshëm i KE-së. Këshilli i Evropës është organizatë në të cilën Republika e Maqedonisë është anëtare prej vitit 1995 nëm emrin e përkohshëm “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”. Loading…
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, ka mbajtur mbrëmjen e së premtes një koncert në Tiranë. Mijëra fansa ishin të pranishëm për të parë nga afër performancën e këngëtares shqiptare, e cila vazhdon të jetë shumë aktive në treg. Mirëpo siç rëndom ndodh që në fund të koncertit, këngëtarët u japin mundësinë fansave që të fotografohen me ta, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në koncertin e fundit të Dafinës. E për këtë gjë ajo u ka kërkuar falje fansave të saj, duke bërë të ditur arsyen e vërtet se pse i duhej të largohej menjëherë. Lexo po ashtu: “Tirana…
12 Janar 2019 / 13:24 Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur fjalimin e tij të parë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Zaev nga godina e Qeverisë përdori disa herë emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut. “Për këtë moment historik, falënderoj çdo deputet dhe deputete. E di sa ishte e vështirë. Unë e kuptoj hidhërimin dhe zemërimin e disave që nuk e pranojnë rezultatin e votimit, por i kuptoj edhe ata që janë të lumtur dhe që festojnë. Ne po shkruajmë një realitet të ri në Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtare e NATO-s, së shpejti…
Tuna dhe Patris Berisha janë një prej çifteve më të pëlqyer në estradë. Ata merren të dy me muzikë – Tuna është këngëtare ndërsa Patrisi baterist i Filarmonisë së Kosovës. Por deri më tani, nuk është se fansat kanë pasur mundësi t’i shohin duke ekzekutuar muzikë së bashku. Mirëpo në mbrëmjen e së premtes, ata vendosën që të realizojnë një bashkëpunim të veçantë. Lexo po ashtu: Dyshja kanë interpretuar së bashku, teksa Tuna këndonte dhe shoqërohej në piano nga Ardit Stafaj, dhe ritmikisht nga Patrisi Këtë performancë, ata e kanë bërë në një nga baret e Prishtinës, ndërsa pranë tyre…
Policia ka arrestuar një femër pas publikimit të lajmit dhe shpërndarjes të një fotoje të një fëmije lëmoshkërkues të shtrirë tek Ura e Gurit në Prizren. Pas një pune hetimore Policia ka arrit të identifikoj dhe arrestojë një një familjarë, femër të kombësisë rome shtetase e Republikës së Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:05 te Ura e Gurit, në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, e dyshuara pas intervistimit dhe konfiskimit të dokumentacionit me vendimin e Prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
12 Janar 2019 / 12:07 Nuk ka të lënduar në zjarrin që shpërtheu mbrëmë pasa mesnate në një shtëpi në Kavadar, ku është djegur çatia dhe një pjesë e shtëpisë. Zjarrfikësit kanë intervenuar nga ora 1:45 deri në ora 4 të mëngjesit, duke ndaluar përhapjen e zjarrit në shtëpitë përreth, informojnë për MIA nga Njësia territoriale kundër zjarreve. Për fat nuk ka të lënduar. “Me gjitha forcat shuam flakët në minus gjashtë gradë Celsius, luftuam me stuhinë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e kësaj familje. Në vendin e ngjarjes kemi qenë dhjetë zjarrfikës në dy ekipe, ku gjatë gjithë kohës…

