Sot akrepat e orës u kthyen pas 60 minuta. Ndërrimi i orës më 26 tetor ndodhi në orën 03:00, kur akrepat u zhvendosen në orën 02:00. Të gjitha pajisjet digjitale përditësohen automatikisht. Ora diellore qëndron në fuqi deri më 29 mars 2026, kur si gjithmonë në 03:00 të mëngjesit, në fuqi hyn ora ligjore, e njohur ndryshe si ajo verore. Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të tetorit e muajit mars. Prej vitesh diskutohet për ta eliminuar këtë ndryshim (nga…
Author: almakos
Termi “divorci gri” përshkruan fenomenin e ndarjes së çiftëve që ndodh pas moshës 50 vjeçare. Kjo dukuri është bërë gjithnjë e më e zakonshme në shoqërinë moderne, duke sjellë me vete një mori ndikimesh për të gjithë anëtarët e familjes, veçanërisht për fëmijët e rritur. Por si ndikon ky proces në marrëdhëniet familjare? Një nga aspekte më të rëndësishme të divorci gri është ndryshimi i marrëdhënieve me prindërit. Gjatë jetës, marrëdhëniet evoluojnë natyrshëm, por një divorc i vonë mund të shkaktojë një ndarje të papritur dhe të dhimbshme. Fëmijët e rritur shpesh ndihen të detyruar të rishikojnë rolin e tyre…
Një nga objektivat madhorë të shpallur nga Kryeministri për mandatin e katërt qeverisës është zhvendosja drejt një ekonomie cashless (pa para fizike) brenda vitit 2030. Në vazhdim, ministrja e Ekonomisë ka paralajmëruar aplikimin e masave për uljen e përdorimit të cash në ekonomi vitin e ardhshëm. Objektivi për një ekonomi cashless nënkupton zëvendësimin e pjesës më të madhe të transaksioneve që kryhen me para fizike me forma alternative të pagesave, ku përfshihen shërbimet që ofron sektori bankar dhe financiar, si transfertat nga llogaria apo pagesat me kartë. Me zhvillimin e teknologjisë, transfertat nga llogaria sot mund të kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike (internet banking), madje…
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar prej orëve të para të 24 orëshit deri në orët e mëngjesit në të gjithë vendin. Gjatë ditës, pritet që reshjet e shiut të vijojnë të herëpashershme, me intensitet kryesisht mesatar, ndërsa lokalisht në veri dhe qendër në intervale të shkurtra kohore reshjet parashikohen me intensitet deri të lartë në formë shtrëngatash të herëpashershme, me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jug me shpejtësi mesatare…
Disa shkencëtarë po shqyrtojnë idenë se vetëdija njerëzore mund të jetë shumë më e fuqishme sesa mendojmë, ndoshta edhe në gjendje të parashikojë të ardhmen përmes mekanizmave të padukshëm brenda trurit. Momente si parandjenja, instinkti i beftë për të marrë një vendim të saktë ose ndjesia e çuditshme që “dikush do të telefonojë” pak çaste para se të ndodhë, po analizohen si shembuj të mundshëm të një sistemi neurobiologjik që punon përtej vijës së zakonshme të kohës. Studiues të ndryshëm po eksplorojnë mundësinë që në nivelin më të vogël të qelizave nervore, brenda mikrostrukturave të quajtura mikrotubula, të zhvillohen fenomene…
Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete të drejtuara nga shtetasit I. B., P. N. dhe një shtetase e huaj N. R. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre drejtuesit dhe dy pasagjerë, bashkëshortja dhe vajza 6-vjeçare e shtetasit I. B. të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon opinionin publik se nuk ka asnjë rrjedhje të lindanit në rrethinën e ish-kompleksit industrial OHIS, ndërkohë që procesi i pastrimit të lindanit në këtë lokacion po vazhdon në mënyrë të pandërprerë. Ministria e Mjedisit vazhdimisht punon në zgjidhjen e njërit prej sfidave më të mëdha mjedisore në vend, pastrimin e lindanit në ish-kompleksin industrial OHIS. Gjithashtu, të mërkurën, më 22 tetor 2025, në orët e mbrëmjes, u zhvillua një inspektim i jashtëzakonshëm, gjatë të cilit u konstatua se nuk ka absolutisht asnjë rrjedhje të lindanit dhe as ndonjë rrezik tjetër për sigurinë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht ndodhet në Berlin, ka ndarë mendimet e saj mbi situatën e tanishme ndërkombëtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e dialogut me Serbinë dhe sfidat që e shoqërojnë atë. Osmani e ka theksuar se Kosova nuk është e izoluar nga partnerët e saj strategjikë, duke u përqendruar në nevojën për të ruajtur marrëdhëniet e forta me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ajo ka shprehur besimin se këto marrëdhënie janë thelbësore për stabilitetin e rajonit dhe për avancimin e proceseve të brendshme. Gjatë intervistës, presidentja ka folur për sfidat që vijnë nga Serbia,…
Koalicioni VLEN ka njoftuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbështesë kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadikun. Në njoftimin e tyre thuhet se ky vendim është marrë duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të shprehur qartë më 19 tetor, kur – sipas tyre – “me një zë” thanë “Jo më BDI-së” në shumicën e komunave shqiptare. “Bashkë me qytetarët dhe me kandidatët që përfaqësojnë sinqerisht interesin publik, do ta çojmë përpara ndryshimin që filloi më 19 tetor në komunat shqiptare”, thuhet në reagimin e Koalicionit VLEN. MARKETING <imgsrc=”” width=”100%”…
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja pasditen e sotme në emisionin “Kjo Javë” nga marrja në hetim e zv.kryeministres Belinda Balluku nga ana e SPAK. Sipas saj, janë kryer kontrolle në disa ambiente të bashkëpunëtorëve dhe vartësve të Ballukut, ku janë sekuestruar dokumente, laptopë dhe celularë. Gazetarja theksoi se SPAK nuk e ka përgënjeshtruar lajmin, por ka deklaruar se “nuk ka asgjë për të ndarë me publikun”. Klodiana Lala: Lajmin e kam raportuar mbi burimet e besuara. Mbaj përgjegjësi për çfarë kam raportuar dhe deklaruar. Shumë detaje të hetimeve rreth zonjës Balluku janë detaje sekrete sepse ajo dosje është vetëm…
Analisti politik Xhenur Iseni duke komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, e ka cilësuar atë si pjesë të retorikës zgjedhore. Ai gjatë emisionit Debat në Shenja theksoi se me retorikë të këtillë, Mickoski po përpiqet të ruajë kohezionin brenda partisë në prag të kongresit, ndërkohë që përballet me presione të brendshme dhe me rënien e mbështetjes për aleatët opozitarë. Xhenur Iseni, politolog “E para, mendoj se është në suaza të retorikës zgjedhore, sepse ende jemi në proces zgjedhor. VMRO-ja ende kandidon me kandidatët e saj në balotazh. Duhet ditur që Hristijan Mickoski ka kongres partiak në dhjetor. Krejt…
Përderisa partitë politike janë në fushatë zgjedhore, kryeqyteti po ngulfatet nga mbeturinat, ku premtimi kryesor i kandidatëve për qytetin e Shkupit është edhe pastrimi në tërësi i qytetit. Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, ka theksuar se Shkupi aktualisht po përballet me situatën më të keqe ndonjëherë. Ai në një emision televiziv, siç transmeton Mia, ka thënë se me organizim të mirë, problemet mund të zgjidhen shpejt dhe se në 72 orët e para do të kryhet një aksion i madh për pastrimin e qytetit, në të cilën do të përfshihen të gjitha…

