Author: almakos

Lajm i keq në Danimarkë, presidenti Donald Trump nuk do të vijë për vizitë në shtator, siç ishte planifikuar, pasi Kryeministrja Mette Frederiksen ka thënë se ajo nuk do ia shesë atij Groenlandën- një ishull gjigant“Në thelb është një marrëveshje e madhe e pasurive të patundshme,” tha ai të dielën, por Danimarka nuk po lëkundet. Zonja Frederiksen tha se sugjerimi është absurd, kurse një zëdhënëse e Partisë Popullore Daneze tha se ‘kjo ishte prova përfundimtare se ai është çmendur’. Por, përse Donald Trump kërkon të blejë një territor që i përket një vendi tjetër? Naftë, shumë naftë dhe gaz Groenlanda…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara janë duke bërë presion për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe që nga vendosja e saj, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.“A mundet Amerika të bëjë më shumë presion – jam i bindur që mundet. A do të jetë kështu? Unë mendoj se të gjithë presin shpalljen e zgjedhjeve në Prishtinë dhe përfundimin e tyre”, tha Vuçiq, duke shtuar se gjatë takimeve me zyrtarët e lartë amerikanë u ka konfirmuar se pala serbe është e gatshme për dialog sapo të hiqen tarifat e vendosura nga Prishtina zyrtare.…

Lexo më Shumë

Ish-gazetari i RTK-së dhe ish-anëtari i Nismës, Resul Sinani, ka shkruar një status në Facebook ku ka përmendur se së shpejti do të bëhet pjesë e një partie politike. Ai nuk e ka treguar emrin e partisë, por sipas shkrimit të tij lë te kuptohet se ai do t’i bashkohet partisë së Ramush Haradinajt, AAK’së.Sinani ka shkruar se gjatë kohës sa ishte në partinë Nisma, kishte përjetuar emocione që i kishin dhënë lumturi por edhe zhgënjime.“Per largimin nga NISMA nuk dua te flas, por vec dua te them se ajo periudhe rreth nje bjecare ka qene periudha pergjate se ciles…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, shkruan Gazeta ExpressDëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë dërguar fotografi në redaksinë e Express, ku shihet se dy vetura janë aksidentuar. Dëshmitarët kanë thënë se një person ka marrë lëndime të lehta nga ky aksident, ndërkaq dëmet materiale janë të konsiderueshme. Foto nga vendi i ngjarjes:

Lexo më Shumë

Shefi i grupit parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, i është përgjigjur Glauk Konjufcës i cili ditë më parë koalicionin AAK-PSD e komentoi si kapaku e ka gjetë tenxheren.E Dardan Sejdiu tha se ne gatuajmë diçka e nuk flasim palidhje. “Kapaku e tenxherja gatuajnë diçka e nuk folin palidhje”, i është përgjigjur Sejdiu Konjufcës. Ai gjithashtu tha se Konjufca është i mirë vetëm në llafe odash, e madje për këtë ia pranon. “Për llafe odash ia dho dorën, për politika publike ‘kapak e tenxhere’ kaq di e kaq flet”, ka thënë Sejdiu te DPT…

Lexo më Shumë

Milaim Zeka, kryetari i Partisë Euroatlantike e Kosovës, ka bërë të ditur se është i vendosur të shkojë i vetëm në zgjedhje, por pas zgjedhjeve do të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje.“E vetmja parti politike që shohë bashkëpunim pas zgjedhjeve është LVV, kjo pasi koalicioni me LVV mund të jetë një koalicion që do ta luftojë korrupcionin dhe krimin e organizuar”, ka shtuar Zeka në RTV Dukagjini. Zeka, deputet në Kuvendin e Kosovës përballë analistëve ka shtuar se partia e tij në ditët në vazhdim do të bëjë publikë emrat e antarëve të rinj.

