“Branisllavi tash qitu djeget”, ishte deklarimi i Dimal Bashës, kryetarit të Kuvendit, gjatë kohës sa po hidhej me short votimi i nënkryetarit nga radhët e pakicës serbe. Fjalën e kishte për Branisllav Nikoliqin, deputetin e Listës Serbe. Kjo e fundit s’po merr pjesë në votim dhe po kërkon propozimin e Slavko Simiqit për nënkryetar. Basha e nxori emrin edhe të Kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, ku rezultati u përsërit njëjtë.
Author: almakos
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin B. B., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se shtetasi B. B. i ka dhënë 1500 euro shtetasit Sh. S., i cili i ka premtuar se nëpërmjet ndërhyrjes së tij te institucionet vendore, do të mundësonte legalizimin e një prone private në emër të nënës së shtetasit B. B., në lagjen “10 Korriku”, Shkodër. Punohet për kapjen e shtetasit B. B. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin Sh. S., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe shpallën në…
Para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq është parë duke zhvilluar një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, si dhe me disa deputetë të tjerë të kësaj partie. Kjo ka ngjallur spekulime nëse Rashiq po përpiqet t’i bindë deputetët e PDK-së që ta mbështesin atë për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit. Megjithëse deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për ndonjë marrëveshje apo koordinim mes Rashiqit dhe PDK-së, takimi i zhvilluar në prag të seancës mund të interpretohet si një përpjekje për të siguruar mbështetje politike. Ndryshe, Nenad Rashiq i cili…
Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të enjte në fshatin Dëshiran në Belsh. Uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet se zjarri është shkaktuar për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit. Si pasojë është dëmtuar 85-vjeçari që ndodhej në banesë, i cili është transportuar në spital dhe po merr mjekim. Njoftimi i policisë Cërrik/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në fshatin Dëshiran, Belsh, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. C., 85 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 85-vjeçari, i cili është transportuar…
Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me aksionin ‘blic’ që u zhvillua mbrëmjen e djeshme (27 gusht) në qytet. Momente nga arrestimi Mësohet se në kuadër të operacionit “The Next Gun” ranë në pranga 2 shtetas, njëri me rrezikshmëri të lartë, konkretisht shtetasit A. M., 39 vjeç, dhe A. M., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilëve në momentin e arrestimit iu është gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje. 39-vjeçari A. M., person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes…
Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj Arben Taravarit, duke e akuzuar se ka braktisur parimet dhe është rreshtuar krah Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilën VLEN e cilëson si parti të dështuar dhe të refuzuar nga shumica e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit. Në një komunikatë, VLEN e përshkruan Taravarin si “turpin më të madh politik të shqiptarëve në Maqedoni”, duke theksuar se ai ka kaluar nga retorika për ndryshim në bashkëpunim me strukturat që, sipas tyre, kanë mbajtur peng shqiptarët për më shumë se dy dekada. “Nga njeriu që fliste për ndryshim, ai u shndërrua në shërbëtor të Ali…
Drejtoria e Policisë vendore Durrës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të IMT, Ardian Halili, duke thënë se ky zyrtar ka abuzuar me detyrën me qëllim përfitimi. Drejtori i Policisë së qytetit bregdetar tha se Halili ka filluar të ndërtojë që në vitin 2018 kur mbante këtë post dhe ka vazhduar edhe më tej. Sipas tij, Halili ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme në një hapësirë toke prej 5600 metra katror.
Një qytet japonez po shqyrton një propozim që do t’i kufizonte banorët në dy orë kohë para ekranit jashtë punës ose shkollës. Masafumi Koki, kryebashkiak i Toyoake në Prefekturën Aichi, ka bërë të ditur se asambleja e qytetit do të votojë për një projektligj që synon të kufizojë përdorimin e telefonave inteligjentë, tabletëve dhe kompjuterëve nga banorët jashtë orëve të punës dhe shkollës. Ky propozim, megjithatë, nuk do të ketë ndëshkime monetare për ata që e shkelin, duke e bërë atë më shumë një rekomandim sesa një rregull të detyrueshëm. Kryebashkiaku Koki e përshkroi këtë kufizim si një “udhëzues” për…
Sot, Kuvendi do të zhvillojë seancën e tij të 59-të, ku në qendër të vëmendjes është zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e pakicës serbe. Pas një serie dështimesh në seancën e kaluar, ku kandidatët serbë nuk arritën të siguruan votat e nevojshme, tensioni politik është rritur. Çfarë do të ndodhë sot? A do të ketë një kandidat të ri që do të sfidojë këtë ngërç? Fillimisht, Slavko Simiq nga Lista Serbe ishte propozuar për këtë post, por ai dështoi të marrë mbështetje tri herë radhazi. Kjo situatë ka lënë hapësirë për spekulime mbi strategjitë e ardhshme të partisë. Pas dështimit…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me 84.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.9 lekë dhe do shitet me 97.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.9 lekë dhe do shitet me 113.3 lekë.
Një sondazh i fundit ka zbuluar se gjysma e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar janë të shqetësuar për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në punën e tyre. Kjo situatë ka nxitur një debat të gjerë mbi të ardhmen e punës dhe rolin e teknologjisë në ekonominë moderne. 51% e 2,600 të rriturve të anketuar për Kongresin e Sindikatave shprehin shqetësime të thella për humbjen e vendeve të punës ose ndryshimin e kushteve të punës për shkak të teknologjisë. Kjo tregon një frikë të përhapur për pasojat që mund të sjellë IA në tregun e punës. Shqetësimi është veçanërisht i theksuar…
12:57 | 27 Gusht 2025L GPrindërit e një djali 16-vjeçar nga Kalifornia, i cili vdiq pasi bëri vetëvrasje, kanë ushtruar padi kundër OpenAI-së, duke pretenduar se ChatGPT-ja e kësaj kompanie i ka dhënë djalit të tyre udhëzime të hollësishme për vetëvrasje dhe e ka nxitur atë drejt vdekjes. Matthew dhe Maria Raine argumentojnë në padinë e dorëzuar të hënën në një gjykatë të shtetit të Kalifornisë se ChatGPT-ja kishte ndërtuar marrëdhënie të ngushtë me djalin e tyre, Adam, gjatë disa muajve më 2024 dhe 2025, para se ai t’ia merrte vetes jetën. Në padi pretendohet se në bisedën e tyre…

