Sot në Maqedoninë e Veriut moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Në disa zona priten kthjellime të përkohshme, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 60 kilometra në orë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 11 gradë Celsius. Në ditët në vijim moti do të mbetet i paqëndrueshëm, me vranësira të herëpashershme dhe reshje lokale shiu në disa pjesë të vendit. MARKETING
Author: almakos
Ministri për Punë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, ka reaguar publikisht ndaj deklaratave për vendosjen e një “moratoriumi” mbi aktivitetet politike, pas vendimit për shkrirjen e Lëvizjes Besa në kuadër të koalicionit VLEN. Në reagimin e tij të plotë, Limani thekson se moratoriumi nënkupton pezullim të një aktiviteti apo procesi të caktuar, por nënvizon se në praktikën politike dhe organizative, një masë e tillë duhet të jetë e arsyetuar, e konsultuar me strukturat dhe në funksion të stabilitetit, e jo në dëm të funksionimit demokratik. Sipas tij, strukturat politike nuk mund të paralizohen përmes vendimeve të njëanshme, pasi ato…
Kuvendi Qendror i Lëvizja Besa ka vendosur shkarkimin në tërësi të kryesisë së partisë, si hap formal në kuadër të procesit për bashkimin e koalicionit VLEN në një subjekt të vetëm politik. Sipas vlerësimeve politike, ky hap mund të lidhet edhe me zhvillimet e brendshme në parti, përfshirë raportet me nënkryetarin Fatmir Limani, pas kritikave të mëhershme të Kasamit ndaj performancës së ministrave në Qeveri. Ndërkohë, situata është tensionuar në degën e Kërçovës. Një grup zyrtarësh lokalë ka publikuar një kumtesë ku njoftohen shkarkime brenda strukturës së degës, me arsyetimin e mosrespektimit të statutit dhe mungesës së aktivitetit politik. Sipas…
Marrëdhëniet ndërkombëtare, situata në NATO, BE dhe rajon, si dhe proceset reformuese në vendin tonë ishin temat e diskutuara në takimin e sotëm midis presidentes së vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe Nicole Varnes, ushtruese e detyrës së shefes së misionit në Ambasadën e SHBA-së. “Bashkëbiseduesit u përqendruan në çështjet maqedonase: proceset reformuese në gjyqësor, dixhitalizimin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore. Për ta, modeli gjithëpërfshirës i vendimmarrjes dhe meritokracia në të gjitha sferat e jetës shoqërore, dhe veçanërisht në sistemin arsimor dhe në rekrutimin e administratës shtetërore dhe publike në nivelin më të lartë…
Në dhjetor 2024, pesë muaj pas emërimit për herë të parë në detyrë, ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një tender me vlerë kontrate 460 milionë lekë për auditimin e fondeve bujqësore “IPARD II” që BE dërgoi në Shqipëri gjatë viteve 2017–2021. Ky auditim, që zhvillohej paralelisht me hetimin nga SPAK, u paraqit si proces verifikimi financiar për fondet e BE. Sipas pretendimeve, ai synonte të provonte se qeveria dhe ish-drejtoresha Frida Krifca nuk kishin abuzuar me fondet IPARD II. Sipas të dhënave të publikuara, auditimi kishte afat 165 ditë dhe u përfundua e u dorëzua si raport në shtator…
Historia e Jani Aliaj e lidhur me krimin dhe burgjet është e lidhur pashmangshmërisht me njëra-tjetrën, pasi e mbylli jetën e tij pikërisht aty ku nisi edhe përplasjet e para të mëdha në botën e krimit. Ashtu siç ishte edhe përplasja që kishte krijuar fillimisht në një burg në Athinë me Elton Çiçon të cilin vite më pas do ta qëllonte për vdekje në një lokal në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Konflikt midis të dyve që kishte nisur gjatë kohës që ata po vuanin dënimin në të njëjtin burg në Athinë. Emisioni “Në Shënjestër” në Neës24, me autore Klodiana…
Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, u transmetua dokumentari për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos në Greqi, ku sipas të dhënave paraprake, autori dyshohej se ishte një I burgosur grek, 28-vjeçari grek, Kristos Vardhuniotis. Sipas materialit që disponon emisioni “Në Shënjestër”, pas hetimeve të thelluara rezultoi se vrasës i vërtetë mund të ishte një shqiptar, i paguar nga jashtë burgut. Dhe se greku që u dyshua në fillim si i tillë mund të ishte i kërcënuar, për ta marrë përsipër këtë vrasje. Ky vrasës shqiptar u identifikua si Xhuliano Halili. 44-vjeçari nga Tepelena, i njohur për mënyrën e tij…
Në zonën e Porto-Romanos në Durrës, frika është bërë pjesë e përditshmërisë që prej nëntorit të vitit 2024, kur mijëra tonelata me mbetje të rrezikshme u depozituan në një magazine në afërsi të objektit të njohur si Eco Parku. Rreth 40 metra në distancë ajrore, Gani Braho, 67 vjeç, thotë se ndjehet më i rrezikuar se të tjerët. “Kam frikë për shëndetin e familjes, por nuk kam se ku të shkoj,” tha Braho për BIRN. “Asnjëherë nuk jemi ndjerë pjesë e qytetit, edhe pse jemi afër tij, Tani kemi mbetjet pranë derës,” shtoi ai. Ganiu kryeson një nga dhjetra familjet…
Në një situatë të tensionuar politike, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, ka shprehur kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmanin, pas pjesëmarrjes së saj në marshin “Drejtësi, jo politikë” për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky veprim i Osmanit ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale. Feraj, duke e shoqëruar kritikën e tij me një fotografi të Osmanit në marsh, e ka theksuar se ky bashkëpunim me figura të tjera politike, si Bedri Hamza dhe Taulant Balla, është një reflektim i situatës së tanishme. Ai e sheh këtë si një akt hipokrit, duke e lidhur me veprimet…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të reshjeve të dendura të borës është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda në drejtim të Strazhës. Sipas njoftimit, nga ora 17:00 është vendosur ndalim për lëvizjen e automjeteve të rënda në aksin rrugor Gostivar–Strazhë–Kërçovë dhe anasjelltas, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe grumbullimit të borës në rrugë. Nga LAMM bëjnë të ditur se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa të mëdha, megjithatë rrugët janë me lagështi. Ndërkaq, trafiku jashtë zonave urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokoi qeverinë. Kërkesat janë të njejta. Ata kërkuan që të propozohen ndryshime në Ligjin për pagën minimale, me të cilat paga minimale të rritet në 600 euro, ndërsa të gjitha pagat e tjera të rriten për të paktën 100 euro. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, deklaroi se LSM lë hapësirë për marrëveshje deri në fund të shkurtit, ndërsa nëse nuk arrihet marrëveshje, ai tha se në gjysmën e parë të marsit do të mbahet grevë e përgjithshme dhe protestë e punëtorëve nga të gjitha qyetet. Deri atëherë…
Qarku i Kukësit është përfshirë në orët e mesditës nga reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta, ndërsa në zonat malore kanë nisur reshjet e borës. Borë ka rënë edhe në segmentin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit, pjesë e Rrugës së Kombit. Aktualisht rruga është e qarkullueshme, ndërsa mjetet borëpastruese të kompanisë mirëmbajtëse ndodhen në terren për kriposje dhe pastrim të segmentit.[embedded content] Ndërkohë, subjekti kontraktor që ka në mirëmbajtje rrugët nacionale në Tropojë bën me dije se si pasojë e reshjeve ka pasur rënie inertesh dhe gurësh në aksin Dushaj-Lekbibaj. Nga kompania “Florida” po punohet për pastrimin dhe kthimin…