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjilanit, njëherësh Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, po cilësohet në komunën e tij si kryeministër në ardhje, shkruan Gazeta ExpressKryeministër në ardhje po e quan Hazirin Kryerari i Sindikatës së Shërbyesve Civil, Mursel Zymberi, i cili ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një fotografi bashkë me Hazirin. “Një foto me kryetarin e Gjilanit dhe Kryeministrin në ardhje të Republikës së Kosovës z.Lutfi Haziri”, ka shkruar Murseli sipër fotos së publikuar. [embedded content] Zymberi edhe më herët kishte bërë fushatë për Hazirin, ku kishte shpërndarë fotografi me të. Ndërkaq kur ishte pyetur rreth kësaj kishte thënë se…

Lexo më Shumë

Një person është therur me mjet të fortë në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë e Kosovës nga rajoni i Mitrovicës. Ai tha se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin  Rajonal të Mitrovicës, kurse i dyshuari për  therjen është shoqëruar në polici. “Nga informacioni që kam, një person është lënduar nga një mjet i mprehtë, i lënduari po trajtohet në QKUK, ndërsa një person tjetër po intervistohet si i dyshuar nga Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë”, ka konfirmuar Zahiti.

Lexo më Shumë

Ky subjekt politik tash e disa kohë është duke e bojkotuar televizionin T7 dhe Gazetën Express. Mirëpo kjo komunikatë publike e këtij subjekti është e pashembullt në Kosovën e pasluftësPDK e Kadri Veselit ka lëshuar para pak çastesh një deklaratë, në të cilën sulmon Gazetën Express. Kjo organizatë ju bën thirrje votueseve të vetë që t’i marrin me rezervë lajmet e Expressit, pavarësisht se asnjë prej shkrimeve tona kjo organizatë nuk ka arritur asnjë herë ta demantojë. Ky është një rast i paprecedent. Komunikata e PDK’së: Zgjedhjet po afrohen, fushata elektorale ka filluar dhe bashkë me të lajmet e rreme…

Lexo më Shumë

Arkitekti i njohur nga Prishtina, Visar Geci, ka bërë një postim interesant në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.Ai në postim ka premtuar se nëse një statusi i tij arrin që të merr më shumë se 2000 pëlqime atëherë ai do të bëhet pjesë e politikës dhe madje do të kandidojë për deputet. Geci, edhe pse me satirë, duket se ka gabuar rëndë. Postimi i tij brenda një ore ka arritur të merr mbi 1.200 pëlqime. “N’ti marrt qiky status përmi 2000 llajka për 24 sahat, pa kandidue edhe une n’qito zgjedhje tyben n’te lafsha” shkroi ai në Facebook.…

Lexo më Shumë

Meliza Haradinaj-Stubllka, këshilltarja e Kryeministrit në Largim, Ramush Haradinajt, ka ironizuar me PDK’në dhe kryetarin e saj, Kadri Veselin, duke thënë se PDK’ja mund të jetë më kreative në vitin 2019 sesa ishte ajo në vitin 2013.Haradinaj-Stublla ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook dy fotografi ku në njërën prej tyre shihet ajo para gjashtë vitesh në një takim në Prizren, e në tjetrën fotografi shihet kreu i PDK’së, Kadri Veseli, në po të njëjtin vend. “PDK në vitin 2019 mundet me qenë ma kreative se unë në vitin 2013 #6YearChallenge”, ka shkruar ajo sipër fotografive të publikuara. [embedded content]

Lexo më Shumë

Pasi gjykatësi i procedurës paraprake caktoi 30 ditë paraburgim, Katica Janeva është nisur për  në burgun e Shutkës. Janeva u arrestua sot pasdite si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”. Ajo ka të drejtë të ankimoj deri tek Këshilli Penal vendimin për paraburgimin e saj. Paraburgimi i Janevës vjen pas kërkesë së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokurori  Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”. Për rastin “Reket”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13…

Lexo më Shumë