Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Karadakut të Shkupit mes fshatrave Bërnjancë dhe Strçincë. Sipas informatave ekipe të zjarrfikësve të Shkupit janë në terren dhe po përpiqen të venë flakët nën kontroll. Sipas asaj që mund të shihet nga fotot e siguruar nga Alsat zjarri ka rënë sonte dhe është përhapur në një vijë të gjatë në drejtim të malit. Tani për tani nuk dihet nëse banorët apo prona janë në rrezik.
The post Zjarri përfshin Karadakun e Shkupit appeared first on ALSAT-M.


