2 Shkurt 2019 / 11:31 Për shkak të moszgjidhjes së problemit me ndotjen e ajrit, sot do të protestohet sërish para Kuvendit të Maqedonisë. Protesta do të mbahet sot, e shtunë, me fillim prej ora 13:00. Në njoftim thuhet se: “Mushkëritë tanë e thithin ajrin më të ndotur në botë. A mendoni se e meritojmë apo mendoni se jemi imunë?”, pyesin të revoltuar organizatorët e protestës në njoftimin për protestën. Ata rikujtojnë se njëra nga shkaqet e vdekjes së hershme është edhe ajri i ndotur në Maqedoni. Përndryshe, me maska në gojë dhe pankarte në duar edhe të shtunën e…
Author: almakos
2 Shkurt 2019 / 10:26 Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski ka thënë se qëndrimi i partisë së VMRO-DPMNE-së është që të fitojë në zgjedhjet presidenciale, i cili shpreson se me to do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai i bën thirrje pushtetit, gjegjësisht shumicës parlamentare që një ditë e më parët ta vendos në rend të ditës iniciativën e VMRO-DPMNE-së, në mënyrë që Kuvendi të sqarohet. “Kryetari i Kuvendit ende nuk e ka vendosur në rend të ditës iniciativën, me çka kjo tregon se ata ikin prej zgjedhjeve, sepse nuk dëshirojnë të ballafaqohen me qytetarët në zgjedhje”, tha…
2 Shkurt 2019 / 9:53 Mëngjesin e sotëm Shkupi sërish është renditur në mesin e dhjetë vendeve të para në botë për ajrin e ndotur. Sipas aplikacionit të specializuat botëror për matjen e cilësisë së ajrit ‘Airvisual’. Listës i prijnë Nju Delhi në Indi, ndërsa para Shkupit janë renditur, Lahore në Pakistan dhe Beijing në Kinë. Nivel i lartë koncentrimi i grimcave PM10 është vërejtur në Tetovë, Gostivar dhe Strumicë. Loading…
T 2 Shkurt 2019 / 8:23 Moti në Maqedoni gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nëpër fushëgropave me paraqitje të mjegullave veçanërisht paradite. Në pjesët perëndimore do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa në malet më të larta borë të dobët. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri në 9 gradë, ndërsa e ditës prej 7 deri në 11 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira mesatare me mjegulla të dobëta paradite. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 5 gradë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në…
1 Shkurt 2019 / 22:40 Profesoresha e së drejtës procesuale penale, Gordana Lazhetiq e ftuar në emisionin “360 gradë” në Alsat shpjegon ka Gjykata Supreme ka marrë kompetencat e Komisionit juridiko- ligjvënës në Parlament apo Komisioni juridiko- ligjvënës në Parlament dhe fitoi një konkurrent të rrezikshëm për rrëzimin e sistemit juridik. Ajo që është publikuar në ueb faqen e Gjykatës Supreme dhe ajo që është miratuar me termin “Mendim parimor juridik” nuk është fare kjo. Do të thotë, termi dhe përmbajtja dallojnë në këtë rast. Gjykatësit me ligj kanë të drejtë të marrin mendime parimore juridike, jo të drejtë, por se…
1 Shkurt 2019 / 22:25 Milka Ristovën, d.r e shkencave juridike-penale, ish gjykatëse në Gjykatën Supreme në emisionin “360 gradë” në Alsat ka shpjeguar se si Gjykata Supreme ka tejkaluar kompetencat e saja kundrejt Prokurorisë Speciale Publike. Nëse mendoni në mendim të caktuar personal juridik, do ta shpjegoj se përse mendoj se gjykata ka dalë nga kornizat e kompetencave të saja. Në parim sipas ligjit, me iniciativë të avokatëve dhe rreth tjetër i paraqitësve të zyrtarizuar mund të sillet mendim parimor juridik si kompetencë e Gjykatës Supreme që në teorinë dhe shkencën juridike quhet marrje e vendimeve jashtë gjykimit. Gjykata Supreme…
