Author: almakos

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, viziton sot kampin e Gjadrit në Lezhë, pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Mësohet se ish-kryeministri Renzi ka mbërritur në Gjadër për të inspektuar kampet e emigrantëve. Sipas marrëveshjes me Italinë, të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse. Ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil. Kampi i Gjadrit do të ketë këtë funksion,…

Lexo më Shumë

Kunati i Nexhmije Haradinit, e cila u qëllua për vdekje nga ish-pronari i furrës së bukës në Stanoc të Vushtrrisë, ka rrëfyer momentin kur mori vesh vrasjen e saj. Kunati i viktimës u shpreh se sapo ishte kthyer nga puna dhe kishte vënë re njerëz të shumë pranë vendit të krimit. “Zbrita tek rruga dhe pashë shumë njerëz. Vrapova dhe më thanë “një grua është vrarë”, nuk e dija kush ishte, kur më tha komshia më pas”, deklaroi ai. Ai u shpreh se Nexhmije Haradini kishte punuar për 8 vite tek autori i ngjarjes, i cili pas më pas vrau veten, por ky i…

Lexo më Shumë

Për momentin në vend mjekohen 23 pacientë, të cilët janë lënduar në zjarrin në Koçan, më shumë se 20 janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Në Qendrën klinike janë vetëm katër, dy në Klinikën për Kirurgju Plastike, dy në Toskikologji, nëntë pacientë janë në Spitalin e përgithshëm “8 Shtatori”, njëri prej të cilëve do të lirohet dhe në Sistinë mjekohen katër pacientë. Numri i pacientëve që po mjekohen janë vendit tani është 113, informoi sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Taravari tha se pacientët që janë të akomoduar në Sistinë janë në gjendje stabile dhe se në…

Lexo më Shumë

“Jam përdorues droge, s’mbaj mend asgjë”, kështu ka dëshmuar para autoriteteve greke një 29-vjeçar shqiptar, i cili u vu në pranga pasi sulmoi me çekiç një punonjëse karburanti në zonën e Agioi Anargyri në Greqi, rreth një vit më parë. Ngjarja ka ndodhur në orën 1:30 të mëngjesit të datës 20 shkurt 2024, kur 29-vjeçari hyri në dyqan me çekiç dhe sulmoi egërsisht gruan duke e goditur në shpinë, bark dhe kokë. Gjatë gjithë sulmit, autori i ka bërtitur gruas: “Më jep paratë, do të të vras”, dhe në fund arriti t’i rrëmbejë asaj një çantë që përmbante xhiron ditore të dyqanit, në total…

Lexo më Shumë

Spektakli i së martës solli një nga momentet më dramatike të këtij edicioni, ku televotimi kokë më kokë mes Laertit dhe Valbonës përfundoi me eliminimin e kësaj të fundit. Pas një gare të fortë dhe emocioneve të shumta, publiku vendosi t’i japë një tjetër shans Laertit, duke i dhënë atij më shumë vota për qëndrimin në lojë. Ndërkohë, mbrëmja u shoqërua me një përplasje të ashpër mes dy konkurrentëve. Valbona, e zhgënjyer dhe e ndjerë e tradhtuar, e akuzoi Laertin për sjelljen e tij në lojë, duke theksuar se ai nuk kishte qenë i sinqertë ndaj saj. Nga ana tjetër,…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shetit, Ervin Muça, i cili akuzohet për ndërhyrje të pautorizuar në sistemin TIMS. Organi i akuzës informon se i pandehuri ka urdhëruar punonjësit për hapjen e portave USB. Sipas Prokurorisë, veprimet e Ervin Muçës janë kryer prej tij deri në orët e vona të natës së datës 1 Shtator 2023, ndërsa ka rezultuar se në godinë janë futur persona të paautorizuar për të asistuar në procesin e back up, konkretisht shtetasi me iniciale K. M.. Ky i fundit nuk ka qenë pjesë e stafit dhe shpeshherë…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Rotari International, Stefani Urçik ndodhet për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i vizitës është informimi për sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, si dhe për projektet që komuniteti Rotari në vend po i realizon për të mbështetur komunitetin, duke përfshirë projekte për përkrahjen e viktimave të zjarrit të fundit në Koçan. Gjithashtu, do të zhvillohen më shumë takime me Rotarianët për të ndarë udhëzimet për veprimin dhe zbatimin e aktiviteteve mbështetëse dhe ndihmëse, si dhe vizita të pranimit të ndihmave për të prezantuar punën e komunitetit Rotari në vend. Kryetarja Urçik do të vizitojë…

