Author: almakos

Kontrata me studion “Kasowitz Benson Torres’ e firmosur nga kryebashkiaku dhe vëllai i tij Arbër Veliaj është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe parashikon shërbime ligjore në formë këshillash ligjore, mediatike dhe strategjike për procesin gjyqësor. Avokatët e studios që do të asistojnë Veliajn në këtë proces kanë një pagesë për orë pune që varion nga 500 USD deri në 1950 USD. Sipas kontratës kjo studio do të marrë përsipër përveç konsulencës ligjore dhe lobim pranë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe degë të tjera të qeverisë amerikane dhe shërbime të marrëdhënieve me publikun në lidhje me…

Lexo më Shumë

Siguria e aplikacionit të mesazheve Signal u rrezikua kur zyrtarët e lartë amerikanë shtuan aksidentalisht një gazetar në bisedën e tyre në grup. Një ngjarje e tillë ngre pyetje thelbësore mbi përdorimin e teknologjisë së komunikimit dhe sigurisë së të dhënave. Por çfarë është Signal dhe si ndodhi një incident kaq i rëndësishëm në një platformë që pretendohet të jetë e sigurt? Signal është një aplikacion i sigurt mesazhesh me enkriptim “end-to-end”, që do të thotë se bisedat në platformë nuk mund të aksesohen nga askush përveç atyre që janë përfshirë në bisedë. Edhe vetë ekipi që zhvillon aplikacionin së…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër pesë personave fizik dhe një personi juridik në lidhje me keqpërdorimet në prokurimin publik për përzgjedhjen e kompanisë për sigurim fizik në 14 pikat e pagesës së Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore. Kallëzim penal është ngritur kundër J. B.(54) nga Kërçova, E.R. (56) nga Tetova, E.L. (61) nga Tetova, M.B. (48) nga Shkupi dhe D.Z. (39) nga Tetova dhe kundër një personi juridik nga Kërçova. Ndaj menaxherit të atëhershëm të kompanisë nga Kërçova dhe personit juridik ka filluar hetimi për veprën penale “keqpërdorim i procedurës së thirrjes publike, dhënie e…

Lexo më Shumë

Përkundër zërave të ditëve të fundit që kanë qarkulluar në opinion, kryeministri Hristijan Mickoski sot ka mohuar se koalicioni qeveritar po përjeton luhatje. I pyetur se si do ta reformojë qeverinë në rast se, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari do ta lëshojë koalicionin VLEN por edhe Qeverinë, kryeministri tha se nuk ka informacione se Taravari do të jap dorëheqje. Hristijan Mickoski, kryeministër “Përkundrazi, mendoj se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm, ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale dhe si do të pozicionohet VLEN ajo pyetje mendoj se duhet të adresohet tek ata dhe ata t’ju japin përgjigje”. Sa i përket mundësisë së…

Lexo më Shumë

Gjesti duke darkuar me Eglin i ka rrëfyer për lidhjen e tij romantike jashtë shtëpisë. Banori ka treguar një rast ekstrem, kur partnerja e tij tentoi të hidhej nga çatia. Sipas Gjestit, sjelljet e saj janë njësoj si të Eglit. Gjesti: Po të them për lidhjen time jashtë. Gjestet i ka pasur njësoj si të tuat. Unë e shikoja që hypi në çatinë e shtëpisë. Kam parë tmerr me sy sepse bënte gjeste, donte të hidhej. Këto drama që pashë, thash do më mbetet në dorë. Nuk guxoja të bëja asgjë sepse thoja po ta lë më mbetet komplet mua…

