Dalin detaje të reja lidhur me banesën në Laknas, të cilën dy vëllezër e kishin kthyer në shtëpi bari. Burime për News 24 bëjnë me dije se dy vëllezërit e arrestuar kishin punuar më parë në Angli, dhe pasi mësuan sekretet e punës atje, ata u kthyen në atdhe për të ndërtuar në banesën e tyre një ambient të posaçëm për kultivimin e bimëve narkotike. Kjo nuk është hera e parë që dy vëllezërit tentojnë të fitojnë para përmes kultivimit të lëndëve narkotike. Raportohet se dy vëllezërit kishin ngritur një shtëpi bari të ngjashme më parë. Pajisjet e kultivimit ishin…
Author: almakos
Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë ditën e sotme për fatin e Kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj, skandalet e të cilit janë denoncuar në emisionin Vetting në News24. Institucioni më i lartë i procesit të Vettingut do të japë verdiktin për karrierën e Erjon Shehajt, nëse Kryeprokurori i Lezhës do të qëndrojë në detyrë apo do përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për shkak të abuzimeve me detyrën. Kujtojmë që Erjon Shehaj kaloi më polemika procesin e vlerësimit të figurës dhe aftesive të tij si prokuror nga Komisionit i Pavarur i Kualifikimit në vitin 2022. EMISIONI VETTING Ligji dhe…
Historia se si është krijuar shfletuesi më i njohur në botë, Google Chrome, është një rrëfim i mbushur me surpriza dhe kthesa të papritura. Google Chrome, sot më i përdoruri shfletues në botë, u lançua më 2008 dhe ka revolucionarizuar mënyrën se si miliona njerëz përdorin internetin. Sipas statistikave, më shumë se 3.45 miliardë përdorues, që përbën 66 për qind të përdoruesve të internetit, e përdorin atë rregullisht. Por interessante është se krijimi i këtij shfletuesi do të kishte ndjekur një rrugë të ndryshe, nëse dy themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, do të kishin dëgjuar CEO-n e…
Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot pasi në seancën e kaluar gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale Shkup ishte marrë në pyetje Velibor Manev, një nga të akuzuarit. Manev deklaroi se njihet me të gjithë të akuzuarit, përveç se me babanë e vajzës së vrarë. Ai tha se për grabitjet i ka koordinuar Lupço Palevski Pallço dhe se ka vlerësuar se është dashur të kryejnë vetëm grabitje dhe është befasuar kur Pallço i ka qëlluar Vanjën dhe Pançen MARKETING
Karriera e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj i cili është përfshirë në një sërë skandalesh të denoncuara në emisionin Vetting në News24, është sot ne doren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. KPA është institucioni më i lartë i procesit të Vettingut dhe do të vendosë sot nëse Shehaj do të qëndrojë në detyrë apo do përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për shkak te abuzimeve me detyrën. Erjon Shehaj kaloi më polemika procesin e vlerësimit të figurës dhe aftesive të tij si prokuror nga Komisionit i Pavarur i Kualifikimit në vitin 2022. Por procesi i rivlerësimit të tij është ankimuar…
23:40 | 18 Mars 2025E.HNjë kafshë e rrallë, gjysmë ujk dhe gjysmë qen, është shitur për një shumë rekord prej 4.4 milionë paundësh, ose 5,3 milionë euro. Ky qen unik, i quajtur Cadabomb Okami, është një kryqëzim midis një ujku të vërtetë dhe një Caucasian Shepherd. Blerësi është S. Sathish, një indian i pasoionuar pas qenve dhe pronar i mbi 150 racave të ndryshme në Bengaluru, Indi. Ai shpenzoi plot 500 milionë rupi për të marrë këtë qen të jashtëzakonshëm, të cilin e bleu përmes një ndërmjetësi nga SHBA. Okami është vetëm tetë muajsh, por peshon 75 kg dhe ka…
