Mërgimtari kosovar, A.K. ka humbur jetën dje në një aksident të rëndë trafiku në Serbi. Ky mërgimtar bashkë me disa familjarë të tij po udhëtonte me veturë drejt Austrisë, pasi kishte kaluar pushimin dimëror në Kosovë. Sipas informatave lëndime kanë pësuar edhe tre persona të tjerë. Vetura e viktimës është aksidentuar me një autobus. A.K për disa vite rresht ka punuar dhe jetuar në Austri, festat e fundvitit kishte ardhur për t’i kaluar në Kosovë. Ardhja e tij në vendlindje dje u kthye në tragjedi për familjen e tyre në Prizren. Familja e nisën për gurbet, por pak orë më…
Author: almakos
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegrafi”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegrafit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
13 Janar 2019 / 11:57 Ish-gjenerali Stojançe Angellov ka shkruar në Twitter për përfitimet e Marrëveshjes së Prespës, pas miratimit të ndryshimet kushtetuese të premten nga Kuvendi. “MAQEDONAS, tash e tutje kur shkoni në plazhet greke, nuk do të jeni Shkupjan, por do të jeni MAQEDONAS që flasin në gjuhën maqedonase. P.S. Falë Marrëveshjes së Prespës” ka shkruar Angelov profilin e tij në Twitter. МАКЕДОНЦИ, отсега натаму кога ќе одите на грчките плажи, нема да бидете Скопјани туку ќе бидете МАКЕДОНЦИ кои зборуваат на МАКЕДОНСКИ ЈАЗИК.П.С. Благодарение на Преспанскиот договор. — Stojanche Angelov (@StojanceAngelov) January 11, 2019 Loading…
716 tiketa të trafikut janë shqiptuar gjatë 24-orëve të kaluara nga Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 25 aksidente, prej të cilave 3 janë të lënduar dhe të tjerë me pa të lënduar. Gjithashtu, janë bërë 5 arrestime, prej të cilave 2 janë dërguar në mbajtje, 2 në vuajtje të dënimit dhe 1 është liruar me procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Ankuesi mashkull ka raportuar se për deri sa ishte në lokalin e tij në Podujevë, tre të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të zjarri kanë grabitur rreth 1,000 euro para të gatshme. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante. /Telegrafi/ Foto: Ilustrim
13 Janar 2019 / 11:05 Partneri i koalicionit në Qeverinë greke Panos Kamenos dhe partia e tij “Grekët e Pavarur” do ta lëshojnë qeverinë, informojnë mediat greke. Kamenos këtë deklaratë e bëri menjëherë pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Cipras. Kamenos theksoi se nuk kanë arritur marrëveshje me Ciprasin në lidhje me votimin e ratifikimit të Marrëveshje së Prespës të cilën “Grekët e Pavarur” nuk e përkrahin Kamenos falënderoi kryeministrin grek për bashkëpunimin dhe tha se çështja e emrit me Maqedoninë nuk i lejon më atij të jetë pjesë e qeverisë. ALSAT Loading…
13 Janar 2019 / 10:43 Do të mbetet e shënuar se 81 deputetë kundër vullnetit të qytetarëve në mënyrë antikushtetuese, të paligjshme ilegale dhe në kriminale ndryshuan emrin dhe identitetin e Republikës së Maqedonisë, thonë nga VMRO-DPMNE-ja në një deklaratë. “LSDM dhe Zaev dhunshëm përmes shantazheve, kërcënimeve dhe pazareve e hodhën poshtë vullnetit e popullit dhe ndryshuan emrin e Republikës së Maqedonisë, edhe pse populli maqedonas në mënyrë të qartë në referendum tregoi se është kundër ndryshimit të emrit dhe kundër Marrëveshjes. Krimineli i falur Zoran Zaev, pa asnjë pikë turpi e riemëron atdheun e tij ende pa hy marrëveshja…
Banesa e një biznesmeni durrsak ka rënë mbrëmjen e së shtunës pre e grabitjes. Të veshur me uniformë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të maskuar dhe me armë, kanë grabitur biznesmenin e transportit. Persona ende të paidentifikuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur shtëpinë e biznesmenit Elton Kelmendi, që operon në fushën e transportit ndërkombëtar. Burimet thanë se tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të mësyjnë në banesën e biznesmenit 38-vjeçar gjatë mbrëmjes. Autorët e kanë pritur në ambientet e jashtme atë dhe në momentin që biznesmeni është afruar për të…
13 Janar 2019 / 10:11 Dy persona të cilët janë në listën e “Interpolit” janë ndaluar dje në vendkalimin kufitar të Bllacës në hyrje të Maqedonisë. Personi i parë, i cili është nga Kosova dhe gjendet në listën e Interpolit me masën “arresto”, është ndaluar gjatë kontrollit të pasaportave rreth orës 18:00. Personi me iniciale B.Sh është qytetar i Kosovës i moshës 47 vjeçar, thonë nga Ministria e Brendshme. Kurse personi i dytë është arrestua në të njëjtin vendkalim kufitar në orën 4:30. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, me inicialet L. Sh. i cili është ndaluar në bazë…
13 Janar 2019 / 9:52 Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagshta, kurse në disa vende ka mbetje të borës. Për arsye preventive është vendosur ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda në rrugën Dibër- Strugë, njoftojnë nga LAMM. Në disa rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka ka mundësi të paraqiten shembje të vogla të dheut Ekipet e “Rrugët e Maqedonisë” rekomandojnë kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektimit të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore. Loading…
13 Janar 2019 / 8:09 Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me periudha te shkurta do të ketë diell, . Do të fryej erë e lehtë deri në mesatare në drejtim perendimorë dhe veriperendimore. Temperatura gjatë ditës do të lëviz prej -9 deri 11 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri në -7 gradë Celsius kurse gjatë ditës temperaturat do të varojnë nga -1 deri më -4 gradë kurse gjatë natës pritet që temperatura të zbresë deri më -11 gradë Celsius. Loading…
“S’ka dashni” është titulli i këngës më të re, të cilën Seldi Qalliu e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtaren Keisi Medini. Dy këngëtarët e kanë shkruar tekstin e këngës, ndërsa Seldi është kujdesur melodinë. Alsked Rrenja e ka bërë muzikën e “S’ka dashni” që vjen me një interpretim të ndier nga dy këngëtarët. Lexo po ashtu: Produksioni XL Films është angazhuar për xhirimin e videoklipit të këtij dueti. [embedded content] Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar, Seldi ka qenë mjaft i folur në faqet rozë për lidhjen e tij me këngëtaren Mimoza Shkodra. Dy yjet e skenës shqiptare përjetuan…

