Qendra për Menaxhim me Kriza informoi se ka gjashtë zjarre aktive, ndërsa katër janë nën kontroll. Aktive janë zjarret në fshatin Dobërdoll dhe Vrapçishtë në Komunën e Vrapçishtës ku po digjet bar i thatë, në fsahtin Kopanicë në komunën e Sarajit ku gjithashtu po digjet bar i thatë, si dhe nl fshatin Maglencë në Komunën e Nogoriçan e vjetër. Aktive ka zjarre dhe në Veles te fabrika “Kiro Quçuk” dhe në afërsi të Liqenit të Tikveshit, si dhe në Manastir saktësisht në vendin e quajtur Ergelë. Nën kontroll janë zjarret në malin Kozhuf në Komunën e Gjevgjelisë, në fshatin Merovë…
Author: almakos
Deputeti demokrat i zgjedhur nga votimet e 11 majit për qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte pasditen e sotme në News24, teksa ndër të tjera foli edhe për dhunën shtetërore ndaj këtij televizioni 3 javë më parë. Gjoni thekson se sulmi është ndaj një mediaje të lirë dhe ndaj shtyllës më kryesore në demokraci. Nga ana tjetër sipas tij, kemi të bëjmë me një situatë të paprecedentë për një vend që pretendon të hyjë në Bashkimin Evropian. Deputeti i zgjedhur i PD-së Gjin Gjoni: Në këndvështrimin politik, mendoj se mediat dhe drejtësia janë dy shtyllat kryesore të demokracisë. Në rast se…
Përfundimisht më 28 gusht, gjithsej 1.712 qytetarë kanë bërë mbikëqyrje të të dhënave të tyre personale në Listën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2025. Prej tyre, vetëm një ka paraqitur kërkesë për ndryshimin e të dhënave personale në Listën zgjedhore dhe një person kërkoi fshirje, informuan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për MIA-n. “Deri më 28.08.2025, gjithsej 1712 qytetarë kanë kryer kontrolle të të dhënave të tyre në listën zgjedhore. Prej tyre, vetëm një ka dorëzuar kërkesë për regjistrim në listën zgjedhore, 19 persona kanë dorëzuar kërkesë për ndryshim të të dhënave personale në listën zgjedhore, dhe një qytetar ka kërkuar fshirjen…
Policia e Kolonjës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të raportuar më 7 korrik, kur në fshatin Mollas u gjet një kufomë e dekompozuar. Trupi i pajetë u zbulua nga një banor i zonës, i cili njoftoi menjëherë autoritetet. Pas kryerjes së analizës së ADN-së dhe ekspertizës antropologjike, u bë e mundur identifikimi i viktimës. Bëhet fjalë për një 75-vjeçar nga Korça, i cili rezultonte i zhdukur që prej muajit qershor. Në atë kohë, bashkëshortja e tij kishte kallëzuar pranë Komisariatit të Korçës se kishte humbur kontaktet me të. Hetimet shkencore kanë treguar se i moshuari vuante nga probleme shëndetësore, konkretisht…
Një çift që bleu një shtëpi 400-vjeçare u befasua kur zbuluan një bunar të fshehur në oborrin e saj. Kjo zbulim intrigues ka ngjallur kuriozitetin e shumë njerëzve, duke i shtyrë ata të mendojnë për historinë e pasur që mund të fshihet pas këtij bunari. Olivia dhe Jack Munro, të cilët po dokumentojnë procesin e rinovimit të shtëpisë së tyre në rrjetet sociale, ndanë pamjet e zbulimit të tyre në TikTok. Ky moment i papritur ka bërë jehonë në internet, duke tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve. Çifti e bleu pronën me një investim të konsiderueshëm prej 200,000 funtesh për të…
