BDI ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa i kërkojnë që të “sqarojë pse Qeveria e shkel Kushtetutën”. Deklaratat e djeshme të kryeministrit Mickoski dhe shpifjet e sërishme nga ana e tij tregojnë më shumë për hallin e tij sesa për BDI-në. Në vend që të japë llogari për rezultatet e dobëta të qeverisë në çdo fushë, nga ekonomia e deri te izolimi ndërkombëtar, ai merret me sulme boshe ndaj BDI-së. Në vend që të shpikë armiq imagjinarë, Mickoski duhet të shpjegojë: pse qeveria e tij po shkel Kushtetutën dhe ligjin; pse po diskriminon shqiptarët; pse…
Author: almakos
Personi në foto është Kevi Norra, 23-vjeçari, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë që I mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe. Kevi Norra, 23 vjecari qe shkaktoi aksidentin Nga aksidenti I rëndë mbeti e plagosur edhe një vajzë tjetër që po udhëtonte me motrat, 24 vjeçarja Antonela Zhupa, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve. I riu u vu në pranga nga policia, ndërsa pas testit të alkoolit, rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Elvisa dhe Rozina Dhimaku Dy viktimat ishin motrat më të mëdha të familjes Dhimaku, me banim në fshatin…
Një grup organizatash ndërkombëtare dhe rajonale për lirinë e shtypit i ka bërë një thirrje urgjente autoriteteve shqiptare që të zbatojnë menjëherë një vendim të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, që mbron punën e gazetarëve të Focus Media Group, në përbërje të së cilës janë News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe media të tjera partnere. vijon
Një 63-vjeçar në fshatin Poshnje e Vogël në Dimal ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve u dogjën disa bimë dhe u rrezikuan banesat përreth. Njoftimi: Dimal/Ndezi zjarr në fshatin Poshnje e Vogël, arrestohet në flagrancë 63-vjeçari. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal vunë në pranga shtetasin K. B., 63 vjeç, banues në Poshnje, Dimal. Ky shtetas dyshohet se…
Fluksi në pikat kufitare të Kosovës po vazhdon të shkaktojë pritje të gjata, veçanërisht në kalimet e Merdar dhe Dheu i Bardhë. Çfarë e shkakton këtë situatë dhe si po e përballojnë qytetarët këtë sfidë? Në pikën kufitare Merdar, situata është e ndërlikuar, me pritje që arrijnë deri në 60 minuta. Kolonat e automjeteve janë të gjata, duke arritur deri në 700 metra, duke krijuar një atmosferë tensioni për ata që duan të kalojnë kufirin. Ndërsa në hyrje, gjendja është më e qetë, me pritje që variojnë nga 5 deri në 10 minuta. Kjo tregon se fluksi i automjeteve që…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11 maj 2025. Me një përbërje të re prej 140 deputetësh, nga të cilët 72 janë për herë të parë në parlament, sesioni i ri pritet të hapet më 10 shtator, duke shënuar një moment kyç për jetën politike dhe institucionale të vendit. Rezultatet e zgjedhjeve sollën një shumicë të re parlamentare, me Partinë Socialiste që siguroi 83 mandate, Partinë Demokratike me 50 mandate dhe pjesën tjetër të ndarë mes partive më të vogla si Partia Socialdemokrate, Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta, në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Për shkak të një zjarri në Parkun Kombëtar Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. LAMM rekomandon shpejtësi…
BEN ANDONI Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej i gjithë vendi, bashkë me erën e qelbur që do ç’aromizonte shumë nga sajesat tona historike. Hipokrizia, kameleonizimi dhe mbi të gjitha dukja, si cilësi, na ka mbajtur në një terr dhe po shkatërron sot shoqërinë e një vendi që ka ekzistuar në disa sisteme ekonomiko-shoqërore dhe përgjithnjë i fundit, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Referimi evropian për identitetin mbetet më shumë gjeografik dhe tashmë në kuadër të zgjerimit edhe BE-ist, pasi boll mirë e dimë se ku jemi…
ALADIN STAFA Humanët nuk janë gjë tjetër veçse një qenie që vepron me instinkt, të zhytur në emocione, kujtime, vendime e madje edhe në një monotoni të vazhdueshme, duke pritur me padurim se e nesërmja patjetër do të sjellë diçka të re. Dhe nuk bëjnë keq. E gjithë jeta në të vërtetë vërtitet nën dinamika të panjohura, pyetje pa përgjigje, rastësi fatlume, por edhe misterit se çfarë ka përtej. Askush nuk e di çfarë sjell ora e megjithatë, gjithkush jeton e mendon sikur ta dijë. Ashtu sikurse dashurinë dhe urrejtjen e ndan një fije e hollë midis, e njëjta vlen…
Gazetari dhe publicisti Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pasditen e së shtunës, pas një arresti kardiak, ndërkohë që ndodhej për pushime me familjen e tij në Sarandë. Artur Zheji ishte një prej figurave më të shquara të mendimit, publicistikës dhe gazetarisë shqiptare. Nuk arriti dot të festonte më 29 gusht ditëlindjen e tij të 64-t. Por dita e sotme do të jetë një ditë në nder të Artur Zhejit. Nga ora 10:00 deri në mesditë, në mjediset e Universitetit të Arteve organizohen homazhet për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej figurave më të…
Bali prej vitesh përballet me një krizë të mbeturinave që shpesh mbulon plazhet më të frekuentuara nga turistët. Në këtë ishull tropikal, plazhet e bukura shpesh shndërrohen në vende të mbushura me mbeturina, duke ndikuar negativisht në përvojën e vizitorëve. Mbeturinat, kryesisht plastike, vijnë nga deti për shkak të erërave dhe valëve, duke e bërë situatën edhe më alarmante për autoritetet lokale. Autoritetet e Bali-t janë duke u përballur me një sfidë të madhe: si të mbajnë pastër plazhet e tyre dhe të ruajnë reputacionin si një destinacion turistik të preferuar. Rreth 70% e mbeturinave që gjenden në plazhe janë…
Më poshtë komunikata e plotë e VLEN: VLEN-i është dëshmi e qartë se politika mund të bëhet ndryshe, me dinjitet dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Shembulli më i freskët i kësaj është Struga dhe mbështetja jonë për kandidatin e pavarur, Mendi Qyra. Sonte, krerët e VLEN-it morën pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor në Strugë, ku bashkë me strukturat tona dhe qytetarët e shumtë, u shpalos vizioni i ri për qytetin buzë liqenit. Struga e bukur, e lënë pas dore për vite të tëra nga pushtetet e kaluara dhe e zhytur në krim, korrupsion e varfëri, ka nevojë për një kthesë…

