Prokurori publik i shtetit Lupço Kocevski sot ka mbajtur takim koordinues me ekipin e prokurorëve publikë të përfshirë në hetimin e zjarrit tragjik në Koçan ku për shkak të shtrirjes së aktiviteteve që tashmë janë duke u ndërmarrë, ekipi është zgjeruar me 11 prokurorë publikë. Ata do të veprojnë në këtë rast konform planit të miratuar të aktiviteteve dhe dinamikës së paraparë. “Planet fillestare për hetimin tregojnë për aktivitete të gjera që përfshijnë marrjen në pyetje të më shumë se 300 dëshmitarëve, si dhe aktivitete të tjera hetimore dhe ekspertiza adekuate nga fusha të ndryshme. Prokurori publik Kocevski kërkoi nga…
Author: almakos
“Njerëzit digjen, shteti krihet”, “A prisni të digjemi të gjithë”, “Shtet i Improvizuar”, “Jeni vrasës e jo udhëheqës”, “Drejtësi e jo Pazare”, këto ishin disa nga mesazhet në pankarta që qytetarët mbanin në duart e tyre në protestën e thirrur nga iniciativa “Zero”, që u mbajtë në Tetovë, me moton “Protestë kundër korrupsionit që vret”, e cila filloi nga sheshi Iliri e më pas u zhvendosen para Gjykatës së Tetovës. Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi të vërtetë për rastin e djegies së diskotekës në Koçan, djegien e Spitalit Modular në Tetovë, djegies së autobusit të “Besa Trans” në Bullgari, por…
Dy të vdekur dhe disa të plagosur mbeten në Vollkovë të Shkupit pas një incidenti me armë zjarri gjatë mëngjesit të sotëm, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërkaq, jozyrtarisht raportohet se ngjarja ka ndodhur pasi një qiramarrës ka qëlluar disa herë pronarin e shtëpisë ku jetonte dhe ka plagosur djalin e tij të mitur, më pas ka vrarë edhe veten duke mos dashur të bjerë në duart e policisë. Ndërkohë, fqinjët në atë zonë, thonë se janë zgjuar nga të shtënat me armë zjarri, të ndjekur nga sirenat e policisë dhe ambulancës. Ata thanë se një pamje e…
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka publikuar shpallje publike për mbështetje financiare për energjinë e konsumuar për vitin 2025, e dedikuar për personat të cilët hyjnë në kategorinë e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë me qëllim të ofrimit të mbështetjes së drejtpërdrejtë për qytetarët që kanë më së shumti nevojë. Me shpalljen parashihet se Ministria t’u japë mbështetje financiare duke u ulur faturën mujore të energjisë elektrike në shumë prej 1000 denarë në muaj, duke llogaritur nga dita e paraqitjes së kërkesës. Mbështetja do të jepet për 12 muaj ose deri në shterimin e mjeteve të parashikaura në…
Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka vazhduar të mbajë fansat e saj të angazhuar me postime aktive në rrjetet sociale. Sot, ajo ka ndarë disa fotografi të reja në Instagram, të cilat duket se janë realizuar në shkallë, duke shpërndarë një imazh më të relaksuar. Përpos pamjeve, Xheneta ka shkruar një mbishkrim misterioz, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj. “Lermë të të tregoj se çfarë je duke humbur,” ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se është duke thumbuar dikë, edhe pse nuk e ka zbuluar se për kë…
Pranvera është gjithmonë një kohë zgjimi, rritjeje dhe fillimesh të reja. Yjet po na përgatisin surpriza të veçanta këtë pranverë dhe rrethanat me fat i presin këto pesë shenja të horoskopit. Çdo sezon ndryshon energjinë e gjithçkaje rreth nesh, dhe ky vit nuk bën përjashtim. Duke pasur parasysh se si lëkunden influencat planetare, është koha për t’u përgatitur për mundësi të reja dhe për të shfrytëzuar energjitë pozitive që pranvera sjell. Le t’i hedhim një vështrim më të thellë këtyre pesë shenjave që pritet të jenë më me fat këtë sezon. Demi Këtë pranverë, për Demin, dyert e mundësive të…
Drama mes Eglit dhe Gjestit ka arritur një tjetër pikë tensioni në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pas rihyrjes së Eglit, marrëdhënia mes tyre ka kaluar mes afrimiteti dhe konflikteve, por së fundmi një debat i ashpër ka ndezur sërish situatën. Gjithçka nisi kur Egli e akuzoi Gjestin se ka shmangur çdo përpjekje për një bisedë të sinqertë që nga rikthimi i saj. Nga ana tjetër, Gjesti refuzoi të hapte një dialog, duke thënë se ajo “nuk e meriton”. Pjesë nga debati i tyre që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale: Egli: Ti nuk ke ardhur ende të bësh…
EUROPOL ka paralajmëruar se Inteligjenca Artificiale po ndihmon në përshpejtimin e shkallës së krimit. Organizata shkruan se “AI po riformëson rrënjësisht peizazhin e krimit të organizuar. Këto teknologji automatizojnë dhe zgjerojnë operacionet kriminale, duke i bërë ato më të shkallëzuara dhe më të vështira për t’u zbuluar.” Çdo ditë, përballë inovacioneve të reja në teknologji, mashtruesit po punojnë për të përsosur metodat e tyre për të manipuluar individët dhe institucionet. Një nga format më të frikshme të këtij trendi është përdorimi i audio-videove të rreme, ku Inteligjenca Artificiale luan një rol kyç. AI përdoret nga mashtruesit për t’ju manipuluar Inteligjenca…
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, në deklaratën e sotme për mediat informoi se gjithsej 16 pacientë që po trajtoheshin në vend sot lirohen nga spitali dhe dërgohen për trajtim në kushte shtëpie. “Njëkohësisht, tashmë po përgatitemi për pranimin e pacientëve që po kthehen nga jashtë. Aktualisht, gjithsej 115 pacientë ndodhen jashtë vendit. Këtë javë presim që 8 pacientë të kthehen në klinikën ku ishin pranuar më parë dhe prej aty do të drejtohen nëvendet ku duhet të vazhdojnë trajtimin. Qëndrimi minimal do të jetë nga një deri në dy ditë dhe më pas do të lëshohen në shtëpi. Nuk…
Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) njoftoi se ka rritur vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në valutë të huaj dhe vendase në ‘BB’ nga ‘BB-‘, me perspektivë të qëndrueshme. Ky vendim ka reflektuar performancën e fortë ekonomike dhe fiskale të vendit gjatë viteve të fundit, tha agjencia. S&P konfirmoi vlerësimin e kreditit sovran afatshkurtër të Shqipërisë në valutë të huaj dhe vendase në nivelin “B”, ndërsa rishikoi vlerësimin e transferimit dhe konvertueshmërisë (T&C) në “BBB-” nga “BB+”, sipas deklaratës së agjencisë. “Investimet e larta neto të huaja direkte (IHD), remitancat dhe rritja e shpejtë e eksporteve të…
Të kesh një çip në trurin tënd që mund t’i përkthejë mendimet në komanda kompjuterike mund të tingëllojë si fantashkencë – por për Noland Arbaugh, kjo është një realitet që ka transformuar jetën e tij. Në janar të vitit 2024, Noland, një burrë 30-vjeçar nga Arizona, u bë personi i parë që u pajis me një pajisje të tillë nga Neuralink, një kompani e njohur e neuroteknologjisë e themeluar nga Elon Musk, pas tetë vjetësh të jetës së tij pas një paralize. Çipi i implantuar në trurin e tij përfaqëson një përparim të jashtëzakonshëm në shkencën e neuroteknologjisë dhe në…
Në sheshin “Iliria” në Tetovë pasditen e sotme nisi protesta e thirrur nga iniciativa “Zero”, me moton “protestë kundër korrupsionit që vret”. Qytetarët përmes pankartave kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi të vërtetë për rastin e djegies së diskotekës në Koçan, djegien e Spitalit Modular në Tetovë, djegies së autobusit të “Besa Trans” në Bullgari, por dhe të aksidentit të autobusit të “Durmo Turs”.Kujtojmë se protesta sot janë paralajmëruar edhe në Shkup, e që janë thirrur nga nisma “Kush e ka radhën?”. Protesta do të mbahet me fillim nga ora 18:59 në sheshin “Maqedonia”. MARKETING