Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të marrë në pyetje drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona. Mësohet se thirrja e Kokonës është firmosur nga prokurori Dritan Nushi. Burime bëjnë me dije se Kokona do të pyetet për një kallëzim ndaj saj, në cilësinë e personit në dijeni. Kujtojmë se kreu i PD-së, Sali Berisha ka e denoncuar disa herë publikisht Kokën, për parkun teknologjik “Durana” në Xhafzotaj. DENONCIMET E BERISHËS Në konferencat me gazetarët, Berisha ka denoncuar abuzimet për parkun teknologjik “Durana”, duke thënë se janë vjedhur qindra e miliona euro, ndërsa vendi ku ishte parashikuar prej vitesh është vetëm një…
Author: almakos
Ministria e Transportit filloi procedurë për lidhjen e marrëveshjes për komunikacion ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite, me të cilën, siç kumtoi sot, do të vendoset kornizë juridike që do të mundësojë hapjen e aviolinjave të rregullta me këtë shtet. Mes dy shteteve deri tani nuk ka pasur trafik ajror dhe pritet që vendosja e aviolinjave të rregullta të kontribuojë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, këmbimit tregtar dhe marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale. “Me marrëveshjen krijohen kushte liberale dhe korrekte për punë të transportuesve ajrorë, përmes nxitjes së konkurrencës, çmimeve më të ulëta për udhëtarët, si dhe mundësi për vendosjen…
Policia e Shkodrës ka shoqëruar 6 banorë të Baks-Rrjollit mëngjesin e kësaj të mërkure, mes tyre edhe një grua, të cilët i kanë zënë rrugën punonjësve të firmës që po ndërton resortin në pronat e tyre. Me shoqërimin e banorëve në komisariat, efektivët e policisë kanë shpërndarë protestuesit e tjerë, duke lejuar kështu punonjësit e kompanisë së ndërtimit të vijojnë punën. Ndonëse më 19 shkurt banorët presin një vendim nga Gjykata e Apelit Administrativ, ndërtuesi vijon punën në shkelje të plotë të ligjit. Kjo është dita e 16-të që banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë protestojnë kundër zaptimit të pronave të…
Niveli i lumit Vardar në rajonin e Tetovës ka rënë në krahasim me tre ditët e kaluara dhe për momentin nuk ka rrezik për derdhje, ndërsa rruga nga fshati Tumçevishtë deri në fshatin Çegran është ende e mbyllur për trafik për shkaqe sigurie, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). “Gjatë natës, në fshatrat Nerashtë dhe Gllogjë (Komuna e Tearcës) kanë rënë dy shtylla të Telekomit. Në f. Nerashtë shtylla ka rënë pranë rrugës dhe nuk e bllokon qarkullimin. Në f. Gllogjë shtylla ka rënë në rrugë. Telekomi është njoftuar dhe problemi pritet të zgjidhet gjatë ditës”, thonë në QMK.…
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka theksuar rëndësinë e datës 17 Shkurt, duke e cilësuar si një moment që nderon dhe forcon identitetin e Kosovës. Gjatë një fjalimi të mbajtur në teatrin nacional në Hagë, ai shprehu mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me një proces gjyqësor që ai e quajti të padrejtë. Konjufca u bëri thirrje të pranishmëve, duke përshëndetur familjarët e drejtuesve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, duke theksuar se ata meritojnë mbështetje dhe solidaritet nga të gjithë qytetarët e Kosovës.…
Një atmosferë tensioni dhe pritshmërie mbizotëron sot në Gjykatën e Hagës, ku do të dëgjohen deklaratat përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli. Kjo seancë është një moment kyç në historinë e drejtësisë ndërkombëtare për Kosovën. Seanca është njoftuar të fillojë në orën 9, dhe familjarët e të akuzuarve kanë filluar të mblidhen në galerinë e gjykatës. Ky moment është i rëndësishëm jo vetëm për të akuzuarit, por edhe për të gjithë ata që kanë ndjekur me vëmendje këtë proces gjyqësor. Në ambientet e Speciales, atmosfera është e ngarkuar me emocione, ndërsa familjarët…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rihapë çështjen ndaj Arben Frrokut, të dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013. Vendimi është marrë më datë 17 shkurt dhe urdhëron rihapjen e çështjes në GJK, duke shfuqizuar vendimin e mëparshëm të vitit 2018 të së njëjtës gjykatë. Ky zhvillim vjen pas vendimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila vendosi që të rihapet dosja e Frrokut. Arben Frroku u dënua përjetë nga Apeli i Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Lamaj, por ai ndodhet në burg në Holandë, shtet i cili ka…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka çuar për gjykim shtetasit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi, të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Për Kalosh Peposhin, gjykata vendosi dënimin me 1 vit, 7 muaj e 15 ditë burgim, i cili pas uljes me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, u reduktua në 1 vit e 1 muaj burgim. Duke qenë se koha e qëndrimit në paraburgim rezultoi më e gjatë se masa e dënimit, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër. Po ashtu, ndaj tij…
Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka arritur në një pikë të rëndësishme, ku sot pritet të dëgjohen fjalët përfundimtare që do të përcaktojnë fatin e tyre. Kjo seancë në Dhomat e Specializuara në Hagë është një moment kritik, jo vetëm për të akuzuarit, por edhe për të gjithë ata që kanë jetuar në Kosovë gjatë periudhës së luftës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi përballen me akuza të rënda për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar pretendon se ata kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” gjatë…
Debat publik për propozimin për Ligj të ri për arsimin e lartë do të mbahet sot pasdite në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në prani të ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Ky është një nga seria e debateve të cilëtm sipas paralajmërimit të ministres, do të zhvillohen në universitetet e vendit për të dëgjuar mendimet e profesorëve për ligjin e propozuar. Ai ëshë vendosur edhe në Regjistrin kombëtar të regulloreve (ENER) për propozime dhe sugjerime, ndërsa MASH hapi edhe email-adresa të posaçme në të cilat palët e interesuara mund të dërgojnë komente në lidhje me këtë ligj dhe…
Një tjetër person është nën hetim për vrasjen me armë zjarri të 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi pak ditë më parë në Montecalvoli të Italisë. Ndërsa vrasësi i dyshuar, 20-vjeçari shqiptar Renato Xyke, mbetet në burg, një mik që ishte në makinë me të në kohën e të shtënave ka dëshmuar në polici. Dëshmia I riu ka pranuar se e kishte parë vrasjen nga sedilja e pasagjerit të Range Rover Evoque të drejtuar nga Xyke, por deklaroi se nuk ishte aspak i vetëdijshëm se shoku i tij kishte një armë, një Beretta gjysmë-automatike të kalibrit 7.65, e mbajtur në mënyrë të…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.9 lekë dhe do shitet me 106 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.7 lekë dhe do shitet me 110.7 lekë.