Lexo më Shumë

Në pjesën e dhënies së licencave, sipas Ligjit për Veprimtarinë Hotelierike, për të funksionuar si klub nate, kabare, disko-klub apo disko-klub në hapësirë të hapur, është e detyrueshme të posedohet licencë valide. Këtë licencë e lëshon Ministria e Ekonomisë dhe Punës, kështu ka bërë të ditur ministri I ekonomisë dhe punës Besar Durmishi duke theksuar se pas saj Ministria në fjalë nuk është kompetente dhe nuk ka mekanizëm për të kryer inspektim, mbikëqyrje apo kontroll në objektin ku do të ushtrohet veprimtaria. Ai njoftoi se në mbledhjen e qeverisë të mbajtur më 18 mars, Ministria e Ekonomisë dhe Punës u…

Lexo më Shumë

Nora Istrefi feston sot ditëlindjen. Këngëtarja e famshme ka mbushur 39 vite jetë. Nëna e Renees vazhdon të jetë një nga femrat më joshëse në estradë duke qenë në element me linjat e saj trupore. Nora është autore e shumë hiteve dhe për shumë vite ka mbajtur primatin e këngëtareve më të dashura për publikun.

Lexo më Shumë

Gjesti dhe Egli Tako i sqaruan të gjitha në darkën e tyre të organizuar nga Vëllai i Madh. Ata kanë folur për raportin e tyre dhe për çdo gjë tjetër, për të cilën mund të jenë keqkuptuar. Të njëjtit kanë kërkuar edhe falje, duke thënë që asgjë nuk është bërë me qëllim. Pas përfundimit të darkës, banori nga Kosova u rikthye brenda për t’i kërkuar falje familjes së Eglit. “Përshëndes familjen e Eglit, e shfrytëzoj rastin. I kërkoj shumë falje për çdo gjë që ka ndodhur. Kur të dalim jashtë shpresoj që keni me më lënë me bisedu”, u shpreh…

Lexo më Shumë

Çdo vit që kalon Shqipëria po shënon një rekord të ri sa i përket turizmit. Të dhënat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për bilancin e pagesave bënë të ditur se shpenzimet e udhëtimit nga të huajt në Shqipëri arritën një nivel prej 4.99 miliardë euro, me një rritje prej 19.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është rekordi i të ardhurave i regjistruar ndonjëherë në vend dhe shumë më i lartë sesa përpara pandemisë, kur në 2019-n, prurjet e të huajve ishin rreth 2 miliardë euro. Sipas tremujorëve, fluksi më i…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, është arrestuar nga policia, por ende nuk dihen arsyet e sakta të ndalimit të tij. Burime jozyrtare raportojnë se ai është shoqëruar nga forcat e rendit, ndërsa institucionet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi rastin. MARKETING

Lexo më Shumë

Nga prilli do të paguhet minimalja e paraparë me ligj apo rreth 2 200 denarë më shumë nga rroga e tanishme minimale, tha sot kryeministri Hristian Mickoski. Sipas tij, nëse në muajt në vijim vjen deri te marrëveshja mes punëtorëve dhe punëdhënësve për shumë më të madhe, do të bëhen ndryshime ligjore dhe nivelizim shtesë. “Sot kemi mbledhje të Qeverisë, bisedova me ministrin e Ekonomisë, do ta kalojmë informatën. Në pajtim me Ligjin mendoj se rroga minimale do të rritet në nivel prej 24 400, kështu është sipas Ligjit. Nuk kemi sindikatë reprezentuese në Këshillin ekonomiko-social, u formua Komision i…

Lexo më Shumë

Egli Tako dhe Gjesti mbrëmë darkuan bashkë, ku edhe u sqaruan për të kaluarën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Derisa Egli po i tregonte Danjës për momentet përballë Gjestit, ajo zbuloi se për pak dritat ikën dhe në këtë rast banori i kërkoi asaj ta puthte. “U fikën një moment dritat dhe ky më tha hajde të t’puthë pak se jam t’u maru”, citon Egli fjalët e Gjestit. Nga ana tjetër, Gjesti kaherë ka treguar se nuk ndjen për Eglin dhe se për ta ka vetëm tërheqje fizike.

Lexo më Shumë