Alsat 2019-09-04T10:44:35+02:00 Katër persona janë lënduar, njëri nga të cilët më rëndë gjatë një aksident trafiku që mbrëmë ka ndodhur në rrugën rajonale-Kërçovë-Makedonski Brod.Siç njoftoi policia gjatë ditë së djeshme diku rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Kërçovë-Makedonski Brod ka ndodhur një aksident trafiku mes makinës të tipit Opel Astra me targa të Kërçovës të drejtuar nga M.S. 62 vjeç dhe Volksfagen Taureg, me targa të Italisë të drejtuar nga F.XH. 26 vjeçar. Gjatë aksidentit më rëndë është lënduar vozitësi i Opel Astra, derisa ata të Tuaregut kanë kaluar me lëndime të lehta trupore. Loading…
Author: almakos
Një tërmet prej 5.2 shkallësh të Rihterit e ka goditur pjesën qendrore të Ishullit Verior të Zelandës së Re. Një tërmet tjetër prej 4.5 shkallësh është regjistruar disa minuta para dridhjes më të madhe.Banorët e këtij rajoni kanë raportuar se muret e shtëpive janë dridhur nga dy tërmetet. Tërmeti i parë u regjistruar pas orës shtatë të mëngjesit sipas kohës lokale. Tërmeti i dytë e pati qendrën e dridhjes rreth pesë kilometra në thellësi të tokës. Epiqendra e të dy dridhjeve ishte në pjesën verilindore të qytetit Turangi. Disa banorë dërguan porosi në faqet e ekipeve të emergjencës në rrjetet…
Alsat 2019-09-04T10:31:48+02:00 Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime nesër pritet të mbajë seancë për fillimin e procedurës për shkarkimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva, e cila gjendet në paraburgim si e dyshuar për rastin “Reket”. Kjo u bë e ditur ditë më parë nga kryetari i këtij komisioni, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski. Ai veç tjerash kërkoi që raporti i Këshillit të Prokurorëve përmes të cilit kërkohet shkarkimi i Janevës, duhet të deklasifikohet. Sipas tij, raporti përmban elemente të mjaftueshme që komisioni të konstatojë shkarkimin e Prokurores Speciale, Katica Janeva. “Nga ajo që kam arritur të shoh, ka elemente të…
Më shumë se 120 projekte ushtarake do të preken nga ndërtimi i murit në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Pentagoni do t’i shpenzojë 3.6 miliardë dollarë për ndërtimin dhe përforcimin e murit të gjatë 282 kilometra.Më parë këtë vit, presidenti amerikan, Donald Trump, e kishte shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare me qëllim të sigurimit të mjeteve financiare për ndërtimin e murit, duke e përmbushur kështu premtimin që e kishte dhënë gjatë fushatës presidenciale. Shpallja e gjendjes emergjente ia mundëson administratës së presidentit që t’i shfrytëzojë të hollat e buxhetit për ndërtim në sektorin e ushtrisë për qëllime të…
Alsat 2019-09-04T10:08:11+02:00 Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski sot do të mbahet seanca e parë konstituive e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këshillin për Siguri Kombëtare e përbëjnë nëntë anëtarë. Krahas shefit të shtetit, sipas funksionit janë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Në propozim të presidentit Pendarovski, një pjesë e trupit këshilldhënës janë edhe profesori dhe ministër i parë i Mbrojtjes Trajan Gocevski, profesori i UEJL-së Veton Latifi dhe profesori i Fakultetit…
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Kollçaku ka deklaruar se partia e saj përjashton çfarëdo mundësie të lidhjes së një koalicioni paszgjedhor me cilindo subjekt, i cili ishte pjesë e qeverisë “Haradinaj”. Rrjedhimisht, sipas saj, partneri i vetëm për koalicion mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës.Ndonëse ka dështuar arritja e një koalicioni parazgjedhor mes dy partive opozitare në legjislaturën e kaluar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), një bashkëpunim në mes të dyja partive mund të ndodhë pas zgjedhjeve të 6 tetorit nëse LDK-ja e pranon liderin e LVV-së Albin Kurtin për kryeministër të qeverisë së ardhshme. Kështu ka…