1 Shkurt 2019 / 19:03 30 ditë paraburgim janë caktuar për ish ministrin e bujqësisë Mihail Cvetkov dhe zv.ministrin Hristijan Delev. Për ish ministrin tjetër të bujqësisë Aco Spasenovski është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Ata dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1,4 milionë euro derisa kanë qenë në Qeveri me Nikolla Gruevskin. Për të dyshuarin tjetër, ish ministrin Lubço Dimovski Gjykata do të vendosë javën e ardhshme nëse deputetët votojnë që të njëjtit t’i merret imuniteti. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë lidhur kontrata për qira të tokës bujqësore, por nuk i kanë shkëputur kontratat, edhe pse qiramarrësit…
Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, N.B., për veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 186, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri N.B. nga muaji gusht i vitit 2018 e në vazhdimësi ngacmon të dëmtuarën S.M., në atë mënyrë që pasi e njëjta kishte filluar punën praktike në Spitalin Regjional të Pejës, edhe përkundër refuzimit të saj, i pandehuri në vazhdimësi i shkruan në telefon mesazhe me përmbajtje ngacmimi, dhe me datën 3 shtator të vitit 2018, i pandehuri i shkruan edhe një letër me përmbajtje ngacmuese të cilën ja…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve E.S. dhe A.B., për shkak të veprës penale ‘’Kontrabandim me migrantë’’. Sipas aktakuzës, më 21 dhjetor të vitit që lamë pas, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, të pandehurit E.S. dhe A.B., në bashkëveprim, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë financiar, kanë tentuar të kryejnë kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që paraprakisht i pandehuri A.B., kishte kontaktuar me të dëmtuarit L.T. dhe T.TH., për dërgimin e tyre në shtetet perëndimore, përkatësisht në shtetin e Zvicrës. Për këto shërbime, i dëmtuari T.TH. duhej të paguante shumën prej 3,500 euro, ndërsa…
1 Shkurt 2019 / 15:57 Vaksinat MRP kundër fruthit ende nuk janë asgjësuar, të njejtat janë gjetur në hapësirat e kompanisë distributore të vaksinave “Makedonija Lek”, njoftoi Prokuroria e Themelore Publike. Nga organi hetues njoftuan se prokurori publik kompetent ka dhënë urdhër për sigurimin e vaksinave për procedura eventuale të mëtutjeshme.Vaksinat do të evidentohen dhe sigurohen dhe do të lihen në hapësirat e “Makedonija Lek”-ut, sepse aty ka kushte të përshtatshme për ruajtjen etyre. Nuk dihet se për sa kohë të njejtat do të qëndrojnë në hapësirat e firmës distributore të vaksinave. Nga deponia “Drislla” e cila duhej të bëj…
1 Shkurt 2019 / 15:38 Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se në të gjitha Institucionet persona të caktuar informojnë VMRO DPMNE-në për zhvillimet brenda atyre Institucioneve. Spasovski tha se dikasteri që ai drejton po i analizon të gjitha dëshmitë dhe se në bashkëpunim me Institucionet tjera do të vendosin për hapat e mëtejmë. Unë thashë se kemi indikacione në mediume të botuara raporte që bëhen nga struktura të caktuara në nivelin e komisionit të partisë opozitare për të monitoruar ngjarje të caktuara pas miratimit të këtyre raporteve. Gjithashtu thashë se ekziston në secilin nga institucionet e sistemit dikush që…
1 Shkurt 2019 / 15:29 Parcela të reja për ndërtim të vikend shtëpizave, parking në tre kate, parcela të reja për hotele dhe rregullim të infrastrukturës si dhe rregullim i ujësjellësit dhe kanalizimit. Këto janë disa nga elementet që parasheh komuna e Tetovës me planin detal urbanistik për Kodrën e Diellit, i cili para dy ditësh është nxjerrë në debat publik. Por edhe pse plani detal urbanistik nga komuna shihet si një zgjidhje për përmirësimin e kushteve në kodër të Diellit, këshilltarët e opozitës këtë e shohin si një mision të pamundur. Ky plan parasheh ndërtim të rrugëve, parcelave të…