Spektakli i së martës solli një tjetër eliminim në Big Brother VIP Albania 4, ku këngëtari Vserlo u bë banori i radhës që u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ai nuk i mbijetoi televotimit përballë Aldos, Rizartës, Olës dhe Gertës, duke marrë numrin më të ulët të votave nga publiku. Gjatë qëndrimit të tij në BBVA4, Vserlo u shqua për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh të ashpër, duke u përfshirë në debate të shumta me banorët. Ai ka qenë një konkurrent mjaft aktiv, duke krijuar situata të tensionuara dhe diskutime të zjarrta në shtëpi. Eliminimi…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se ekipet mjekësore të institucioneve shëndetësore janë të angazhuara plotësisht edhe sot për ofrimin e kujdesit të duhur mjekësor për të gjithë pacientët e hospitalizuar. Aktualisht, numri i pacientëve të hospitalizuar në klinikat dhe spitalet e vendit është si më poshtë: Klinika e Kirurgjisë Plastike – 10 pacientë Klinika e Toksikologjisë – 10 pacientë Klinika e Kirurgjisë Torakale – 4 pacientë Traumatologjia – 2 pacientë Kirurgjia Pediatrike – 4 pacientë KARIL – 13 pacientë Klinika e Pulmologjisë – 2 pacientë Spitali i Përgjithshëm në Shtip – 2 pacientë Spitali “8 Shtatori” – 17 pacientë…
Në spektaklin e së martës në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka kaluar në divanin e kuq, duke shënuar një moment të ri dhe të rëndësishëm për të, pas rikthimit të saj në shtëpinë e Big Brother. Gjatë kohës kur Egli ishte në lidhje me Gjestin, ajo ishte pjesë e grupit që qëndronte në divanin e kaltër, duke u ulur gjithmonë pranë tij dhe duke u identifikuar me këtë pjesë të shtratit të famshëm. Pas rikthimit të saj në shtëpi, pas një periudhe pushimi nga formati, Egli ka bërë një ndryshim të dukshëm në sjelljen…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët dhe përdoruesit e dronëve se Agjencia e Aviacionit Civil ka vendosur një ndalesë të plotë për operacionet me dronë në territorin e qyteteve Koçan dhe Shtip. “Operimi i paautorizuar dhe i pakoordinuar i këtyre pajisjeve mund të rrezikojë trafikun ajror dhe të shkaktojë pasoja të rënda për jetën dhe pronën e individëve në tokë. Përdorimi i dronëve në zona të ndaluara do të çojë në fillimin e procedurave sanksionuese, siç përcaktohet nga Ligji i Aviacionit,” thuhet në njoftimin e ministrisë. Në kuadër të situatës aktuale, Ministria e Punëve të Brendshme apelon për…
Diplomati Agim Nesho komentoi bisedën telefonike të fundit mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, duke e cilësuar këtë si një shenjë pozitive për përpjekjet e mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në emisionin “Open” në News24 ai theksoi se kjo bisedë mund të sjellë mundësi për të ulur tensionet dhe për të arritur një marrëveshje që do të minimizonte humbjet njerëzore për Ukrainën. Nesho u shpreh se, “si një vend pro-perëndimor, Shqipëria dëshiron që Ukraina të dalë nga ky konflikt me sa më pak dëme”. Ai gjithashtu theksoi se, për momentin, është një arritje…
Në Librin e Ngushëllimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i hapur pas zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, sot në mëngjesin e hershëm të së dielës sot u nënshkruan zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Voda Orce Gjorgievski, deputetë, kryetari i Gazi Babës Orce Stefkovski, kryetari i Alternativës Zekirja Ibrahimi, të punësuar në shërbinet e Parlamentit dhe qytetarë. Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të nënshkruhen në Librin e Ngushëllimeve në Kuvend do të mund ta bëjnë këtë në pesë ditët e ardhshme nga ora 10:00 deri në orën 19:00. MARKETING