Alsat 2019-09-04T09:58:38+02:00 Një 53-vjeçar në Shqipëri është vënë në prangat e policisë së Elbasanit me akuzën e trafikimit të automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri. Dyshohet se i arrestuari me iniciale Xh. B., lindur në Përrenjas, trafikonte mjetet në bashkëpunim një shqiptar të Maqedonisë së Veriut me iniciale A. R., banues në Strugë, i cili është shpallur në kërkim dhe me disa shqiptarë të tjerë të Maqedonisë së Veriut. “Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Xh. B., 53 vjeç, lindur në Përrenjas, Librazhd dhe A. R., banues në Strugë, Maqedoni e Veriut, në bashkëpunim…
Kryetarja e Hong Kongut, Carrie Lam, pritet që të mërkurën ta japë njoftimin zyrtar për tërheqjen e projektligjit për ekstradimin e qytetarëve të dyshuar në Kinë. Ky projektligj kishte nxitur protesta masive që zgjatën me muaj të tërë dhe që sollën një nga krizat më të rënda politike në dekadat e fundit.Protestat kundër projektligjit për ekstradim në ish-koloninë britanike filluar në qershor. Sipas këtij dokumenti, qytetarët e Hong Kongut, të cilët dyshohen për krime të ndryshme, mund të ekstradoheshin në Kinë, ku gjykatat kontrollohen nga Partia Komuniste. Sidoqoftë, protestuesit, përpos kundërshtimit të projektligjit, filluan të shtrojnë edhe kërkesa të tjera…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar një video enkas për mërgimtarët kosovarë nëpër botë.Haradinaj tha se diaspora e ka ndihmuar Kosovën në luftë, por edhe tash ka nevojë për ndihmë. “Ju e ndihmuat luftën, lirinë, Kosovën. Sot Kosova 100% shtet ka nevojë për krahun e saj të djathtë, diasporën. Jemi bashkë në çdo vendim”, ka thënë ai. Ndiqeni videon [embedded content]
Fëmijët me sëmundje të zemrës vazhdojnë të mos marrin trajtimet kardio-kirurgjike në Kosovë, për shkak se në vend nuk është asnjë kardiokirurg për fëmijë.Ndër vite, shumë fëmijë me probleme në zemër kanë udhëtuar jashtë vendit për trajtim. Kurse gjatë këtij viti, në bazë të një programi të vullnetit të mirë, disa mjekë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer operacione edhe në Kosovë. Bëhet fjalë për 28 fëmijë me probleme në zemër, të cilët janë operuar falas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga kardiokirurgët amerikanë. Kjo po ndodh për herë të parë, pasi që fëmijët vazhdimisht janë detyruar…
Kjo ishte dhe do të jetë Serbi, ka thënë kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq njëherësh president i Serbisë mbrëmë në një tubim parazgjedhor në Medvegjë.Ai njoftoi se para të mëdha do të investohen në qeverisjen lokale në infrastrukturë, ndërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si dhe në rrugët lokale. “Ne duhet të bëjmë rrugë lokale rurale që njerëzit ta ndjejnë jetën më mirë para dhe në shtëpitë e tyre, tha Vuçiq duke u bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në zgjedhjet lokale që mbahen të dielën në Medvegjë
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë ditës së djeshme u ka bërë thirrje gjithë liderëve të partive politike ta nënshkruajnë një pakt 10 pikësh për luftën kundër korrupsionit.Ndër të tjera, Veseli ka specifikuar se njëra prej pikave kryesore është që në listat e deputetëve mos të futen personat me aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm. Një pakt i tillë, përkundër partive të tjera, është i pranueshëm për Aleancën Kosova e re. Kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli, tha se do ta nënshkruajë këtë pakt. Por ai thotë që ideja për luftimin e korrupsionit brenda partive, ka qenë ide e AKR-së shumë…

