Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar. Ndërprerja e seancës konstituive për shkak të mosarritjes së një marrëveshjeje për nënkryetarin serb ka ngjallur debate të forta. Gashi thekson se LVV ka një plan të qartë për bllokimin e institucioneve, duke e quajtur këtë një veprim të papranueshëm. Ai e shpreh këtë shqetësim duke e lidhur me ngjarjet e fundit, ku obstruksionet e VV-së janë bërë të dukshme menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. “Kuvendi duhet të zhbllokohet, institucionet duhet të themelohen…
Author: almakos
Rama u shpreh se flota do të nisë me dy avionë zjarrfikës, ndërkohë që qeveria po përgatit një strategji të re për parandalimin dhe menaxhimin më efikas të situatave të zjarrit. Kreu i qeverisë foli gjithashtu për investime të reja në teknologji dhe infrastrukturë, duke përfshirë sisteme alarmi të hershëm dhe qendra të integruara të kontrollit, të cilat do të mundësojnë një reagim më të shpejtë dhe më të koordinuar me mjetet tokësore. “Edhe ne do të kemi së shpejti flotën e avionëve tanë, e cila do të nisë të ndërtohet me dy avionë zjarrfikës, por “magjia” është bashkërendimi dhe…
Strategjia e re kombëtare për futjen e Inteligjencës Artificiale në çdo sektor të ekonomisë në 5 vitet e ardhshme konsiderohet nga ekspertët si një dokument i dosmosdoshëm, por me sfida në zbatim. Në fund të vitit 2023, kryeministri Edi Rama shprehu për herë të parë ambicien për të përshpejtuar procesin teknik të integrimit në Bashkimin Europian nëpërmjet ChatGPT, që të zëvendësojë ‘armatën e përkthyesve’ në përafrimin e legjislacionit me përkthimin automatik nga sistemet e Intelegjencës Artificiale. Pavarësisht pikëpyetjeve për bazën rregullatore ligjore për të përfshirë sistemet e IA në këtë proces, duket se qeveria ka ecur përpara me planin dhe…
Shkupi përmomentin nuk është i gatshëm t’i bëjë ndryshimet kushtetuese që i kërkon Sofja, përveç nëse nuk merr garanca të fuqishme nga Bashkimi Evropian se kjo do të jetë kërkesa e tillë e fundit, thekson ministri i Punëve të Jashtme dhe Tragtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në intervistë për magazinën politike “Politiko”, dhënë gjatë vizitës së tij në Bruksel. “Qëndrimi ynë është: nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese, çka do të ndoshë nëse për gjashtë muaj Bullgaria sërish vjen me kërkesa lidhur me historinë, identitetin apo gjuhën?”, theksoi Mucunski, duke folur për procesin e integrimit evropian të vendit. Ai theksoi se…
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherësh ish-nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, përmes një videomesazhi e vlerësoi lart kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani. Duke iu drejtuar banorëve të Çairit, Borrell theksoi se është shumë i kënaqur që ka pasur mundësinë të bashkëpunojë me Osmanin. “Është kënaqësi e madhe për mua të flas për një njeri me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë për shumë vite. Si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe si kryesues i OSBE-së, ai tregoi lidership, vizion dhe përkushtim të thellë ndaj…
Policia greke ka finalizuar një operacion, duke arrestuar mbrëmjen e 25 gushtit në zonën e Kalitheas, një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Fatjon Shabanaj, 35 vjeç, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në maj të vitit 2021 në fshatin Poshnje të Beratit, ku u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri nga Anglia. Operacioni u zhvillua nga skuadra DIAS e policisë greke, ndërsa autoritetet vijojnë bashkëpunimin me homologët shqiptarë për çështjen.
Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje gjashtë komisione – Komisioni për çështje evropiane, Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe Komisioni ligjvënës juridik. Para anëtarëve të Komisionit për çështje evropiane janë Propozim ligji për qasje drejt ueb-faqeve dhe aplikacioneve mobile të institucioneve të sektorit publik, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për efikasitetit energjetik dhe Propozim ligji për kontroll të emetimeve industriale, të gjithë në lexim të parë. Në Komisionin për çështje…
Tiranë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Tuneli”. U kap në flagrancë duke transportuar 2 armë zjarri kallashnikov, nga Burreli në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, vihet në pranga një 22-vjeçari. Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 krehra për to, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të këtij informacioni është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Tuneli”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi: A. D., 22 vjeç,…
Situata e fundit në Kuvendin e Kosovës ka ngjallur debate të shumta, veçanërisht rreth votimit për nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e pakicave. Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ofruar një analizë të thellë mbi ligjshmërinë e nominimit të Nenad Rashiqit, duke theksuar se ky proces është në përputhje me rregullat e vendosura. Kryeziu ka shpjeguar se Lista Serbe nuk ka veto bllokuese në konstituimin e Kuvendit, duke e konsideruar nominimin e Rashiqit si një veprim të ligjshëm. Ai thekson se procedurat e votimit janë të qarta dhe se rregullorja e Kuvendit është e hartuar për të parandaluar bllokimin…
Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikim të lëndëve narkotike në Itali. Policia e Shtetit sqaron se në kuadër të tre operacioneve u vunë në pranga me qëllim ekstradimi në Itali shtetasit, K.SH., 24 vjeç, A.M., 29 vjeç dhe E.F., 22 vjeç, të tre banues në Fier. Njoftimi: Policia e Shtetit Finalizohen 3 operacione të tjera nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohen operacionet policore të koduara “Operacionalja 61”, “Operacionalja 62” dhe “Operacionalja 63”. Vihen në pranga 3…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kaliforni, ku një adoleshent 16-vjeçar, Adam Raine, i ka dhënë fund jetës së tij. Prindërit e tij kanë ngritur një padi kundër kompanisë OpenAI, duke pretenduar se platforma e inteligjencës artificiale ChatGPT ka luajtur një rol aktiv në vetëvrasjen e djalit të tyre. Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime të mëdha mbi ndikimin e teknologjisë në shëndetin mendor të të rinjve. Sipas raportimeve të ndryshme, pas vdekjes së Adamit, prindërit zbuluan se ai kishte pasur dhjetëra biseda me ChatGPT-në, përfshirë diskutime të detajuara mbi mënyrat për të kryer vetëvrasje. Kjo zbulesë ka tronditur jo vetëm…
Qeveria përmes Ministrisë së Transportit vazhdon me aktivitetin e fuqishëm për ndërtimin e mëtejshëm të Korridorit Hekurudhor 8 drejt Republikës së Bullgarisë, informuan pasdite nga shërbimi për shtyp i qeverisë. “Pas takimit në nivel të lartë mes zëvendëskryeministrit dhe ministër i transportit Aleksandar Nikolloski dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit të Bullgarisë, Grozdan Karaxhov, e më tej edhe grupeve punuese nga të dyja vendet, po konkretizohen aktivitetet për ndërtimin e fazës së tretë të hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, si dhe ndërtimi i tunelit si pikë kufitare. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot Qeveria në mbledhje…