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski bënë thirrje që të ndalohet ndarja e shtetit në baza etnike, referuar akuzave të opozitës pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shfuqizoi metodologjinë e regjistrimit, e për pasojë është ulur numri i këshilltarëve në disa komuna, kryesisht në ato me shumicë shqiptare. Ai thotë se saherë afrohen zgjedhjet lokale, çështjet etnike vendosen në piedestal, por porosit që të mos krijohen probleme dhe tensione aty ku nuk ka. Gjykata Kushtetuese shtoi ai, e shfuqizoi metodologjinë me të cilën është bërë regjistrimi i popullsisë, nuk i ka shfuqizuar numrat që dolën si…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Sipas policisë, automjeti që drejtohej nga shtetasi R. M. ka goditur M. H., 83 vjeç, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në aksin Rrogozhinë-Kavajë, shtetasi R. M, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin M. H., 83 vjeç, i cili si pasojë e…
Prokuroria Themelore Publike e Shtipit ngriti aktakuzë kundër një personi për vepër penale – “Dhunë”. Siç thonë nga Prokuroria, më 24 gusht, në stadiumin e futbollit “Belo Brdo” në Shtip, gjatë një ndeshjeje futbolli midis ekipeve të pionierëve të klubeve të futbollit “Bregalnica” nga Shtipi dhe “Shkupi” nga Shkupi, i pandehuri përdori dhunë të rëndë për të rrezikuar sigurinë e dy fëmijëve 15-vjeçarë që ishin lojtarë në ekipin e KF “Bregalnica”. “Ai u shkaktoi lëndime trupore fëmijëve dhe shkaktoi ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike tek të dëmtuarit, publiku i pranishëm dhe të tjerët”, thonë nga Prokuroria. Incidenti ndodhi në minutën…
Debati mbi përfaqësimin e komuniteteve në Kuvendin e Kosovës ka marrë një kthesë të re, pas deklaratave të deputetit Hekuran Murati. Ai theksoi se refuzimi i opozitës për të votuar një nënkryetar nga radhët e deputetëve që nuk janë të Listës Serbe, nënkupton një përpjekje për të ruajtur privilegjet për këtë grup. Murati, në një postim të tij në rrjetet sociale, shprehu shqetësimin se PDK, LDK dhe AAK po e përdorin këtë situatë për të justifikuar një vendim që do të mund të merrej nga Gjykata Kushtetuese. Ai sugjeroi se opozita po pret që të krijohet një precedent ligjor për…
Instituti i Sigurimeve Shoqërore rikujton kushtet dhe procedurat që duhet të ndjekin personat e vetëpunësuar në sektorin bujqësor dhe blegtoral për t’u siguruar dhe për të përfituar mbrojtjen që ofron skema e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Sipas ISSH-së, të gjithë ata që dëshirojnë të regjistrohen si të vetëpunësuar në bujqësi duhet të kenë mbushur moshën 16 vjeç dhe të jenë të aftë për punë. Një kusht i domosdoshëm është që ata të mos jenë të siguruar në sektorë të tjerë, përmes një marrëdhënieje punësimi apo profesioni tjetër. KRITERET Një nga kriteret kryesore lidhet me pronësinë ose përdorimin e tokës bujqësore.…
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, duke ironizuar faktin se pas 12 vitesh dështimesh me projektet e inceneratorëve, mazhoranca po i kthehet strategjisë së PD-së për politikat e Landfill. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se në vitin 2013 qeveria socialiste hodhi në koshin e plehrave strategjinë e miratuar nga PD për menaxhimin e mbetjeve përmes Landfill, për të favorizuar tre kontratat koncesionare korruptive me vlerë 430 milionë euro për inceneratorët. “Shumë intriguese të dëgjoje qeverinë dje që fliste…
Gjykimi i Sulejman Lamallarit, i cili dyshohet për dhunë të rëndë ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, vazhdoi sot në Gjykatën Penale, pasi më 11 korrik të këtij viti, siç thuhet në aktakuzën kundër tij, ai e sulmoi fizikisht dhe verbalisht Arsovskën ndërsa ajo ishte në terren në territorin e Komunës së Çairit. Në seancën e sotme, ndër të tjera, i pandehuri i mohoi me vendosmëri akuzat se e sulmoi kryetaren dhe tha se ai nuk ishte sulmuesi në të gjithë rastin, por viktima. “Atë ditë nuk sulmova askënd, por u sulmova nga kryetarja e komunës. Ajo më…

