Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish deputetit të PS, Jurgis Çyrbjas për shuarjen e masës “Arrest në burg”. Vendimi u mor sot, 20 shkurt, ndërsa kërkesa e Çyrbjas kishte si objekt shfuqizimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, e cila ishte caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. I pandehuri kishte kërkuar shuarjen e masës me argumentin e përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025, po nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin…
Author: almakos
Agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është një praktikë e thellë shpirtërore për besimtarët, por çfarë ndodh nëse nuk zgjohemi për Syfyr? Teologu Fitim Flugaj ka ofruar një përgjigje interesante për këtë dilemë, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti në ritualin e agjërimit. Flugaj shpjegon se agjërimi pa u zgjuar për Syfyr është i pranueshëm, por me disa kushte. Ai thekson se, ndonëse është e lejuar, besimtarët humbasin një mundësi të madhe shpërblimi. Kjo është një çështje e rëndësishme për ata që ndjekin me përpikmëri ritet e Ramazanit. “Pranohet mirëpo nuk e fituar një shpërblim shumë të madh, sepse…
Dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit të paraparë me Kushtetutë e çon Kosovën në zgjedhje të parakohshme. Por, a është e mundur që qytetarët të kenë një rol më të drejtpërdrejtë në këtë proces? Vitin e shkuar, presidentja Vjosa Osmani kishte propozuar një zgjidhje interesante për të shmangur zgjedhjet e parakohshme: zgjedhjen e presidentit nga populli. Ky propozim, i cili ka ngjallur diskutime të shumta, kërkon një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si funksionon demokracia në Kosovë. Megjithatë, dy javë pas këtij propozimi, zyrtarët e Presidencës nuk kanë ofruar detaje mbi veprimet e ndërmarra për realizimin e kësaj…
Tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë në Shkodër pas zbulimit të një tuneli të përshtatur për kultivimin e kanabisit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët 9”. [embedded content] Sipas uniformave blu, ambienti u zbulua në oborrin e një banese të marrë me qira në lagjen “10 Korriku”. Tuneli ishte përshtatur me pajisje ndriçimi, panele LED dhe filtra ajri për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike, ndërsa energjia elektrike furnizohej përmes një lidhjeje të paligjshme. Gjatë kontrollit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 555 fidanë dhe 115 bimë të…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.1 lekë dhe do shitet me 106.1 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.6 lekë dhe do shitet me 110.6 lekë.
“Kemi një opozitë që është e humbur në kënetën e saj politike dhe po përpiqet të gjejë një kashtë shpëtimi përmes sulmeve”, tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar akuzat e opozitës për përdorimin e avionit qeveritar. Mickoski theksoi në Televizionin Kanal 5 se të gjithë ata që kishin nevojë dhe respektonin protokollin përdorën avionin qeveritar. “Duhet të shkosh diku më shpejt dhe të kthehesh më shpejt sepse ke detyrime, dhe nga ana tjetër kemi një opozitë që është e humbur në kënetën e saj politike. Edhe një herë, ata po ndërhyjnë në familjen time pa asnjë faj të tyre.…
Zv/kryeministri Arben Fetai, në emisionin “Debat në Shenja”, duke komentuar deklaratën e Bekim Fazliut të dhënë po në emisionin “Debat në Shenja” se ata janë partia më e strukturuar në komunën e Likovës, tha se beson se ai ka qenë i prekur te pika e tij më e dobët, tek Menduh Thaçi dhe prandaj ka dalë “nga vetja”.“Kandidaturat për kryetar komunash janë definuar varëisshtë nga raportet e forcave në terren. Po të kishte qenë e organizuar Lëvizja Arbëria asisoji, në mënyrë aq të mirë dhe po most ë kishte qenë ASH, unë i pari do kisha thënë që ta marrin…
Zv/kryeministri Arben Fetai tha se është takuar me ministrin Fatmir Limani, dhe përderisa ai do të jetë ministër do të ketë raporte me të. Ai tha se nuk i komenton çështjet e brendshme brenda Lëvizjes BESA. Fetai i pyetur nëse do të ishte i pranueshëm modeli i qeverisjes me dy kryetar për të, pra VLEN të udhëhiqet nga Kasami dhe nga Mexhiti, tha se, duhet të analizohen përparësitë e secilit model dhe në mënyrë konsensuale të gjendet mënyra më e mirë për të funksionuar koalicionit VLEN. “Mua më intereson të gjejmë modelin më të mirë për të garantuar konsensualitetin, kolegialitein…
Në emisioni “Debat në Shenja”, zv/kryeministri Arben Fetai tha se koalicioni VLEN nuk ka qenë më I bashkuar se kurë.“Gjatë javëve të fundit kemi patur takime intensive për të shkuar drejt shkrirjes drejt një subjekti dhe krijimi të një partie VLEN. Kjo është një hap kogja i madh dhe nëse ndodh kjo, do të ishte një hap gjigant, që është në përputhje edhe me vullnetin popullor të shprehur edhe me votë”, tha Fetai.Fetai tha shkrirja e VLEN-it do të jetë një hap gjigant, i paparë deri tani.Fetai tha se bashkimi në një parti nuk është proces i lehtë e cila…
Media e madhe spanjolle “El Pais” (Vendi), i ka kushtuar një artikull të gjatë dhe analizues situatës së aktualitetit politik dhe jo vetëm në Shqipëri, duke pasur në epiqendër pikërisht skandalin e ministres Belinda Balluku, tenderët e AKSHI-t dhe projektin e ri të qeverisë Rama me ministre Inteligjencën Artificiale “Diella”. “Zyra e Prokurorit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi pezullimin e një figure kyçe në qeverinë e Ramës, zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Zyra e Prokurorit e akuzoi atë për “shkelje të barazisë në tenderët publikë, por ai refuzon që t’ia heqë imunitetin”, shkruan media në fjalë për…
Komuna e Prishtinës ka marrë një vendim të rëndësishëm për të përshtatur procesin mësimor gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Drejtori i Arsimit, Samir Shahini, ka sqaruar se nuk do të ketë shkurtim të orëve mësimore, por do të bëhen disa ndryshime në orarin e fillimit të mësimit. Kjo masë ka për qëllim të krijojë lehtësira për nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë këtij muaji të shenjtë. Shahini theksoi se orët mësimore do të mbeten të njëjta, duke ruajtur numrin e orëve dhe minutave. Ndryshimi do të përfshijë fillimin dhe përfundimin e mësimit, duke e bërë atë më të përshtatshëm për ata…
Dëmtohet një tjetër aks rrugor në vend, duke rrezikuar qarkullimin e mjeteve. Një situatë shqetësuese është konstatuar në aksin rrugor Librazhd-Pogradec, në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”, ku çarjet e vjetra dhe ato të reja të shfaqura në trupin e rrugës janë thelluar ndjeshëm, duke rritur rrezikun për përdoruesit e këtij segmenti të rëndësishëm kombëtar. Aktualisht do aplikohet qarkullimi i mjeteve me një korsi dhe kalim të alternuar. Sipas njoftimit zyrtar, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë menjëherë me masa paraprake emergjente për të parandaluar aksidente të mundshme dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit. Burime zyrtare bëjnë me…

