Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës tashmë është njohur si datë zyrtare në kryeqytetin e SHBA-së dhe në disa shtete të ndryshme amerikane. Vendimi i Washington DC-së për të shpallur 17 shkurtin si datë zyrtare është një moment historik që thekson lidhjet e forta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Ky hap është ndjekur nga shtete të tjera si Arizona, Massachusetts, Illinois, Iowa, Maryland dhe New Hampshire, duke krijuar një rrjet mbështetjeje për Kosovën. Shpallja e kësaj date si zyrtare është një reflektim i kontributit të rëndësishëm që shqiptarët e Kosovës kanë dhënë në historinë e Shteteve të Bashkuara.…
Author: almakos
Që nga zgjedhja e Qeverisë deri sot kemi 23 fluturime të reja direkte, në aeroportin e Ohrit dhe të Shkupit kanë kaluar 3,5 milionë udhëtarë, këtë vit, pres që aeroporti i Shkupit të jetë lider në rajon me rritje dhe të kalojmë mbi 4 milionë udhëtarë, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke komentuar politikat qeveritare në transportin ajror. Siç informojnë nga Ministria e Transportit, ai thekson se si Qeveri kanë nisur një politikë serioze për të tërhequr linja dhe kompani të reja ajrore, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut nuk ka dalje në det dhe aeroportet…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shpërndau mesazhin e presidentit Donald Trump me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në mesazhin presidencial, ai uron të gjithë ata që e festojnë këtë muaj, duke e përshkruar Ramazanin si një periudhë përkushtimi shpirtëror, meditimi reflektues dhe falënderimi për bekimet e panumërta të Zotit. “Sot, u dërgoj përshëndetjet dhe urimet e mia më të mira të gjithë atyre që festojnë Ramazanin. Çdo Ramazan përfaqëson një periudhë përkushtimi ndaj ripërtëritjes shpirtërore, meditimit reflektues dhe vlerësimit për bekimet e panumërta të Zotit.” – Mesazhi Presidencial për Ramazanin. [embedded content] Edhe delegacioni i BE-së…
Është thelbësore për integrimin evropian të vendit, veçanërisht në kontekstin e realitetit të ri gjeopolitik, që të gjithë aktorët politikë, veçanërisht Qeveria, të japin rezultate të prekshme në fushat kyçe, ndërsa në të njëjtën kohë BE-ja dhe shtetet e saj anëtare duhet të përmbushin detyrimet e tyre, ta mbështesin plotësisht vendin, përfshirë edhe përmes angazhimit aktiv diplomatik për ta ndihmuar atë të përparojë në përmbushjen e detyrimeve të veta, thekson raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, eurodeputeti Thomas Waitz në draft-raportin vjetor të progresit për vendin, të cilin ai do t’ia paraqesë Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET)…
Është zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme seanca e gjyqësore për operacionin e njohur si “Plumbi i Artë”, ku po shqyrtohen provat shkresore kundër të pandehurve të përfshirë në vrasje, tentativa vrasjesh dhe shkatërrim prone me eksploziv, të ardhura nga autoritetet franceze. Prokurorja Doloreza Musabelliu lexoi provat shkresore të dosjes, duke përfshirë identifikimin e llogarive të Sky të përdorura nga Nuredin Dumani, si dhe të të pandehurve të tjerë, mes të cilëve Henrik Hoxhaj, Aldo Baho, Erjon Alibej, Armand Tragaj, Arjan Saliu (i vrarë), Festim Qoli. “Nga këto porosi kemi identifikuar kodet e Sky që disponoheshin nga Nuredin Dumani”, u shpreh prokurorja në…
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) u bënë thirrje pronarëve të kafshëve shtëpiake (qenve), që të përmbushin detyrimin ligjor për identifikimin e kafshëve të tyre me mikroçip dhe regjistrimin e tyre në modulin për kafshët shtëpiake në Sistemin Informativ të Agjencisë. Pas regjistrimit kryhet edhe lëshimi i pasaportës për kafshën shtëpiake. AUV sqaron se aplikimi i mikroçipit është procedurë që bëhet një herë, dhe kafsha e mban çipin deri në fund të jetës. “Mikroçipimi është baza për përcaktimin e pronësisë së kafshës shtëpiake, për sigurimin e kujdesit të shëndetit të kafshëve në kohë dhe me cilësi, si dhe për një…
