Author: almakos

Një person ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur janë duke vjedhur disa drita të ndriçimit të Aeroportit të Gjakovës. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes. “Ankuesi ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur janë duke vjedhur disa drita të ndriçimit të Aeroportit të Gjakovës. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka takuar gjashtë persona të mitur. Të njëjtit janë intervistuar në prani të prindit dhe avokatit dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lexo më Shumë

3 Mars 2019 / 16:03 Ministria e Shoqërisë Informatike paralajmëron ndryshime në Ligjin për shërbyesit administrativ dhe Ligjin për nëpunësit në sektorët publik. Kjo bëhet me qëllim largimin e të ashtuquajturit balancer i cili përcakton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në administratën publike, që në të shumtën e rasteve është vërtetuar se është keqpërdorur. Rasti i fundit ishte ai me nëpunësen në Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve, ku nëpunësja Biljana Zefiq, duke u deklaruar si shqiptare, ka zënë vendin e punës i cili në konkurs ka qenë i paraparë për shqiptar. Damjan Mançevski paralajmëroi komisionin ndër-resorësh i cili do t’i…

Lexo më Shumë

3 Mars 2019 / 15:37 Përveç në nivel të lartë, nepotizmi edhe në institucionet arsimore ka marr dimension shqetësues. Ekspertët alarmojnë për pasojat negative dhe madje rrënimin e sistemit arsimor. Në një intervistë për Alsat, profesori Xheladin Murati thotë se institucionet duhet të nisin një luftë të ashpër për çrrënjosjen e nepotizmit në të gjitha ciklet arsimore. Por që të ndodh kjo Murati thotë se fillimisht institucionet duhet të çlirohen nga ndikimi politik dhe partiak. [embedded content] Jemi dëshmitar të rasteve të shumta të nepotizmit në të gjitha institucionet arsimore duke filluar nga cikli i ulët, i mesëm deri te…

Lexo më Shumë

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në pikë kalimin kufitar Vërmicë, për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur një sasi prej 1098.6 gramë substancë e dyshuar e llojit kokainë. Siç raporton Policia e Kosovës, nga të dyshuarit janë konfiskuar edhe 1951 euro, 150 franga zvicerane, 100 funte angleze, 400 lekë shqiptare, tre telefona celularë dhe një veturë. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/ Foto: Ilustrim

Lexo më Shumë

3 Mars 2019 / 15:30 Pothuajse pas një dekade nxënësit shqiptar të arsimit fillor do të mësojnë lëndën e Arsimit Muzikor nga autorë shqiptarë. Përmbajtja e teksteve të reja shkollore thuhet se do të përfshijë historinë dhe vlerat e muzikës shqiptare si dhe biografinë dhe veprën e shumë artistëve të njohur shqiptarë. Këtë e bëjnë të ditur nga Shoqata e pedagogëve shqiptarë të muzikës, anëtarët e së cilës ishin pjesë e komisionit që punoi në ndryshimin e plan programeve muzikore. Tekstet e reja muzikore pritet të vihen në përdorim nga viti I ardhshëm shkollor. [embedded content] Programi mësimor që tashmë…

Lexo më Shumë

3 Mars 2019 / 15:14 Artan Grubi nga BDI-ja edhe njëherë ka konfirmuar mbështetjen që subjekti i tij politikë BDI i ofron kandidatit për president Stevo Pendarovski. Ky vendim doli sot edhe nga Kryesia Qendrore të BDI-së. Shtabin zgjedhor të BDI-së do ta udhëheq nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti. “Kreu i BDI-së ka njoftuar kryesinë e partisë për bisedimet me Zaevin rreth kandidatit të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Këshilli qendror i BDI-së njëzëri ka mbështetur kandidaturën e Pendarovskit për president të shtetit”, deklaroi Artan Grubi, BDI. “Jemi të vetëdijshëm se një kandidat shqiptarë i përkrahur vetëm nga subjektet…

Lexo më Shumë

3 Mars 2019 / 15:01 Stevo Pendarovski ka mare dritë jeshile nga Kongresi i 23-të i LSDM-së, me këtë edhe zyrtarisht ai do të jetë kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit për kandidat presidencial për zgjedhjet e 21 prillit. “Për mua paraqet nder që jam i mbështetur nga 31 parti, nga të gjitha bashkësitë etnike, falënderim i veçantë deri tek kjo strukturë politike, LSDM e cila sërish pas 5 vjetëve më dha shans që të garoj për president të shtetit. Nder që pas meje qëndrojnë edhe 3 parti politike shqiptare”, tha Stevo Pendarovski, gjatë fjalimit të tij. Pendarovski u shpreh i…

Lexo më Shumë

3 Mars 2019 / 13:49 Kandidati për president, Stevo Pendarovski po qëndron në selinë e BDI-së në Tetovë. “Erdhe ta publikoj vizionin tim, unë kam 20 vjet që jam prezent në opinion. Maqedonia për të gjithë, nuk do të ketë qytetarë të rendit të parë dhe të dytë, nuk duhet të ketë qytetarë të privilegjuar por të gjithë duhet të jenë të barabartë. Unë nuk heq dorë nga ky koncept, përkundrazi do të angazhohem që kjo të bëhet realitet”, tha Pendarovski, sipas të cilit është shumë e rëndësishme që zgjedhjet presidenciale të të jenë të lira dhe demokratike dhe me…

Lexo më Shumë

3 Mars 2019 / 13:34 “Pothuajse për çdo javë Maqedonia e Veriut zgjohet me një vrasje, plagosje, zhdukje, grabitje të rënda, zënkë dhe aksidente të ndryshme qe marrin jetën e njeriut. Të gjitha këto ndodhin në një shtet të vogël siç është vendi ynë, duke na bërë të kuptojmë së jetojmë në një vend të pasigurt, të pambrojtur nga institucionet dhe se jeta jonë është e pasigurt. E gjithë kjo ndodh pasi që institucionet përgjegjëse që duhet ta luftojnë këtë dukuri, ti parandalojnë vrasjet, të ofrojnë kontroll dhe siguri nëpër zona të caktuara. Ministria e Punëve të Brendshme, madje prokuroria…

Lexo më Shumë

Tre meshkuj janë arrestuar në Skenderaj për shkak se të njëjtit nuk ju kanë bindur urdhrave të policisë derisa ishin duke udhëtuar me një veturë me targa të huaja. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, asnjëri nga të dyshuarit nuk kishin dokumente të shtetit të origjinës së automjetit, ku gjatë ballafaqimit me të dyshuarit për ta vënë situatën në kontrolle një zyrtar policor ka përdorur sprejin. Dy zyrtarë policorë dhe njëri prej të dyshuarve kanë marrë tretman mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi ka sulmuar zyrtarin policor. Rasti ka ndohur të shtunën në mesnatë, në Rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, kur një person derisa ishte duke u intervistuar, ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë