Deputeti Salih Murat zhvilloi sot një takim konstruktiv dhe të frytshëm me përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Shkup, ku prezantoi punën e tij 15-mujore në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe ngriti shqetësime të thella mbi diskriminimin sistematik ndaj komunitetit turk në vend. Gjatë takimit, Murat theksoi një sërë shkeljesh nga qeveria aktuale e VMRO-DPMNE dhe VLEN, përfshirë përfaqësimin e padrejtë, shpërndarjen selektive të burimeve buxhetore, kufizimin e të drejtave gjuhësore, neglizhimin e trashëgimisë kulturore dhe diskriminimin infrastrukturor në vendbanimet me shumicë turke. Më poshtë shkrimi i plotë i deputetit Murat: Sot zhvillova një takim konstruktiv dhe të frytshëm…
Author: almakos
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në takimin lamtumirës të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, në nder të z. Bilal Suçubaşı, Drejtor i Përgjithshëm i Halkbank AD Shkup.“Së bashku me Kryetarin Zeqirija Ibrahimi, ishte kënaqësi të marr pjesë në takimin lamtumirës të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, në nder të z. Bilal Suçubaşı, Drejtor i Përgjithshëm i Halkbank AD Shkup. Gjatë kësaj mbrëmjeje të ngrohtë dhe miqësore, i shpreha mirënjohjen time për kontributin e tij të vlefshëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve ndërmjet…
Gazetari i njohur Ferdinand Samarxhi feston sot 77-vjetorin e lindjes. Ai njihet si ndjekës i kahershëm i çështjeve të feve në Shqipëri dhe promovues i harmonisë fetare. Nuk kanë munguar urimet nga krerët e institucioneve fetare në vend. Ka qenë Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Joani ai që i ka uruar i pari ditëlindjen Samarxhiut. “Ju uroj gëzuar dhe për shume vjet ditëlindjen, duke ju falënderuar dhe përgëzuar për kontributin e çmuar dhe te vazhdueshëm ne pasqyrimin profesional të veprimtarive te shumta te komuniteteve fetare ne vendin tone. Lutem qe Perëndia t’ju japë shëndet, jete te gjate,…
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka shprehur një reagim të fortë pas emërimit të Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ky vendim është konsideruar si një goditje e rëndë ndaj vlerave të sakrificës dhe një njollë mbi dinjitetin e institucioneve të vendit. OVL-UÇK e ka cilësuar Bashën si një figurë me qëndrime denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare, duke e akuzuar atë për lidhje me krimin dhe për përpjekje për të njollosur sakrificën e ish-luftëtarëve dhe dëshmorëve. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh në radhët e veteranëve. Reagimi i OVL-UÇK thekson…
Gjashtë anëtarë të një grupi të krimit të organizuar me origjinë shqiptare, janë dënuar me burg për shpërndarje të kokainës në qytetin britanik Swindon. Sipas Policisë së Wiltshire, dënimi më i lartë ishte tetë vite burg. Pas një hetimi të realizuar nga Njësia për Krime të Rënda dhe të Organizuar (SOCU), Gjykata e Kurorës në Swindon dënoi të pandehurit me dënime që variojnë nga 16 muaj me kusht deri në tetë vjet burg. Operacioni, i cili zgjati gjashtë muaj dhe u kodua me emrin “Operation Young”, çoi në zbulimin e vendeve të fshehta ku grupi ruante kokainën, fshehjeve në automjete dhe…
Qendra për menaxhim me kriza informoi se në territorin e vendin sot deri në orën 18:05 janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në hapësirë të hapur. Prej tyre, katër janë aktive, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa katër janë shuar plotësisht. Zjarre aktive janë rapotuar në Prilep, në fshatin Radobill ku digjet vegjetacion i ulët dhe pyll, Vrapçishte, në fshatin Debreshtë dhe Zubovcë, ku digjet vegjetacion i ulët, Ohër, në fshatin Volinë dhe Likovë, në fshatin Orizare. Katër zjarre janë vënë në kontroll, ndër të cilat në rezervatin Jasen në komunën e Brodit, kur digjej pyll i përzier, në fshatin Koroshishtë,…
Forcat e Policisë kanë ndërmarrë një aksion në zonën e Shkozetit, në Durrës. Sipas informacioneve nga gazetarja Klodiana Lala, mësohet se gjatë këtij operacioni ka pasur disa të arrestuar. Ende nuk dihen arsyet e ndërhyrjes së Policisë, ndërsa të tjera detaje priten në vijim. Lajm ne përditësim…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se të gjithë nxënësit do të kenë tekste shkollore në fillim të vitit të ri shkollor edhe atë për të gjitha lëndët, sipas planeve mësimore në klasat përkatëse. Nga MASH thonë se “për të dytin vit radhazi, shtypja dhe shpërndarja e teksteve shkollore realizohet me kohë, dhe çdo shkollë do ta marrë tirazhin që e ka kërkuar përmes aplikacionit të veçantë elektronik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”.“Janë siguruar edhe tekste shkollore për gjuhët e huaja, për herë të parë pas shtatë vitesh gjatë të cilave mungonin, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë detyruar të…
Janë bërë publike emrat e dy inspektorëve të IMT-së që janë arrestuar me urdhër të SPAK, si dhe dy zyrtarëve të tjerë të shpallur në kërkim për korrupsion. Gazetarja Klodiana Lala raporton se në pranga kanë rënë Gerald Fucia dhe Edmond Çela. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Klajdi Zhilla dhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Burime bëjnë me dije se arrestimi është kryer në një lokal në zonën e Kombinatit, i cili i përket ish-deputetit Mark Frroku. Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të lokalit, si pjesë e provave në hetim. Zyrtarët…
Koreja e Jugut ka miratuar një ligj të ri që ndalon përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve inteligjente gjatë orëve të mësimit në shkolla, duke shënuar një hap të rëndësishëm në luftën kundër varësisë nga teknologjia. Kjo masë, e cila do të hyjë në fuqi në mars 2026, është rezultat i një përpjekjeje dypartiake për të mbrojtur nxënësit nga ndikimet negative të telefonave inteligjentë. Ky ligj vjen pas një serie shqetësimesh nga prindërit, mësuesit dhe ligjvënësit, të cilët kanë vënë në dukje se përdorimi i tepruar i telefonave po ndikon negativisht në performancën akademike të nxënësve. Sipas studimeve të fundit,…
SPAK dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët për goditjen e korrupsionit në sektorin e ndërtimit, konkretisht në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT). Mësohet se dy punonjës të IMT-së janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni është zhvilluar pas një denoncimi të mbërritur më herët në polici, ku raportohej se inspektorët kërkonin dhe merrnin para nga subjekte të ndryshme ndërtimore, në këmbim të mosveprimit ndaj ndërtimeve pa leje ose shkeljeve të tjera urbanistike. Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, Policia ka vënë në pranga ish-kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes…
Vendimi i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë është në qendër të një debati të ashpër ligjor dhe politik. A është ky proces antikushtetues? Kjo është pyetja që po shqetëson shumë avokatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët e shohin një devijim të rëndësishëm nga praktikat e kaluara. Avokatët e shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime të forta lidhur me propozimin e Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit. Sipas tyre, ky propozim është i pavlefshëm nëse nuk mbështetet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, që përfaqësohen nga Lista Serbe. Kjo situatë ka ngritur pikëpyetje…

