Author: almakos

Departamenti Amerikan i Shtetit e pranoi se i ka ofruar miliona dollarë kapitenit të një anijeje iraniane, e cila është në qendër të një konflikti diplomatik.Brian Hook, udhëheqës i Departamentit për Iranin, i ka nisur një email kapitenit të anijes, “Adrian Darya 1”, duke i kërkuar që të lundrojë diku ku Shtetet e Bashkuara mund ta sekuestronin mjetin. Kjo anije dyshohet se ka qenë duke transportuar naftë në Siri dhe është ndaluar përkohësisht nga autoritetet e Britanisë së Madhe në Ngushticën e Gjibraltarit në muajin korrik. Anija është liruar muajin e kaluar, pasi Irani dha garanci per destinacionin e saj.…

Lexo më Shumë

Besnik Tahiri nga koalicioni AAK-PSD duke iu kundërpërgjigjur Avdullah Hotit nga LDK-ja, i cili duke iu referuar Ramush Haradinajt tha se për taksën duke rrahur gjoks para partnerëve ndërkombëtare nuk është burrëri, tha se në të vërtetë duket njëfarë “gjyksi”.“Ramushi duket njëfarë gjyksi, por veprimet i ka plotësisht strategjike dhe nuk ka të bëjë me rrahje të gjoksit. Ai ka të bëjë me një kurs të saktë politik dhe strategjik prej një agjende armiqësore që ka ardhur prej Serbisë”. “Dhe është njëfarë tendence që ashtu si duket për fizik të minimizohet veprimi, ky është një gabim total”. “Nuk duhet mbyllur…

Lexo më Shumë

Armëmbajtja është një dukuri mjaft e theksuar në shoqërinë kosovare. Shumica e personave që mbajnë armë, sipas statistikave zyrtare, i takojnë kategorisë së personave që mbajnë armë pa leje. Por, ka edhe persona që armëmbajtjen e kanë legalizuar për arsye nga më të ndryshmet.Aktualisht, në Kosovë janë rreth 270 leje të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme për armëmbajtje nga personat fizikë. Në këtë numër hyjnë edhe politikanë, përfshirë ish-deputetë e ministra si dhe persona të tjerë. Disa e mbajnë armën për rekreacion, gjueti e sport, e të tjerë edhe për sigurinë e tyre, ngase autoritetet përgjegjëse e kanë vlerësuar…

Lexo më Shumë

Qeveria e re e Italisë, një koalicion mes partive rivale, bëri të enjten betimin.Kryeministri Giuseppe Conte dhe kabineti i tij premtuan në ceremoninë e drejtuar nga presidenti italian në pallatin presidencial Quirinale, se do të mbrojnë interesat e Italisë. Qeveria e mëparshme e koalicionit e drejtuar nga zoti Conte u rrëzua muajin e kaluar pasi partneri i tij Lega e krahut të djathtë, udhëhequr nga Matteo Salvini, u tërhoq. Dhjetë ministra janë të lëvizjes populiste 5-yjet, partia më e madhe parlamentare. Demokratët e qendrës së majtë kanë nëntë ministra dhe një parti e vogël e krahut të majtë ka një.…

Lexo më Shumë

Një debat me temë luftimin e korrupsionit po zhvillohet në emisionin “Pressing”, në televizionin T7. Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Armend Zemaj ka akuzuar koalicionin PAN që ka drejtuar Qeverinë e Kosovës për dy vite.Zemaj ka thënë se në këtë qeveri është vjedhur në çdo vend. “ Është vjedhur edhe në lapsa e fletore. Është vjedhur edhe në përmendore të dëshmorëve. Është vjedhur edhe në ndërtimin e përmendoreve. Është vjedhur edhe për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Zemaj Ai tutje ka thënë se për Kosovës ishte gjë e mirë rënia e qeverisë. “ Ka ndodhur gjëja më…