Qytetarët e Lezhës, pas datës 20 të çdo muaji detyrohen t’i drejtohen laboratorëve privatë për kryerjen e analizave mjekësore. Mësohet se pas kësaj date Spitali Rajonal i Lezhës nuk e ofron më këtë shërbim, për të cilin kërkesa është shumë e madhe, për shkak të mungesës së fondit të mjaftueshëm për shërbimin i cili është dhënë me koncesion. Burime bëjnë me dije se në këto kushte, qytetarët duhet të presin 2 deri në 3 muaj për të kryer analizat mjekësore ose t’u drejtohen laboratorëve privatë. Ata e konsiderojnë të papranueshme këtë situatë, e cila është kthyer në shqetësim për ta,…
Një konflikt mes dy personash është shënuar mbrëmjen e së mërkurës mes dy personave në Vlorë. Në pranga u vu njëri prej tyre, 39-vjeç, pasi ishte i armatosur. Sipas policisë, ngjarja është shënuar në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë”. Pas ndërhyrjes së policisë, 39-vjeçari Andi Shquti ka tentuar që ta fshehë armën e zjarrit në një lulishte. “Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. Sh., 39 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta me municiom u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, thotë policia. Njoftimi i plotë: Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi…
Një sasi e konsiderueshme veshjesh të dyshuara si të falsifikuara është bllokuar nga autoritetet doganore në Durrës. Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, ka goditur një rast të cenimit të pronësisë intelektuale, duke konstatuar mbi 103 mijë palë veshje të markave të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein. Mes mallrave të sekuestruara përfshiheshin gjithashtu bluza sportive të ekipeve të njohura europiane. Sipas autoriteteve, malli është bllokuar dhe kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave deklaroi se do të vijojë të zbatojë politikën e…
Besimtarët myslimanë nisin nga sot muajin e shenjtë të Ramazanit. Muaji i nëntë i kalendarit islamik hënor shënon kohën e agjërimit, reflektimit shpirtëror dhe përkushtimit ndaj besimit. Agjërimi përfaqëson një nga pesë shtyllat e islamit dhe sipas fesë, konsiderohet obligim për të gjithë të rriturit që nuk kanë probleme shëndetësore. Nga agimi deri në perëndim nuk konsumohet asnjë ushqim dhe shmangen marrëdhëniet intime. Ramazani është gjithashtu një kohë bashkimi familjar, ku iftari, vakti i mbrëmjes që prish agjërimin, mbledh familjet rreth tryezës. Muaji i shenjtë do të përmbyllet me festën e Fitër Bajrami, që shënon fundin e agjërimit. Kalendari i…
Në vendet e rajonit, besimtarët myslimanë u mblodhën në xhami për të falur namazin e parë të teravisë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu. Në shumë qytete u regjistrua pjesëmarrje e madhe e besimtarëve, të cilët mbushën xhamitë, ndërsa në disa vende u fal edhe në oborre e hapësira përreth, pavarësisht motit të ftohtë. Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, besimtarë të shumtë u dyndën për të falur namazin e teravisë në Xhaminë e Shkupit, e ndërtuar nga Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV). Xhamia, e cila hapi dyert për teravinë e…
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka vazhduar me diskutimin Brenda Lëvizjes BESA, pas vendimit që kryesia e partisë e mori për shkarkimin e kryesisë qendrore. Ai thotë se është kyqyr në Lëvizjen BESA në momentin kur kjo parti, sipas tij, identifikohej me LSDM-në, ndërsa tani, ka një pozicionim më të qartë politik dhe në funksion të përfaqësimit të shqiptarëve. Limani thotë se, shprehja e pakënaqësive nuk është gjithmonë vetëpërjashtim, por shpesh është edhe alarm politik. Ja dhe postimi i tij i plotë: Kundërpërgjigjet ndaj çdo zhvillimi politik duhet të nisin nga e vërteta dhe kontributi real në…