Lexo më Shumë

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur më 25 Dhjetor 2024, ku dy persona të maskuar kanë hyrë brenda kompanisë “ONE Albania”. Personat nën hetim: Gentian Koçi Erald Sina Arsil Feshti Alfred Zylalaj Gëzim Sala Koço Veneti Ismet Tartari Burime për gazetaren Klodiana Lala informojnë se ka dyshime të forta se kanë dëmtuar kompjuterët. Kompania One është një nga klientet kryesore të Arbër Veliajt, që është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Lexo më Shumë

Gjatë spektaklit të fundit, një moment tejet emocionues ndodhi kur Gjesti pati mundësinë të takonte babain dhe nënën e tij. Ky takim u shoqërua me emocione të forta dhe lot gëzimi si për Gjestin, ashtu edhe për të pranishmit dhe shikuesit. Një nga momentet më prekëse ishte kur Gjesti iu drejtua babait të tij me fjalët: “Edhe pse kurrë nuk ta kam thënë më parë, unë krejt për ju i kam bërë”. “Edhe kur kam dalë nga shtëpia, e kam bërë për ju, që ju të jeni mirë.” Kjo deklaratë u prit me lot dhe emocione nga të pranishmit, duke…

Lexo më Shumë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen në qeli në Bllokun e Sigurisë të 46-vjeçarit, Donald Greku, ngjarje e ndodhur më 13 Mars. Sipas KSHH, i arrestuari kishte pretenduar që në momentin e ndalimit se ishte përdorues i lëndë narkotike të rënda si heroinë dhe kokainë, por në mungesë të mjekut të institucionit stafi i Bllokut të Sigurisë e kanë dërguat në urgjencën e QSUT. Mbas vizitës, mjeku toksikolog lëshoi recetën u shënohej se 46-vjeçari ishte në gjendjen e toksikomaninsë dhe referoi që ai të ndiqej nga mjeku i Bllokut të Sigurisë, por recetë nuk shënohej medikamenti që ai duhet…

Lexo më Shumë

Ky paralajmërim erdhi pasi FBI vuri re një numër të shtuar të rasteve të raportuara. Kohët e fundit, paralajmërimet e lidhura me sigurinë kibernetike nga FBI janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. I fundit, edhe pse është lëshuar kryesisht për përdoruesit amerikanë, tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të internetit në mbarë botën. Në paralajmërimin e publikuar në faqet zyrtare të FBI, kërkohet nga përdoruesit që të ndalojnë përdorimin e faqeve që ofrojnë shërbime për konvertimin falas të dokumenteve nga një format në tjetrin (të ashtuquajturat “document converters”). Sipas FBI, agjentët e tyre kanë pranuar një numër të shtuar raportimesh për…

Lexo më Shumë

Qendra për zhvillimin e mediave sot organizon një panel-diskutim në të cilën do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i punës së bartësve të vendimeve dhe organeve rregullatore në fushën e shërbimeve mediatike audiovizive në vitin 2025. “Qendra për zhvillimin e mediave monitoron vazhdimisht aktivitetet vendimmarrëse në fushën e shërbimeve mediatike audiovizive dhe mediave në përgjithësi, në radhë të parë Ministria e Transformimit Digjital, si dhe organet rregullatore në fushën e shërbimeve mediatike audiovizive, gjegjësisht Këshilli i ASHMAA-së dhe Këshilli programor i shërbimit të transmetimit publik RTM. Gjetjet nga monitorimi publikohen në raporte tremujore, të cilat pastaj publikohen në ueb faqen…

Lexo më Shumë