Lexo më Shumë

Një debat me temë luftimin e korrupsionit po zhvillohet në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, e ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se në ballafaqim me partitë e tjera nuk ka dërguar ndonjë zyrtar të lartë. Ai ka thumbuar anëtarin më të ri të VV’së, Mefail Bajqinovci, i cili po merr pjesë në këtë debat. Krasniqi e ka pyetur Bajqinovcin se pse i ka fshirë nga llogaria e tij në Facebook fotografitë me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi. “S’ka lidhje kjo”, është përgjigjur Bajqinovci, pa pohuar apo mohuar nëse pohimi i Krasniqit qëndron. Krasniqi, ish-anëtar…

Lexo më Shumë

Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur për deklaratat e partive politike para zgjedhjeve të 6 tetorit, për luftimin e korrupsionit në vend.Bajqinovci ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se partive që aktualisht janë në pushtet, e që kanë qenë në pushtet, duhet t’ju vijë marre kur flasin për luftimin e kësaj dukurie. Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës duhet në veçanti të ketë turp kur deklarohet për korrupsionin. Bajqinovci, i cili deri më tani ka punuar si gazetar, ka sulmuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate. Ka thënë se…

Lexo më Shumë

Ne presim që Bashkimi Europian të përshpejtojë zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, deklaroi ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto në një intervistë për agjencinë hungareze të lajmeve, MTI.Szijjarto këmbënguli që “Hungaria dhe BE kanë interesa ekonomike, strategjike, të sigurisë dhe politike për zgjerimin e bllokut”. ”Gjatë gjithë afatit të komisionit aktual BE nuk ka zgjedhur asnjë anëtar të ri”, shtoi  Szijjarto. ”Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë zgjerim, BE do të humbasë Britaninë e Madhe përmes Brexit’, tha ai. “Kjo do të dobësojë BE-në dhe është gjithashtu kundër interesave të saj politike dhe ekonomik”, theksoi ai. “Ne presim nga komisioni i…

Lexo më Shumë

Mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë folur rreth gjendjes aktuale shëndetësore të dy personave të plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ku kanë humbur jetën dy persona si pasojë e marrjes së plagëve.Avdush Bajgora, specialist reanimator, tha se për momentin mjekët janë duke kryer dy intervenime kirurgjike në sallat emergjente. Katër persona janë plagosur në lagjen “Mati 1”, gjatë një përleshje mes dy familjeve për shkak të kontestit pronësor. Dy prej tyre, kanë ndërruar jetën më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Lexo më Shumë

Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Karadakut të Shkupit mes fshatrave Bërnjancë dhe Strçincë. Sipas informatave ekipe të zjarrfikësve të Shkupit janë në terren dhe po përpiqen të venë flakët nën kontroll. Sipas asaj që mund të shihet nga fotot e siguruar nga Alsat zjarri ka rënë sonte dhe është përhapur në një vijë të gjatë në drejtim të malit. Tani për tani nuk dihet nëse banorët apo prona janë në rrezik. The post Zjarri përfshin Karadakun e Shkupit appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

Nesër përfundon afati, mirëpo deri më tani vetëm dy subjekte kanë dorëzuar listën për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit.Nesër është afati i fundit për partitë politike për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Deri më tani vetëm dy parti politike e kanë dorëzuar këtë listë në KQZ. Kështu ka bërë të ditur për RTK, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së. “Dy subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin për t’u certifikuar dhe listën e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Bëhet fjalë për Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) e…

Lexo më Shumë

Sot, rreth orës 14:30, policia është informuar nga një dëshmitar se në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, axha i tij ka tri ditë që nuk ka dalë nga banesa dhe në korridorin e banesës kundërmon aromë e keqe.Njësitet policore të Stacionit Policor Pejë, së bashku me ekipin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku njësitet e zjarrfikëseve kanë hapur me forcë derën e banesës pasi ishte e mbyllur dhe në njërën nga dhomat kanë gjetur E.I.(1943) pa shenja jete.          Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës,  Sektori i…

Lexo më Shumë